Aktualitet

Adoleshentët në SHBA po preken në masë nga Covid-19

Published

on

Adoleshentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po preken në masë nga Covid-19. Sipas Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollimin e sëmundjeve, niveli më i lartë i rasteve të reja javën e kaluar, ishte mes 16 dhe 17 vjeçarëve.

Muajin e kaluar përhapja më e lartë ishte në grupmoshën 18 deri në 29 vjeç. Vatra e re mes adoleshentëve vjen teksa shumë nxënës amerikanë kanë nisur të kthehen në shkolla.

Ndërkohë, mbi 100 mijë njerëz janë aktualisht të shtruar në spitale të Shteteve të Bashkuara për shkak të Covid-19. Kjo shifër është dyfish më e lartë se në gushtin e kaluar.

“Varianti Delta po prek spitalet në mënyra që ne nuk e kemi imagjinuar dhe efektet që po shkakton në sistemin shëndetësor janë të paimagjinueshme. Më është dashur të kthej pas një pacient me kancer që kishte nevojë për trajtim emergjent, vetëm për faktin që spitali nuk kishte asnjë shtrat të lirë”, u shpreh mjeku Nite Shparyani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë administruar më tepër se 364 milionë doza të vaksinave anti-covid, sipas të dhënave të raportuara nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

Megjithatë 48.3% e amerikanëve nuk janë imunizuar plotësisht dhe rastet e reja me Covid-19 po rriten ndjeshëm. Florida është shteti më I prekur dhe raporton 80 shtrime në spitale për 100 mijë banorë, ndjekur nga Alabama, Misisipi, Xhorxha dhe Luiziana.

Aktualitet

Anglia merr masa për përballjen e tensionuar me Serbinë

Published

on

Federata Angleze e Futbollit ka dërguar stjuardë në Beograd për ndeshjen e Anglisë me Serbinë e cila zhvillohet nesër në mbrëmje, dhe e cila po ashtu mund të shndërrohet në një përballje të ashpër.

Seksione të stadiumit do të jenë të mbyllura për shkak të sjelljeve raciste në një ndeshje të mëparshme, ndërsa telashet shpërthyen para përplasjes mes dy vendeve në Kampionatin Evropianin verën e kaluar në Gelsenkirchen.

Nga ajo ndeshje dhe përplasjes, shtatë serbë u arrestuan.

Anglia ka shitur të gjitha 2,500 biletat e saj dhe priten edhe qindra tifozë të tjerë pa bileta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Santos nuk është më trajner i Azerbajxhanit

Published

on

Azerbajxhani ka ndërprerë kontratën e trajnerit të ekipit kombëtar Fernando Santos me pëlqim të ndërsjellë, tha të hënën federata e futbollit të vendit (AFFA), disa ditë pas humbjes 5-0 ndaj Islandës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ka shkruar Reuters.

Santos, i cili më parë e udhëhoqi Portugalinë drejt fitores në Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, ka mbetur pa fitore në 11 ndeshje që kur mori drejtimin e Azerbajxhanit në qershor 2024, ndërsa pësoi nëntë humbje.

Azerbajxhani pësoi pesë gola brenda gjysmë ore loje, ndërsa u shkatërrua nga Islanda në ndeshjen e tyre të parë të Grupit D në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të premten.

Ayxan Abbasov, trajneri i ekipit U21 të vendit, do të jetë në krye kur Azerbajxhani të përballet me Ukrainën në ndeshjen e tyre të radhës kualifikuese për Kupën e Botës të martën, shtoi AFFA.

Mes kandidatëve për të zëvendësuar Santosin është edhe italiani Gianni De Biasi, i cili ka drejtuar më parë Azerbajxhanin nga korriku 2020 deri në nëntor 2023. Gjatë periudhës së tij, De Biasi grumbulloi 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje në 39 ndeshje, me 34 gola të shënuar dhe 56 të pësuar./S.K/Reuters/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikueset e Eurobasket 2029

Published

on

Në Raundin e Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029, Kosova ka mësuar kundërshtarët, ku dardanët do të ballafaqohen me Shqipërinë dhe Sllovakinë.

Dardanët janë shortuar në Grupin C dhe raundi i Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029 zhvillohet në kryeqytetin letonez, Riga.

Raundi do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Kualifikimet do të jenë katër kombëtare, tre fitueset e grupeve si dhe vendi i dytë më i mirë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë të gjatë në ndeshje

Published

on

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm për klubin italian dhe Kosovën pas një lëndimi të marrë gjatë ndeshjes Zvicër–Kosovë.

Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Pas testeve të kryera, Rrahmani do të kthehet në Itali për kontrolle të mëtejshme, por tashmë flitet për një mungesë prej të paktën një muaji.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Nëse ky parashikim konfirmohet, ai mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjet e Napolit ndaj Fiorentinës, Manchester City-t, Pizës, Milanit, Sportingut dhe Xhenovës, shkruan ‘Sport Mediaset’.

Napoli dhe stafi mjekësor po ndjekin nga afër gjendjen e mbrojtësit, duke shpresuar që rikuperimi i tij të shkojë sipas planit dhe të mos ndikojë në formën e skuadrës në javët e ardhshme./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara