Sport

Argjentina me penallti eleminon Kolumbinë: me Brazilin, finalja madhështore e Kupës e Amerikës

Duheshin goditjet e penalltive që Argjentina të arrinte të kapte me thonj e me dhëmbë aktin përfundimtar të këtij edicioni të Kupës së Amerikës.

Published

on

Finalja e Kupës së Amerikës do të jetë Argjentinë-Brazil dhe do të vihet në skenë në Maracanã natën mes të shtunës dhe të dielës. Albiceleste fitoi në gjysmëfinale kundër Kolumbisë vetëm me penallti, me kohën e rregullt që përfundoi 1-1: avantazhit në fillim të ndeshjes nga Lautaro Martinez (7 ‘) iu përgjigj në pjesën e dytë Luis Diaz (61’). Pas një kohe shtesë në ekuilibër, nga pika e bardhë gabimet e Sanchez, Mina dhe Cardonas ishin vendimtarë.

Duheshin goditjet e penalltive që Argjentina të arrinte të kapte me thonj e me dhëmbë aktin përfundimtar të këtij edicioni të Kupës së Amerikës, ku i presin kampionët në fuqi të Brazilit. Kombëtarja e Scalonit e pati të vështirë për të thyer murin e Kolumbisë, pavarësisht avantazhit të rrufeshëm argjentinas, por në fund rezultoi të ishte më precize dhe e ftohtë nga njëmbëdhjetë metrat, duke arritur në finalen e turneut për herë të tretë në katër pjesëmarrjet e fundit .

Albiceleste krijoi shumë, duke shpenzuar me pasaktësi, por gjithashtu duke u ankuar edhe për fatin e keq. Në fakt, u krijua një numër i madh pengesash në një garë të nisur mirë. Messi ishte afër golit në minutën e 4 pas një veprimi fantastik, pastaj në minutën e 7 ishte po Pleshti që i ofroi Lautaro Martinez topin e duhur për golin e avantazhit. Kolumbia sulmon me kokë ulur dhe gati barazon disa herë: së pari me Cuadrado që ekzaltoi aftësitë e Emiliano Martinez dhe pastaj me Barrios, me një goditje të shkëlqyer, pak të devijuar që kaloi ngjitur me shtyllën. Skuadra e Ruedas dominoi lojën dhe pas pushimit arriti barazimin: Luis Diaz nga një pozicion shumë i prirët surprizoi Martinez në rrëshqitje.

Në shtesë Lautaro Martinez me portën bosh goditi Barrios, duke humbur një gol praktikisht të shënuar. Menjëherë më pasi ishte Messi, nga një pozicion i shkëlqyeshëm, që goditi shtyllën, duke lejuar që të shkohet tek penalltitë e fundit: Martinez bllokoi konkluzionet e Davinson Sanchez dhe Mina, pas gabimit të De Paul i cili kishte goditur lart. Pritja ndaj Cardonas ishti vendimtare dhe e con Argjentinën në finale pas pesë vitesh. Dy kombëtaret më të rëndësishme të Amerikës së Jugut do të takohen për herë të tretë në ndeshjen vendimtare për dhënien e trofeut.

Continue Reading

Sport

Vance Jackson shpallet MVP i javës së tretë në ProCredit Superligë

Published

on

By

Vance Jackson është shpallur MVP i javës së tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollisti i Vëllaznimit zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë ndër protagonistët kryesorë të skuadrës së tij.

Jackson e përfundoi ndeshjen me 29 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime, duke regjistruar një indeks prej 36.

Kjo paraqitje i mjaftoi basketbollistit të Vëllaznimit për të fituar epitetin e MVP-së së javës së tretë në elitën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, një epokë merr fund

Published

on

By

Lionel Messi pritet t’i japë lamtumirën fanellës së kombëtares së Argjentinës sonte, në përballjen ndaj Beninit.

Ndeshja, e cila zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, pritet të jetë paraqitja e fundit e yllit argjentinas me kombëtaren.

Në prag të kësaj sfide emocionale, tifozët në qytetin e lindjes së Messit, Rosario, kanë zbuluar një fanellë gjigante të kombëtares argjentinase me mbishkrimin “FALEMINDERIT #10”, në nderim të kapitenit legjendar.

Mesazhi i bashkëqytetarëve të tij shpreh mirënjohje për atë që Messi ka bërë për kombëtaren dhe futbollin argjentinas.

“Faleminderit, kapiten. Na dhe gjithçka. Na bëre të besojmë përsëri, të ëndërrojmë të pamundurën dhe na dhe momente të paharrueshme që do të mbeten me ne për gjithë jetën”, thuhet në mesazh.

Në letër theksohet edhe ndjenja e boshllëkut që pritet të lërë largimi i tij nga kombëtarja.

“Asgjë nuk do të jetë më njësoj. Nuk jemi gati të të lëmë të shkosh, por do të të ndjekim kudo që të shkosh”, thuhet më tej.

Lamtumira e Messit shënon fundin e një epoke të artë për futbollin argjentinas. Me kapitenin në krye, Argjentina fitoi Copa América në vitet 2021 dhe 2024, ndërsa kulmi erdhi në Katar 2022, kur Messi udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Kupën e Botës.

Për Messin, sfida ndaj Beninit do të jetë paraqitja e 208-të me fanellën e Argjentinës. Deri më tani, ai ka realizuar 125 gola dhe ka dhënë 68 asistime.

Lamtumira pritet të jetë emocionuese edhe në tribuna. Në Argjentinë është njoftuar se i gjithë vendi do të ndalet në minutën e 10-të, në një homazh simbolik për numrin që Messi ka mbajtur për vite me radhë dhe që është bërë sinonim i tij.

Një epokë e madhe e futbollit argjentinas është pranë fundit. Dhe në qendër të saj, si gjithmonë, është Lionel Messi.

D.L

Continue Reading

Sport

Dardan Cena nis me fitore në Botërorin e xhudos

Published

on

By

Kampionati Botëror i xhudos ka nisur me fitore për Kosovën.

Dardan Cena e ka kaluar me sukses luftën e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke e mposhtur xhudistin irlandez Joshua Green.

Cena triumfoi me uazari, duke siguruar kështu kalimin në rundin tjetër të garës.

Në sfidën e radhës, xhudisti kosovar do të përballet me një kundërshtar shumë të fortë, legjendën e xhudos nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili.

Kampionati Botëror i xhudos po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, ku Kosova po synon rezultate të mira me përfaqësuesit e saj.

D.L

Continue Reading

Sport

Akil Gjakova eliminohet në luftën e parë, mposhtet nga kampioni olimpik

Published

on

By

Akil Gjakova është eliminuar në luftën e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudisti kosovar e nisi mirë përballjen dhe në minutat e para arriti ta kontrollojë luftën ndaj azerbajxhanasit Hidayat Heydarov, një prej emrave më të mëdhenj të xhudos në dekadën e fundit.

Megjithatë, një moment i pafat ndryshoi rrjedhën e përballjes. Heydarov shfrytëzoi mundësinë dhe realizoi një tjetër aksion të suksesshëm, duke e mbyllur luftën me Ippon.

Kështu, Gjakova u ndal që në paraqitjen e parë në Botëror, ndërsa shorti nuk ishte aspak i favorshëm për të, pasi që në raundin e parë u përball me kampionin olimpik dhe njërin prej xhudistëve më të suksesshëm të viteve të fundit.

Pavarësisht eliminimit të hershëm, Gjakova e nisi luftën me paraqitje të mirë, por një moment vendimtar i dha avantazhin Heydarovit, i cili e shfrytëzoi maksimalisht rastin për ta siguruar fitoren.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara