Magazinë

Ariana Grande dhe Lady Gaga shkëlqejnë në MTV VMA me çmime dhe performanca

Published

on

Këngëtaret Ariana Grande dhe Lady Gaga ishin dy nga yjet më të përfolura të natës së ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards (VMA).

Grande ka marrë dy çmime, atë për “Videoklipin e vitit”  dhe “Videoklipi më i mirë pop”. Ndërkohë që po pranonte trofetë, publiku e duartrokiti shumë kur e falënderoi “psikologun dhe personat homoseksualë”.

Gaga, më e nominuara e natës, ka fituar çmimet “Artistja e vitit” e më pas edhe ka performuar. Ajo ka dalë në skenën e Madison Square Graden pas fjalimit të pranimit të çmimit, gjë që e bëri audiencën të gjallërohej, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Gaga në deklaratat e mëhershme ka folur për kuptimin e thellë që ka arti.

“Të qenit artist është një lloj përpjekje për t’i bashkuar shpirtrat e njerëzve në mbarë botën”, ka thënë Gaga, e cila ka performuar këngët “Abracadabra” dhe “The Dead Dance”. Kjo e fundit u bë pjesë e kolonës zanore të serialit të njohur të plaformës Netflix, “Wednesday”.

Ajo ka thënë se të qenit artist është disiplinë dhe artizanat për të arritur ta prekësh zemrës e njerëzve e të ju rikujtosh të ëndërrojnë.

“Të jesh artist është përgjegjësi për të qeshur, të kërcesh e të qash”, ka thënë këngëtarja. Ajo ia ka dedikuar trofeun fansave si dhe ka nderuar të fejuarin e saj, Michael Polansky, i cili ka qenë pjesë e produksionit të albumit të saj të fundit “Mayhem”.

“Të krijoj me ty ishte diçka e bukur”, ka thënë ajo.

Nderime për Maria Careyn and Ozzy Osbournen

Këngëtarja e mirënjohur, Mariah Carey, pranoi dashurinë që i dhanë fansat si dhe tregoi për historinë e karrierës së saj ndërkohë që pranoi çmimin “Video Vanguard”.  Grande e prezantoi atë në skenë duke e quajtur zërin e saj “kolona zanore e gjithë jetës tonë”.

“Si vokaliste, ka vetëm një ‘mbretëreshë’ dhe ajo është Mariah”, ka thënë Grande.

Ndërkohë që po dilte në skenë me veshje vezulluese, Carey ka kënduar hitet që i dhanë kuptim emrit si “Fantasy”, “We Belong Together” e “Obsessed”. Performanca ka përfshirë edhe këngë nga albumi i saj “The Emancipation of Mimi”, i cili ka shënuar 20-vjetorin e publikumit.

“Nuk po mund ta besoj se sonte kam fituar çmimin e parë VMA”, tha Carrey, e cila pyeti me shaka se çfarë ishin duke pritur, e pastaj i falënderoi të gjithë duke iu shprehur dashuri.

Këngëtari i ndjerë, Ozzy Osbourne, u nderua përmes disa performancave të grupeve të njohura. Ne skenë dolën anëtarët e “Aerosmith” Steven Tyler dhe Joe Perry, grupi britanik “YOUNGBLUD” dhe Nuno Bettencourt për të përformuar hitet më të njohura të Osbournes përfshirë “Crazy Train”, “Changes” dhe “Mama, I’m Coming Home”. Djali i Osbournes, Jack dhe diska nga fëmijët e tij, kanë ndarë një videomesazh për shikuesit për muzikantin e dashur.

“E di me siguri që ai do të gëzohej shumë t’i shihte këta muzikantë të mëdhenj që vazhdojnë trashëgiminë e tij dhe ndihmojnë ‘t’i inspirojnë gjeneratat e reja të rokerëve”, ka thënë Jack Osbourne.

Busta Rhymes dhe Rickey Martin nderuan historinë e MTV-së

Ylli i njohur, Busta Rhymes u nderua me çmimin e parë “MTV VMA Rock the Bells Visionary Award” dhe ka performuar disa nga hitet e tij përfshirë “Gimme Some More”, “Scenario”, “Put Your Hans Where my Eyes Could See” dhe “Pass the Courvoisier, Part II”. Atij iu bashkuan në skenë artistë të tjerë si Lucas, Papoose dhe GloRilla ndërkohë që i ndihmonin t’i performonte këngët bashkë me ta.

Përgjatë fjalimit, Rhymes ka nderuar prezantuesen e ndjerë të MTV-së, Ananda Lewis, e cila u  bë personalitet televiziv shumë i dashur për publikun gjatë viteve ’90.

“Grua e jashtëzakonshme që më donte mua dhe të gjithë ne. Ajo e donte kulturën shumë. Më mungon shumë e ndjera, e madhja, e jashtëzakonshmja, perandorja, Ananda Lewis”, tha për prezantuesen, e cila ka vdekur në qershor pasi u diagnostikua me kancer të gjirit.

Ricky Martin mori për herë të parë çmimin “Ikona Latine” dhe performoi në skenën kryesore të spektaklit. Ai ka folur për 40 vjetet e karrierës, duke ia dedikuar shpërblimin katër fëmijëve të tij.

“Fillova të punoj që kur isha fëmijë dhe jemi ende këtu. Në vetëm duam t’i bashkojmë vendet, vetëm duam të thyejmë barriera dhe vetëm duam ta mbajmë gjallë muzikën”, ka thënë Martin.

Doja Cat elektrizon MTV-në

Këngëtari LL Cool J, i cili ishte udhëheqësi i spektaklit, po jepte fjalimin e hapjes, u ndërpre nga Doja Cat e cila, me dukjen e saj, po emitonte personalitetin e MTV-së nga vitet ’80, Max Headrom. Mesazhi u transformua në një lloj performance me daljen në skenë të yllit Kenny G. Doja Cat, e cila, në tepihun e kuq të ngjarjes u shfaq duke përtypur buzëkuqin në vend të çamçakëzit, bëri shaka në skenë me performimin e këngës “Jelous Type”.

Ndërkohë, historia po vazhdonte me Taylor Swift dhe Beyonce që garonin për t’u bërë artistet më të shpërblyera në historinë e VMA-ve.

Secila kishte nga 30 çmime dhe ishin të nominuara vetëm në kategorinë “Artisti i vitit”, kështu që fitorja e Gagas do t’i lërë të barabarta edhe për një vit. Performues të tjerë ishin Conan Gray, Tate McRae, Jelly Roll, Post Malone, Alex Warren, J Balvin, Sabrina Carpenter dhe Sombr. MTV VMA 2025 u transmetua për herë të parë nga CBS.

Magazinë

Dasma e Selena Gomez, zbulohet lista e të ftuarve

Published

on

Duket se dasma e Selena Gomez është më pranë se kurrë! Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçe, aktualisht e angazhuar në promovimin e sezonit të ri të “Only Murders in the Building”, po përgatitet edhe për një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së saj: martesën me producentin muzikor, Benny Blanco.

Të hënën në mëngjes, Selena u pa në dy dalje të ndryshme publike në New York City, ku shkëlqeu me stilin e saj dhe buzëqeshjen karakteristike. Por ajo që tërhoqi vëmendje të madhe nuk ishte vetëm prania e saj, por një zbulim i papritur që bëri xhiron e rrjetit.

Gjatë një episodi të podcastit të Paris dhe Nicky Hilton, dyshja nisi të fliste për evente të ardhshme, kur papritur Nicky përmendi dasmën e Selenës. Paris, disi e zënë ngushtë, e pranoi: “Po, [jam e ftuar]… por nuk doja ta thoja këtë.”

Nicky vazhdoi me humor: “E di vetëm sepse e pashë në kalendarin tënd nga asistentja jote. S’ka gjë! Ajo është një vajzë shumë e fshehtë.”

Ky moment i pakujdesshëm i konfirmoi indirekt angazhimin e Selenës dhe përforcoi thashethemet që qarkullojnë prej muajsh.

Fansat tani janë në pritje të një konfirmimi zyrtar dhe sigurisht, të një dasme magjike që pritet të jetë një nga më të komentuara të vitit.

Continue Reading

Magazinë

Eminem i kërkoi ndjesë publike të ëmës për këngën e dikurshme fyese – nuk e interpreton më

Published

on

Eminem, ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar dhe shpesh të trazuar me nënën e tij, Debbie Nelson. Një nga momentet më të debatueshme në karrierë ishte publikimi i “Cleanin’ Out My Closet” më 2002, pjesë e albumit “The Eminem Show”.

Në këtë këngë, e cila u kthye në hit, e sulmoi ashpër nënën duke përdorur fjalë fyese dhe akuza të rënda, mes tyre edhe pretendime për përdorim të medikamenteve dhe sjellje abuzive. Kënga pati sukses mes fansave, por në të njëjtën kohë thelloi konfliktin mes tij dhe të ëmës.

Debbie e paditi djalin për shpifje dhe fyerje në vitin 1999, duke kërkuar 10 milionë dollarë, por çështja u zgjidh në 2001 për 25 mijë dollarë.

Me kalimin e viteve, Eminem ndryshoi qasje. Më 2013, publikoi “Headlights”, pjesë e The Marshall Mathers LP 2, ku i kërkoi ndjesë nënës për tekstet fyese. Ai pranoi se në kohën kur shkroi “Cleanin’ Out My Closet” ishte i zemëruar dhe i lënduar, por se e kishte tepruar.

Videoklipi i “Headlights” e tregoi këtë pajtim nga këndvështrimi i nënës, duke përfunduar me skenë prekëse ku e përqafon të birin. Pas kësaj periudhe, Eminem ndaloi së performuari “Cleanin’ Out My Closet” dhe madje ka thënë se ndien siklet sa herë që e dëgjon në radio.

Në dhjetor 2024, Nelson ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, pas problemeve me kancer të mushkërive.

Në retrospektivë, historia mes Eminem dhe nënës së tij përfaqëson një udhëtim nga dhimbja dhe zemërimi i hershëm drejt pajtimit dhe faljes, ku arti i tij shërbeu si pasqyrë e plagëve, por edhe e shërimit.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

‘Mallkimi i Drake’ godet edhe Jannik Sinner: 300 mijë dollarë të humbura

Published

on

“Mallkimi i Drake” ka rënë sërish mbi botën e sportit, këtë herë me ‘viktimë’ Jannik Sinner. Tenisti italian, i cili synonte triumfin në US Open 2025, nuk ia doli të shpallej kampion, duke “djegur” edhe bastin gjigant të reperit kanadez.

Drake kishte vënë 300 mijë dollarë mbi fitoren e Sinner, por basti u kthye në një tjetër humbje të bujshme. Fansat e italianit ishin frikësuar që në momentin kur u bë publik lajmi, pasi historia ka treguar që artisti mbështet financiarisht një sportist, gjërat nuk shkojnë mirë.

Precedenti më i afërt ishte pikërisht një vit më parë, kur në finalen e US Open 2024 mes Sinner dhe Taylor Fritz, Drake kishte vendosur bast mbi tenistin amerikan. Atëherë ndodhi e kundërta: Sinner fitoi bindshëm dhe reperi humbi shifrën e majme të bastit.

Lista e humbjeve të Drake në botën e sportit është e gjatë. Ai ka humbur 355 mijë dollarë duke besuar se Mike Tyson do të mposhtte Jake Paul, ndërsa një tjetër parashikim i gabuar ndodhi më 2022, kur kombinoi fitore të Arsenalit dhe Barcelonës.

Në fund, triumfi i Real Madridit 3-1 i shkatërroi biletën e bastit. Kështu, “mallkimi i Drake” vazhdon të bëjë jehonë në botën e sportit, me Sinner-in si ‘viktimën’ më të fundit të tij.

Continue Reading

Magazinë

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid, fytyrat e Vogue për tetorin

Published

on

Supermodelja Kendall Jenner ka ndarë emocionet e saj për setin e fundit fotografik të realizuar për prestigjozen Vogue, i cili është realizuar nga fotografi i njohur Lachlan Bailey. Në një postim në rrjet social Kendall theksoi se ky fotosesion ka qenë një ëndërr që ka pasur që nga fëmijëria e saj në Jackson Hole, dhe shprehu mirënjohjen për mundësinë që iu dha nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.

“Ky ka qenë një moment i veçantë për mua. Që nga fëmijëria, kam ëndërruar të punoj për Vogue, dhe tani që jam këtu, është një përvojë e pabesueshme,” shkroi Kendall.

Ajo theksoi se ky fotosesion ka marrë dimension më të veçantë, pasi ka realizuar shoot-in krah Gigi Hadid. Dy modelet, që janë shoqe të ngushta, kanë sjellë një bashkëpunim të mrekullueshëm që do të mbetet në historinë e modës.

Ky fotosesion është pjesë e edicionit të tetorit të Vogue, një numër që pritet të tërheqë vëmendjen e adhuruesve të modës dhe jo vetëm.

Kendall dhe Gigi shfaqen në kopertinën e këtij numri, duke reflektuar një imazh të fuqishëm dhe bashkëkohor të modës moderne.

Ky bashkëpunim theksoi forcën e influencën e dy modeleve, që vazhdojnë të dominojnë industrinë e modës e të frymëzojnë një brez të tërë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara