Sport

Aguero flet për problemet me zemrën

Aguero: Kur më mbyllën në dhomë e kuptova se ishte serioze.

Published

on

Sergio Aguero u detyrua të braktiste futbollin në moshën 33-vjeçare pas problemeve në zemër, të cilat nuk e lejuan edhe të shijonte deri në fund eksperiencën e tij me Barcelonën. Megjithatë, për ish-sulmuesin, shëndeti kishte përparësi dhe tashmë ka nisur një jetë të re, edhe pse nuk mund të qëndroj larg aktiviteteve sportive. Së fundmi, Aguero ka treguar për ditët e para kur u shtrua në spital dhe për momentin kur e kuptoi se bëhej fjalë për diçka serioze.

“Kur më ndodhën në fillim problemet nuk e mora seriozisht, mendova se ishte diçka kalimtare dhe se do të bëhesha mirë. Por, kur shkova në spital dhe më lanë në një dhomë të mbushur me monitorë, kuptova se bëhej fjalë për diçka serioze dhe se kishte një problem. Kur u mbushën dy ditë në spital, nisa të bëhesha nervoz”, u shpreh Aguero.

Megjithatë, ish-futbollisti i Manchester City dhe Barcelonës kërkon të mos e dramatizojë situatën duke qenë ndërsa me shaka shprehet se tashmë ka të vendosur një çip, i cili në momentin që zemra nis t’i rrahë në mënyrë të çrregullt, e dërgon menjëherë te doktori.TCH

Continue Reading

Lajmet

Barcelona rikthehet në një ndeshje evropiane në “Camp Nou” pas 1140 ditësh

Published

on

Barcelona sonte do t’i bëjë konak Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Takimi do të jetë i veçantë edhe në një aspekt tjetër, pasi Barcelona rikthehet të luajë një ndeshje evropiane në shtëpinë e saj, pas një kohe të gjatë.

Barça luan në “Camp Nou” pas saktësisht 1140 ditësh, nga ora 21:00

Herën e fundit luante ndaj Bayern Munchenit në kuadër të fazës së grupeve të sezonit 2022/23.

Barcelona mposhtej 3-0, me golat që i shënonin Sadio Mane, Eric Maxim Chuopo-Moting dhe Benjamin Pavard./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Spalletti konfirmon se Zhegrova do të luajë nga fillimi ndaj Pafosit

Published

on

Një lajm i mirë nga Italia rreth yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës është se ai do të startojë nga fillimi në ndeshjen ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.

Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti.

Në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme me Pafosin, Spalletti ka thënë se Zhegrova do të luajë nga fillimi, i cili deri më tani asnjëherë nuk ka startuar për “Zonjën e Vjetër”.

“Diçka do të ndryshojë, Zhegrova do të startojë. Javën e kaluar ai mungoi në stërvitje. Nëse bëjmë teste, rezulton se nuk është në formë të plotë, dhe ky është një argument i dyfishtë. Ose i jep 20 minuta deri në gjysmë ore, ose e përdor për aq sa mundet. Këtë herë do të provoj këtë; djali po stërvitet mirë dhe e meriton. Problemi i vetëm është se testet na tregojnë këtë”, tha ai.

Zhegrova u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar, për një shumë që kapte pothuajse shifrën prej 20 milionë eurove./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Brdaric merr drejtimin e Drenicës

Published

on

FC Drenica ka zyrtarizuar një nga ndryshimet më të rëndësishme në historinë e klubit duke nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić.

Skuadra kuqezi kanë nënshkruar me ish-lojtarin e Bundesligës dhe emrin e njohur të tij në skenën evropiane të futbollit, i cili ka lënë gjurmë edhe në kampionatin shqiptar.

Ky hap, i prezantuar përmes një komunikate zyrtare, shënon fillimin e një vizioni të ri për klubin drenicas, që synon modernizimin e plotë dhe ngritjen në një nivel të ri profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lëndohet Mbappe, situatë alarmante për Alonson

Published

on

Kylian Mbappé nuk u stërvit me shokët e tij të skuadrës përpara ndeshjes me Manchester Cityn dhe është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. 

Camavinga gjithashtu nuk është në stërvitje , megjithëse mungesa e tij pritej për shkak të problemeve me kyçin e këmbës që ka pasur që nga ndeshja kundër Athletic Bilbaos në San Mamés.

Kjo situatë është alarmante për Xabi Alonson, pasi që në rast të humbjes ka gjasa që Perez të shkarkojë trajnerin./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara