

Lajmet
Amerika i dhuron Policisë shtatë dronë, Hovenier: Përkrahja nuk do të mungojë asnjëherë
Hovenier tha se shteti i tij është i përkushtuar që ta ndihmojë Policinë.
Published
1 year agoon
By
Betim GashiPolicia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, kanë përfituar donacion shtatë dronë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se shteti i tij është i përkushtuar që ta ndihmojë Policinë. Ai madje tha se përkrahja nuk do të mungojnë asnjëherë.
“Shtatë dronë që i dhurojmë Policisë dhe IPK-së, do të ndihmojnë në luftimin e dukurive negative. Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara dhe luftimin e kontrabandës. Marrja e informatave të mira do të ndihmojë edhe marrjen e veprimeve me kohë. Mbështetja për IPK, ne i japim mbështetje transparencës dhe llogaridhënies, prandaj do të punojmë me Policinë drejt quarjes përpara veprimet që janë në të mirë të qytetarëve. Dua të them se gjatë pesë viteve të fundit, ShBA-ja ka ofruar mbi 20 milionë dollarë mbështetje në forma të ndryshme për organizatat e policisë”, tha tutje Hovenier.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi Amerikën për ndihmën e vazhdueshme në përkrahje të Policisë në shtimin e kapaciteteve e modernizimin e pajisjeve.
“Është gjithmonë kënaqësi ta kemi ambasadorin për mbështetjen e Policisë por edhe të shtetit, andaj e çmojnë mbështetjen ndër vite për shtetin tonë e sidomos për ditët e fundit kur e humbëm rreshterin Afrim Bunjaku. Në lidhje me donacionin është i nevojshëm dhe i çmueshëm për Policinë dhe do të ndihmojë në ngritjen kapaciteteve tona por edhe në aspektin e protestave dhe të manifestimeve të ndryshme. Janë dronë që janë selektuar nga ekspertët tanë”, tha Hoxha.
“Kjo ka bërë që edhe operacioni i 24 shtatorit të jetë i suksseshëm dhe është incizuar nga dronët që i kemi aktualisht”, tha tutje Hoxha.
Drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Taulant Hodaj, tha se pajisje të tilla do t’i ndihmojë që ta mbajmë lartë profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë.
“Si IPK po mundohemi që të jemi të përkushtuar që ta mbajmë nivelin e profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Mbështetja me këshilla e me pajisje, ka bërë që të ngritet profesionalizmi për Policinë e Kosovës. Pajisje të tilla siç janë këta dronë, do na ndihmojë që ta mbajmë lartë profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë”, tha ai.
Lajmet
Eva Longoria pozon pranë yllit në Hollywood Walk of Fame, para premierës së filmit të ri
Published
2 days agoon
March 29, 2025
Eva Longoria, 50 vjeçe, shkëlqeu teksa pozoi pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame të mërkurën, pak para premierës së filmit të saj të ri “Alexander And The Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Road Trip”, që transmetohet në Disney+ të premten.
Aktorja e “Desperate Housewives” u shfaq elegante me një fustan jeshil ulliri pa rripa, të kombinuar me taka të bardha.
Dukej natyrale me flokët e lëshuar me onde dhe një grim të butë kafe, shkruan DailyMail.
Më pas, Eva mori pjesë në premierën e filmit në Teatrin El Capitan, duke festuar komedinë e saj të re familjare.
Një ditë më parë, ajo u takua me shoqen e saj Lauren Sanchez, e cila pritet të martohet me miliarderin Jeff Bezos këtë verë.
Gjatë një interviste promovuese, Eva ndau kujtime nga fëmijëria e saj në një fermë në Teksas dhe rrëfeu se, si më e vogla e katër motrave, shpesh e konsideronte veten “rosën e shëmtuar”, ndaj vendosi të shquhej për humorin dhe zgjuarsinë e saj.
Në filmin e ri, Longoria luan Val Garcian, një nënë që niset në një udhëtim të çmendur familjar në Kaliforni, duke sjellë në ekran një histori të ngrohtë dhe plot aventura.
Lajmet
Presidenca kundërshton propozimin për shtrenjtim të rrymës
Published
3 days agoon
March 28, 2025By
UBTNews
Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në komentin dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave, Presidenca ka propozuar disa rekomandime për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Propozimi i ZRRE-së ka qenë që rryma të shtrenjtohet për 15 për qind nga prilli.
Megjithatë, sipas komentit të Presidencës, një shtrenjtim i tillë do të sillte barrë të madhe për qytetarët. Presidenca ka thënë se “ky veprim do të mund të shkaktonte valë të re inflacioni në vend dhe të ndikonte drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve”.
“Rritja e çmimit të energjisë ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndësishëm në ekonominë e një vendi. Çmimi i energjisë është i lidhur ngushtë me inflacionin, si dhe me koston e jetesës. Prandaj, shprehim shqetësimin tonë për faktin se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rritur barrën e tyre financiare. Kjo do të përfshinte edhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera thelbësore”, thuhet në komentin e dërguar nga Presidenca.
Në komente, Presidenca ka propozuar që si masa të menjëhershme të jenë: Mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe humbjeve, subvencionimi i energjisë, identifikimi i masave shtesë për obligimin e pagesës së faturave mujore në veri, largimi i ose reduktimi i përkohshëm i TVSH-së për energjinë elektrike, dizajnimi dhe prezantimi i programit të shtyrjes së pagesave.
Si masa më afatmesme Presidenca ka rekomanduar: Menaxhimin efikas të KEK-ut dhe planifikimin e burimeve energjetike, rritje të efikasitetit të furnizimit me energji dhe vazhdim të programeve të efiçiencës.
Si masa afatgjata, Presidenca ka rekomanduar: Ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike në vend dhe marrëveshje për tregtinë ndërkufitare me shtete aleate.
Pos Presidencës, në ditën e fundit të mundësisë për komentim, këtë e kanë bërë edhe INDEP-i, KEDS-i, KOSTT-i dhe KESCO.
Lajmet
Agjencisë së Menaxhimit Emergjent i shtohen edhe 51 zjarrfikës
Published
3 days agoon
March 28, 2025By
UBTNews
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike – Agjencia e Menaxhimit Emergjent u organizua sot ceremonia e përfundimit të trajnimit bazik për 51 zjarrfikës të rinj.
Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të përballen me sfidat e këtij profesioni dhe të kontribuojnë në strukturat profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit.
Gjatë trajnimit, pjesëtarët e zjarrfikjes dhe shpëtimit u njohën me teknikat e avancuara të shuarjes së zjarreve, procedurat operative dhe përdorimin e pajisjeve të specializuara.
Përveç aftësive teknike, ata mësuan rëndësinë e disiplinës, bashkëpunimit në ekip dhe elementeve kyçe për suksesin e një zjarrfikësi shpëtues.
Drejtori Ekzekutiv i AME-së, Genc Metaj, vlerësoi punën dhe përkushtimin e zjarrfikësve të rinj, të cilët tashmë janë të gatshëm të shërbejnë me përgjegjësi dhe guxim në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve të shërbimit zjarrfikës në vendin tonë.
Bota
Macron: Izraeli nuk ka asnjë arsye që të sulmojë Libanin
Published
3 days agoon
March 28, 2025By
UBT NEWS
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se sulmet izraelite në Liban janë të “papranueshme” dhe kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit mes dy shteteve. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që Izraeli të vazhdojë sulmet dhe ka kërkuar respektimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit.
Macron e ka kritikuar ashpër veprimin izraelit, duke theksuar se nuk ka asnjë informacion që të mbështesë pretendimet se Hezbollah ka realizuar ndonjë aktivitet ushtarak në jug të Libanit. “Ne nuk kemi asnjë informacion që tregon ndonjë bombardim apo aktivitet ushtarak nga Hezbollah në jug. Është absolutisht e nevojshme të respektohet plotësisht kuadri armëpushimi që kemi vendosur, për të cilin ranë dakord Libani dhe Izraeli. Kjo nuk u respektua sot nga Izraeli me një veprim të njëanshëm dhe pa pasur asnjë informacion apo provë për ngjarjet që shkaktuan sulmet izraelite,” tha Macron.
Në një përpjekje për të de-eskaluar situatën, Macron ka paralajmëruar se do të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me synimin për të gjetur një zgjidhje të mundshme dhe për të siguruar një respektim të plotë të armëpushimit.

Divorci i prindërve, flet vajza e “Mr. Bean”: Ditët më të errëta

Microsoft prezantoi ekranin Xbox-PC

Kundër shëndoshjes së fytyrës! Çfarë duhet të bëni?

Eva Longoria pozon pranë yllit në Hollywood Walk of Fame, para premierës së filmit të ri

Si të ruani funksionet mendore gjatë moshës së shtyrë?

Dani Alves shpallet i pafajshëm

Katër ushtrimet që duhet t’i bëni çdo mëngjes

Fundjavë me shi, ja parashikimi i motit për sot

Presidenca kundërshton propozimin për shtrenjtim të rrymës
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë