Lajmet

​Admirali i NATO-s: Ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment

Published

on

Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet dhe se një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik. Kështu u shpreh ai pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, ku ai foli për situatën në veri dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në vend. Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate Napoli u pyet edhe lidhur me shqetësimet e ngritura nga autoritetet vendore për 48 bazat ushtarake të vendosura përreth kufirit me Serbinë.

Në konferencë për media pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, admirali i NATO-s u shpreh se mandati i KFOR-it në Kosovë është për një mjedis të sigurtë, për çka shtoi se ka sfida të vazhdueshme.

“Pra, mandati i KFOR-it është të ruajë një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet këtu në Kosovë. Ka sfida të vazhdueshme për këtë, disa janë të brendshme dhe disa janë ndërkombëtare. Dhe KFOR-i punon për të kuptuar dhe përjashtuar efektivitetin e tyre”, u shpreh ai.

Admiral Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet për shkak se mund të shkaktojë rrezik.

“Politika e NATO-s mbi urën është që të mos hapet në këtë moment dhe se ajo duhet t’i nënshtrohet dialogut ndërmjet palëve të interesuara. Është një çështje politike në këtë pikë dhe jo një çështje ushtarake. Dhe arsyeja pse nuk do të jetë e hapur tani është për shkak të gjasave që mund të shkaktojë rrezik për mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë”, deklaroi ai para mediave.

Më tej, theksoi se forcat e sigurisë kanë qenë transparente për aktivitetet e tyre me KFOR-in.

“KFOR-i mban linja të hapura komunikimi me të gjitha forcat e sigurisë në zonë për të kuptuar se cilat janë aktivitetet e tyre, dhe organizatat e sigurisë kanë qenë transparente dhe komunikimet e tyre në KFOR. Dhe kështu në këtë kohë, ne nuk shohim ndonjë shqetësim duke pasur parasysh transparencën që ekziston me KFOR-in”, theksoi ai më tej.

Në pyetjet e gazetarëve, admirali i NATO-s theksoi se çdo gjë që lidhet me armatime më të avancuara për FSK-në bëhet në baza dypalëshe jashtë sferës së NATO-s.

“Mandati i KFOR-it nuk është të punojë me ngritjen e kapaciteteve me FSK-në, është një organizatë e veçantë e NATO-s që e bën këtë. Në baza bilaterale, disa vende punojnë me FSK-në dhe kjo është jashtë sferës së NATO-s dhe KFOR-it. Dhe ajo organizatë tjetër e NATO-s punon vetëm për mbrojtjen civile. Çdo gjë që lidhet me armatimet më të avancuara bëhet në baza dypalëshe jashtë sferës së NATO-s”, tha admirali i NATO-s.

Sa i përket deklaratave të krerëve të shtetit për 48 bazat ushtarake të vendosura nga Serbia përreth kufirit, ai deklaroi se ekzistojnë grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon.

“Siç e përmenda edhe më parë, KFOR-i mban komunikim të hapur dhe transparent me organizatat e sigurisë në rajon. Dhe me këtë ata janë në gjendje të kuptojnë aktivitetet që po kalojnë, dhe nuk ka shqetësime me ato organizata në këtë moment në këtë kohë. Të ndara nga organizatat e duhura të sigurisë kombëtare, ekzistojnë grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon, padyshim që është jashtë sferës së operacionit të një shteti, dhe është gjithashtu në fushën e zbatimit të ligjit dhe KFOR-i nuk vepron në fushën e zbatimit të ligjit. Por për sa i përket organizatave të sigurisë shtetërore, ne kemi transparencë dhe besim në ato komunikime dhe mirëkuptim”, deklaroi ai në konferencë për media.

Mandati i KFOR-it, siç tha ai, është për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për lëvizje të lirë të të gjitha komuniteteve. Admirali i NATO-s theksoi se ka pasur një ndërveprim të gjerë mes KFOR-it dhe popullatës serbe në Kosovë, për çka shtoi se ka pasur qëllim të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të qetë, të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara