Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, doganierët parandaluan një tentativë kontrabande duke sekuestruar 18 kilogramë bizhuteri argjendi dhe 180 parfume me vlerë 1.18 milionë denarë. Mallrat u gjetën të fshehura në një makinë që drejtohej nga një shtetas i Kosovës, i cili tashmë është dënuar nga gjykata kompetente.

Ndërkohë, në vendkalimin kufitar Dojran dhe njësi të tjera doganore në Maqedoninë e Veriut, janë zbuluar dhe sekuestruar 1852 copë veshmbathje, këpucë dhe lodra të markave të njohura si Valentino, Prada dhe Mercedes, për shkak të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale.
Po ashtu, në vendkalimin kufitar Mexhitli, janë zbuluar 27 kuti cigare pa pulla akcize të fshehura në kabinat e dy kamionëve me targa maqedonase. Në Novo Sellë, një kamion norvegjez u ndalua me mallra të pa deklaruara si bandazhë alumini dhe fenerë kamioni, ndërsa në Tabanovc një tjetër shofer tentoi të kontrabandojë tetë pjesë kamioni.
Dogana raportoi gjithashtu sekuestrimin e 43 tavolinave dhe 13 pajisjeve të përdorura për kuzhinë në njësinë doganore të Bllacës, pasi nuk ishin të mbuluara me dokumente doganore./UBTNews/