Sport

​Arbnor Rifati, pjesë e shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Rifati ka drejtuar me sukses skuadrën prizrenase në vitet e fundit, derisa së fundi fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll.

Publikuar

Trajneri i Prizrenit 16, Arbnor Rifati është emëruar ndihmës-trajner në Përfaqësuesen A të Kosovës në basketboll, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.

Rifati ka drejtuar me sukses skuadrën prizrenase në vitet e fundit, derisa së fundi fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll.

Në edicionin e kaluar drejtoi prizrenasit në vendin e parë në garat e rregullta. Rifati më herët ka qenë gjyqtar i Superligës, si dhe menaxher, duke transferuar shumë basketbollistë në Kosovë dhe më gjerë.

Rifati i bashkohet shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës, dhe në bashkëpunim me ndihmësit tjerë dhe përzgjedhësin Christos Marmarinos do të mundohen të kenë rezultate sa më pozitive me Kosovën.

Dardanët më 25 nëntor do të përballen me Norvegjinë në udhëtim, ndërsa më 28 e presin në shtëpi Danimarkën. Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të FIBA Eurobasket 2025.

Lajmet

Nga ‘Heroi i Pamundur’ te ‘Shkatërrimtari’: Joselu dërgon Real Madridin në Finalen e Champions League

Publikuar

nga

Ndër talentët më të mëdhënj të futbollit modern, Joselu, hero i panjohur, shkroi një kapitull të pazakontë në historinë e Ligës së Kampionëve. Në një përleshje epike gjysmëfinale, ai u shfaq në çastet më kritike për të shënuar dy gola vendimtarë, duke çuar Real Madridin në një triumf mahnitës kundër Bayern Munich.

Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, José Luis Mato Sanmartín, i njohur si Joselu, u nis nga stolu i zëvendësuesit për të shkëlqyer në një rol që shumë e quajnë “heroi i pamundur”. Duke lindur afër Mynihut dhe duke përjetuar karrierën nëpër klube të ndryshme evropiane, ai rikthehet në rrugëtimin e tij me Real Madridin për të kryer një performancë legjendare.

Në një atmosferë të shkëlqyer, Joselu shënon dy gola në mënyrë spektakolare, duke kthyer ndeshjen në favor të Real Madridit. Megjithëse Bayern Munich mundi të shënojë një gol të bukur, performanca e tij në fushë ishte e pamohueshme. Duke fituar këtë fitore epoke, Real Madrid ngrihet në kulmin e suksesit, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e tyre të lavdishme në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, për Joselun, ky triumf shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, duke treguar se asnjë sfidë nuk është e pamundur për një luftëtar të vërtetë. Ai i jep një kontribut vendimtar në rrugën drejt finalja, duke përjetuar një natë të papërshkrueshme në skenën më prestigjioze të futbollit botëror. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

​U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027

Publikuar

nga

Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit evropian.

Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit evropian.

Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Evropian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Evropian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.

Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Trepça-Ylli, nesër sfida e parë e finales

Publikuar

nga

Pas një rrugëtimi të gjatë, Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të nisin nesër sfidat vendimtare për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça është në kërkim të titullit të pestë në histori dhe të parin që nga viti 2012, teksa, në anën tjetër, therandasit po e synojnë titullin e tretë në histori, pasi në të kaluarën e kanë fituar në vitin 2021 dhe 2022.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Mitrovicasit kanë pasur një edicion mjaft të suksesshëm deri më tani, duke fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike.

Pikërisht në finale të Ligës Unike fituan ndaj Yllit, në një sfidë shumë interesante që përfundoi 66:67 për ‘Xehetarët’.

Trepça përfundoi edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e tri humbje.

Nga tri humbjet e Trepçës, dy kanë ardhur nga Ylli, duke paralajmëruar një sfidë shumë të ‘zjarrtë’ mes tyre.

Sfida e parë e këtyre finaleve zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Marco Reus pranë kalimit në Major League Soccer

Publikuar

nga

Tanimë është e konfirmuar qe legjenda e Borussia Dortmundit, Marco Reus do të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi gjerman.

34-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë në verë, kur edhe do t’i përfundojë kontrata e tij me Dortmundin.

Sipas spekulimeve të fundit, bëhet e ditur se mesfushori gjerman po e konsideron një lëvizje të mundshme në Ligën e Amerikës, MLS.

Samir Nasri e zbuloi në “Canal+” që Reus i ka thënë atij për një lëvizje të mundshme në MLS, pasi që bisedimet veçse janë zhvilluar./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara