Lajmet

Arti dhe Media Digjitale në fokus – UBT mbledh studiues e profesionistë nga mbarë bota

Published

on

UBT ka kënaqësinë të ftojë studiues, profesionistë dhe krijues nga fusha të ndryshme për të marrë pjesë në Konferencën e 14-të Ndërkombëtare për Artin dhe Median Digjitale, e cila këtë vit zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion. Ky edicion vjen me fokus të veçantë mbi “Qëndrueshmërinë dhe Reziliencën”, si dy shtylla kryesore të zhvillimit në epokën digjitale.

Konferenca do të jetë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e dijeve dhe përvojave mes akademikëve, studentëve të programeve pasuniversitare, kandidatëve të doktoraturës, studiuesve të rinj dhe ekspertëve të industrisë. Synimi është të krijohet një hapësirë bashkëpunimi ku diskutohen tendencat më të reja dhe sfidat që lidhen me ndërthurjen e artit dhe teknologjisë.

Fushat që do të trajtohen:

  • Konferenca mbulon një spektër të gjerë temash, përfshirë:
  • Sfidat e artit dhe medias digjitale në epokën moderne;
  • Përdorimi i teknologjisë kreative në art dhe media digjitale;
  • Teknologjitë e reja që po transformojnë artin;
  • Performanca artistike në kohën e artit digjital;
  • Ndikimi i artit digjital në kulturën bashkëkohore;
  • E ardhmja e galerive dhe muzeve;
  • Ndikimi i teknologjisë në art dhe edukim;
  • Shprehjet kreative dhe interaktive;
  • Ndërveprimi njeri-kompjuter.

Datat kryesore të konferencës:

Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025

Njoftimi për pranimin: 17 tetor 2025

Rishikimi shkencor (peer review): 17 tetor 2025

Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025

Regjistrimi i vonuar: 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025

Udhëzime për aplikim:

Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe jo në proces shqyrtimi në konferenca apo revista të tjera. Tekstet duhet të jenë deri në 6 faqe dhe të përmbushin standardet e pranuara të konferencës. Punimet që nuk përmbushin kriteret e formatimit nuk do të merren në shqyrtim.

Për më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit dhe procesin e regjistrimit, pjesëmarrësit ftohen të vizitojnë faqen zyrtare të konferencës në webfaqen e UBT-së: Konferenca e UBT-së

Kjo konferencë pritet të shndërrohet në një ngjarje unike ku arti, teknologjia dhe inovacioni takohen për të ndërtuar një të ardhme më kreative, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara