Sport

Arrestohen një trajner dhe një refer i basketbollit kosovar

Kjo nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.

Published

on

Trajneri kosovar, Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve, trajneri Rifati dhe gjyqtari Mehmeti, janë arrestuar sot pas një aksioni nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar”, tha Kelani.

Policia e Kosovës pritet që të dalë me detaje më të hollësishme sa i përket rastit në fjalë.

Lajmet

Dukagjini mposht Gjilanin në Superligën e Kosovës

Published

on

Dukagjini duket se i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës, e kjo u dëshmua edhe sot kur mposhti ekipin e Gjilanit me rezultat 0-2.

Golat i realizoi Mërlaku në minutën e 5-të dhe ganezi Basit Abdul Khalid i cili arriti të shënoj në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Dukagjini, mbetet në pozitën e 4-të ku ka gjithsej 17 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e 8-të me 11 pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani shënon fitore ndaj Malishevës

Published

on

Skuadra e Ballkanit ka regjistruar një fitore të madhe në javën e 11-të të Albi Mall Superligës, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Malishevës.

Verdhezinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar nga fillimi deri në fund, ku goli i parë erdhi herët, në minutën e 7-të, kur Almir Kryeziu shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Ballkani shpërtheu me katër gola të tjerë.

Bleart Tolaj realizoi dy herë, në minutat 47 dhe 61, me asistime nga Kryeziu dhe Giovanni. Më pas, vetë Giovanni u fut në listën e golashënuesve në minutën e 70-të, pas një pasimi të saktë nga Valentin Serebe.

Ky i fundit vulosi fitoren e thellë në minutën e 76-të me një gol të bukur, pas asistit të Geralb Smajlit.

Pas këtij suksesi bindës, Ballkani arrin fitoren e gjashtë sezonale dhe ngjitet në kuotën e 22 pikëve, duke ruajtur pozitën e dytë në renditje.

Në xhiron e ardhshme, skuadra nga Suhareka pret në shtëpi Ferizajn./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Cristiano Ronaldo arrin shifrën 950 gola

Published

on

Ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, po vazhdon të shkruajë histori në futboll, duke arritur shifrën prej 950 golash në karrierë.

Në vitin 2025, 40-vjeçari ka realizuar 34 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 38 ndeshje, duke treguar se mbetet vendimtar si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren e Portugalisë, ku synon të jetë lider edhe në Botërorin 2026.

Ronaldo, legjendë e Real Madrid dhe Manchester United, po vijon të jetë “i pangopur” me rekorde./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Xhiro e 11-të e Superligës nis sot me dy supersfida

Published

on

Kampionati i Kosovës në futboll ka zhvilluar tashmë dhjetë xhiro mjaftë interesante dhe në këtë mesjave do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të.

Në qytetin e Gjilanit do të ndeshjen Gjilani dhe Dukagjini, skuadra të cilat po kërkojnë të gjejnë stabilitet në këtë fillim sezoni. Dukagjini i drejtuar nga Ismet Munishi e nisi shumë fuqishëm edicionin, por në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbjen, një barazim dhe një fitore dhe ka mbledhur 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke u renditur në venin e katër në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani ka mbledhur vetëm 11 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke mbajtur vendin e tetë në tabelë.

Ballafaqimi tjetër është ai ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, duke që sjellë emocione pas të dy skuadrat synojnë kreun e tabelës. Momentalisht Ballkani ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Malisheva është e gjashta me 13 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara