Sport

Jorginho, çuni i mamit që çoi Italinë në finale

Ja se si italiani që dje nënshkroi penalltinë vendimtare kundër Spanjës u bë një nga mesfushorët më të mirë në Evropë

Published

on

Stërvitje dhe sakrifica. Këmbët e arta dhe koka e akullit. Ja se si italiani që dje nënshkroi penalltinë vendimtare kundër Spanjës u bë një nga mesfushorët më të mirë në Evropë. La gazzetta dello sport ka bërë portretin e Jorginhos që Lapsi,al e ka përkthyer.

Përtej thashethemeve, përtej dyshimeve për Londrën, një qytet ku nuk është e lehtë të ambientohesh nëse vjen nga Brazili dhe më pas nga Napoli, përtej lodhjes, duke marrë parasysh që po e mbyll sezonin me 56 ndeshje Italia tregoi se është e varur nga një njeri. Përtej gjithë këtyre Profesor Jorginho u tregua edhe njëherë njeriu kyç.

Pas fitimit të Ligës së Kampionëve ai mori disa ditë pushim me leje nga Mançini, gjatë të cilave pushoi në Londër, fjeti shumë, shkoi për të ngrënë në restorantin e tij të preferuar, Gola, ku i qerasën një tas i madh makarona, të preferuarat dhe e kaloi pjesën tjetër të kohës me fëmijët. Kur u paraqit në Coverciano, qëndrën stërvitore të Italianëve, ata që e panë thanë,  se ai ishte “i freskët si një trëndafil”.

Super – mamaja

Në jetën e Jorginhos, futbolli ka qenë gjithmonë përparës, edhe kur ai përfundoi në qendër të thashethemeve për martesën në krizë me Natalinë (nënën e dy fëmijëve të parë), për shkak të flirtit me një përkthyese të Chelsea dhe kur nisi historinë me Catherine Harding, exin e aktori Jude Laë, që u bë nëna e fëmijës së tij të tretë. Për momentin duket se të dy janë bashkë – ajo ishte dje në stadium në ndeshjen kundër Spanjës – por gjithashtu duket se marrëdhëniet me Natalinë janë të shkëlqyera (ajo gjithashtu gjendet gjithmonë në stadium). Në çdo rast, përtej historive rozë dhe thashethemeve (tabloidët anglezë kanë bërë festë me këto histori), ka një grua thelbësore në jetën dhe karrierën e Jorginhos. Pika e dobët e djalit më këmbë të arta dhe kokë të ftohtë (siç dëshmohet edhe nga penalltia e shënuar kundër Spanjës) mbetet nëna e tij. Zonja Maria Tereza, në 1991, kur mbeti shtatzënë, i premtoi vetes se si një ish-futbolliste amatore, do të bënte gjithçka për të kaluar pasionin e saj për futbollin tek i biri. Por ajo mbase as nuk e imagjinonte që ai do të bëhej një nga mesfushorët më të fortë dhe më të famshëm në Evropë.

Mbëritja në manastir

Pas divorcit me të atin, me shumë pak para në valixhe, nëna e largoi Jorginhon nga Brazili për t’u bashkuar me gjyshërit e tyre në Itali, në perifer të Veronës. Ishte ajo që i bleu topin, këpucët e futbollit dhe që gjithashtu i mësoi bazat e para të lojës. Më pas i gjeti vend në një manastir aty pranë (“ishim gjashtë veta në një dhomë, qëndruam atje për një vit e gjysmë dhe ata na paguanin 20 euro në javë. Murgjit na trajtuan shumë mirë, ata ishin gjithmonë shumë të respektueshëm me ne dhe ushqimi ishte i shkëlqyeshëm” kujton sot Jorginho). Në fillim ai rezistoi por më pas pati një krizë që e detyroi të thotë mjaft dhe të braktisë gjithçka. Nëna e tij përsëri ndërhyru dhe e bind atë gati me forcë: “Nëse largohesh, nuk do të kthehesh në në shtëpi. Ti duhet të mësohet të rezistosh “. Dhe djali e bëri.

Jeta në Londër

Rezultoi se zonja kishte të drejtë, aq më tepër po të shohësh se si, tani në Londër, Jorginho po kujdeset deri në fiksim për karrierën e tij. Edhe njohja me Sarrin ishte shumë e rëndësishme për të. Ai e mësoi të kujdeset për trupin e tij dhe të ketë vëmendje të veçantë për të ushqyerit, pasi Jorginho është një adhurues i makaronave dhe picave. Sot ai e di se si të menaxhojë veten shumë mirë dhe gjithmonë nëna e tij, e njëjta nënë që në një video të bëre virale shfaqet e përlotur duke parë bluzën e djalit të saj në dyqanin Chelsea, i mësoi atij rëndësinë e trajnimit gjithmonë, madje duke perfeksionuar teknikën edhe në moshën 30 bjeçare. Si fëmijë ai e bëri atë në rërë (“ai përmirësoi qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin”), tani e perfeksionin në terrenet profesionale të trajnimit të Chelsas në Londër. Një Londër ku Jorghinho jeton prej tre vjetësh dhe që, tashmë, i ka hyrë në zemër. E kush mund të vërë bast që pas të dielës në mbrëmje ajo nuk do të bëhet edhe më e veçantë për të? 

Moda

Mes futbollit dhe ushqimit të mirë, një pasion tjetër për të është ai i modës. Ai preferon të vishet me Dolce Gabbana. Jorginho, ka një pasion për markat italiane, por nuk ka një stil eksentrik. Ai është mjaft klasik dhe i sofistikuar. Me një fjalë profesor, edhe në look, ashti si edhe në futboll.

Pershtatur prej Lapsi.al nga La gazzetta dello sport

Continue Reading

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara