Lifestyle

Arsyet pse nuk duhet ta lani fytyrën gjatë dushit

Published

on

Ruajtja e një rutine adekuate të kujdesit të lëkurës mund të jetë mjaft e kërkuar, kurse një gjë tjetër që duhet t’i kushtoni vëmendje është (mos)larja e fytyrës gjatë dushit, e cila mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj veçanërisht nëse temperatura e ujit është shumë e lartë.

Pavarësisht nëse jeni një person që bëni dush në mëngjes, para se të shkoni në punë ose para se të shkoni në shtrat, ka shumë të ngjarë që rutina juaj të përfshijë edhe larjen e fytyrës në dush.

Megjithatë, shumë dermatologë besojnë se nuk duhet ta lani kurrë fytyrën në dush dhe se gjithmonë duhet të trajtohet veçmas nga trupi. Arsyeja për këtë qëndron në temperaturën e papërshtatshme të ujit.

Pavarësisht sa gjatë, një dush i nxehtë mund të duket joshës në dimër, por mund ta dëmtojë lëkurën dhe të shkaktojë skuqje dhe irritim. Uji i nxehtë gjithashtu dehidraton lëkurën dhe mund të shkaktojë inflamacion. Për këto arsye, fytyra duhet të lahet gjithmonë me ujë të vakët.

Nëse ju pëlqen një dush i gjatë, ju e ekspozoni lëkurën në temperatura më të ngrohta për një kohë të gjatë. Nxehtësia shtesë mund të shkaktojë acarim që mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për lëkurën e ndjeshme. Kjo mund të përkeqësojë gjendje të ndryshme të lëkurës, të tilla si aknet.

Ekziston gjithashtu miti se larja e fytyrës në dush ekspozon lëkurën tuaj ndaj të gjitha gjërave të pista që janë në banjën tuaj.

Temperatura e duhur e ujit është çelësi për t’u kujdesur për lëkurën tuaj. Edhe pse dushi dhe larja e fytyrës me ujë të nxehtë një ose dy herë në javë nuk do të shkaktojë dëme të konsiderueshme, përsëritja e përditshme e këtij procesi mund të shkaktojë dehidratim.

Siç thotë Healthline, “Moderimi është çelësi” dhe një larje e shkurtër e fytyrës tuaj me ujë të ngrohtë në dush të kombinuar me pastrim të përditshëm të plotë me ujë të ftohtë ose të vakët, është zgjidhja më e mirë për lëkurën tuaj. /Telegrafi/

Lifestyle

Microsoft me njoftim të ri për përdoruesit në Evropë

Published

on

Microsoft ka njoftuar se do të ndalojë së sugjeruari përdoruesve të Windows në Evropë që të kalojnë në shfletuesin Edge, si pjesë e përputhshmërisë me Aktin e Tregjeve Digjitale të Bashkimit Evropian.

Këto ndryshime do të zbatohen për përdoruesit në Zonën Ekonomike Evropiane, që përfshin BE-në, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.

Përdoruesit kanë mundësinë të çinstalojnë Microsoft Edge dhe Microsoft Store, dhe të shmangin njoftimet që i nxisin të vendosin Edge si shfletuesin e parazgjedhur, përveç nëse ata vetë zgjedhin ta hapin atë.

Kur përdoruesit zgjedhin shfletues si Chrome, Firefox ose Brave si të parazgjedhur, do të vendoset automatikisht në shiritin e detyrave (taskbar), përveç nëse përdoruesi vendos ndryshe. Ky shfletues i ri do të lidhet me më shumë lloje skedarësh dhe lidhjesh, duke përfshirë “read”, ftp dhe .svg, përveç https dhe .html.

Microsoft ka bërë të ditur se edhe pas çinstalimit të aplikacionit Store nga Start dhe Settings, aplikacionet e instaluara dhe të shpërndara nga kjo platformë do të vazhdojnë të marrin përditësime, dhe Store mund të riinstalohet në çdo kohë.

Ndryshime të tjera përfshijnë mundësinë për aplikacione të palëve të treta që të shtojnë rezultatet e kërkimit në Windows Search pas instalimit, si dhe opsionin për të ndryshuar ofruesin e kërkimit sipas preferencave të përdoruesit.

Këto përditësime do të fillojnë të shpërndahen në fillim të qershorit dhe pritet të jenë të disponueshme në Windows 10 dhe Windows 11 në korrik.

Continue Reading

Lifestyle

Si ndikon gatimi me fëmijët në zhvillimin emocional të një fëmije?

Published

on

Gatimi me fëmijët si moment i përbashkët ofron shumë potenciale në formësimin e zhvillimit emocional të një fëmije që janë më të fuqishme se kurrikula shkollore ose metoda pedagogjike.

Ekspertët nga Universiteti i Albertës shpjeguan se fëmijët që gatuajnë me prindërit tregojnë zakone më të qëndrueshme të të ngrënit, nivele më të larta të vetëbesimit dhe rezistencë ndaj sjelljes impulsive.

Në momentin kur një fëmijë pret perimet, përzien, i shton erëza ushqimit, aktivizohet korteksi prefrontal, i cili është qendra e funksioneve ekzekutive. Në të njëjtën kohë, korteksi ndijor, i cili është përgjegjës për nuhatjen, shijen dhe prekjen, zgjon rrjete asociative që mbeten të gdhendura në kujtesë.

“Gatimi me fëmijët nuk është një aktivitet edukativ. Është një akt terapeutik që njëkohësisht mëson, lidh dhe shëron”, thekson Dr. Nicole K. Arbour, një psikologe zhvillimore nga Universiteti i Bostonit.

Shoqata Amerikane e Psikologjisë pohon se aktivitetet e përbashkëta familjare, të tilla si përgatitja e ushqimit, kontribuojnë në formimin e një lidhjeje të sigurt që është baza e qëndrueshmërisë emocionale dhe marrëdhënieve shoqërore pasuese.

Kur gatuani me prindërit, nivelet e kortizolit tek fëmijët ulen, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në mjediset urbane dhe stresuese.

Continue Reading

Lifestyle

Rënie drastike e temperaturave

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira e pritet dhe shiu.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të sillen nga 10°C deri në 14°C.

Edhe nesër, data 30 maj do të jetë moti pothuajse i ngjashëm me temperatura nga 9 °C  deri në 17 °C. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Suksesi nuk është rastësi: Këto janë shprehitë e grave që ecin përpara

Published

on

Ky është mentaliteti i grave që nuk dorëzohen kurrë. Ngjë e mirë rreth njerëzve të suksesshëm është se lënë gjurmë për neve që vendosim t’i ndjekim hapat e tyre.

Mund t’i krahasoni jetët e njerëzve të suksesshëm dhe do të shihni një profil të ngjashëm psikologjik mes tyre, do mësoni atë se çfarë dinë ata e do bëheni të aftë ta arrini të njëjtin nivel të suksesit që ata e kanë arritur.

Nuk ka rëndësi çfarë moshe keni ose sa para i fitoni, rëndësi ka vetëm vullneti për ta ndryshuar cilëndo trajtë që është duke ju mbajtur larg suksesit.

Njerëzit e suksesshëm kanë shumë të përbashkëta, por më poshtë do t’ju sjellim vetëm disa prej shprehive të grave të suksesshme.

Caktoni qëllime dhe bëjeni më të mirën për t’i realizuar ato

Femrat e suksesshme caktojnë qëllime, e bëjnë të pamundurën për t’i realizuar, pavarësisht sa vështirë e kanë.

Bëhuni zemërgjere dhe ndihmojuni tjerëve

Ato e dinë se kanë nevojë për njerëz tjerë të ecin para në jetë, andaj edhe u ndihmojnë tjerëve kurdo që munden.

Edukoni vetveten

Njohuria është fuqi, dhe kjo nuk i referohet vetëm njohurive të fituara nga shkollimi, por edhe njohurive të jetës në përgjithësi.

Sfidoni vetveten

Femrat e suksesshme e sfidojnë veten sepse e dinë që vetëm përmes sfidave do të përmirësohen dhe do të piqen.

Provoni gjëra të reja

Ato që kanë sukses në jetë janë të prira t’i kenë në qejf ndryshimet, pasi që e dinë se shumëllojshmëria është erëz e jetës.

Continue Reading

Të kërkuara