Aktualitet

Administrata Biden nën trysni për të lehtësuar kufizimet mbi COVID-in

Published

on

Përballë trysnisë në rritje për të lehtësuar kufizimet lidhur me pandeminë, Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po bënte plane për një fazë më lehtësuese në raport me kufizimet në nivel kombëtar. Por shtetet që e kanë humbur durimin, mes tyre Nju Jorku që drejtohet nga një guvernatore demokrate, e kanë bërë të qartë se nuk do të presin Uashingtonin ndërsa irritimi publik po rritet.

Guvernatorja Kathy Hochul njoftoi se Nju Jorku do t’i japë fund urdhrit mbi vendosjen e detyruar të maskave në shumicën e ambienteve publike të brendshme, por ai do të vazhdojë të jetë në fuqi për shkollat. Autoritetet e shtetit të Ilinoisit njoftuan të njëjtën gjë.

Në fillim të kësaj jave, Nju Xhjersi, Konektikati dhe Dellaueri bënë publike plane për t’iu bashkuar atyre shteteve që kanë hequr ose nuk kanë pasur kurrë urdhra në fuqi, për mbatjen e maskave në shkolla. Shteti i Masaçusetsit do të ndjekë shembullin në fund të këtij muaji. Të gjitha këto shtete, përveç Masacusetsit, drejtohen nga guvernatorë demokratë.

Presidenti Biden, i cili ka premtuar prej kohësh të ndjekë shkencën në përballjen me pandeminë, duket ‘i rrethuar’, ndërsa pret udhëzime të reja nga zyrtarët federalë të shëndetësisë, të cilët deri më tani vazhdojnë të rekomandojnë që pothuajse të gjithë amerikanët të mbajnë maska në shumicën e ambienteve të brendshme.

Duke i dalë në mbrojtje Presidentit Biden, sekretarja e Shtypit Jen Psaki pranoi se njerëzit janë të lodhur nga maskat, por shtoi se administrata po ndjek këshillat e ekspertëve të cilët siç tha, mbështeten tek provat shkencore.

Kjo gjë nuk lëviz me shpejtësinë e politikës, por me shpejtësinë e të dhënave”, tha ajo.

E ndodhur qartësisht nën trysni, Shtëpia e Bardhë për herë të parë pranoi se po bën plane mbi këtë çështje, dhe tha se po zhvillohen diskutime private, për të hartuar masa që e largojnë vendin nga faza e emergjencës lidhur me pandeminë në të cilën ndodhet aktualisht.

Koordinatori federal mbi COVID-19 Jeff Zients tha se zyrtarët po konsultohen me drejtuesit shtetërorë dhe lokalë si dhe zyrtarë të shëndetit publik mbi hapat e ardhshëm të mundshëm. Por ndërsa guvernatorët dhe zyrtarët lokalë po ushtrojnë trysni për udhëzime më të qarta federale për lehtësimin ose dhënien fund të kufizimeve, disa shtete, qytete e borde shkollash po miratojnë politika që ndryshojnë gjerësisht nga ato që janë në fuqi, nga një vend në tjetrin.

Po punojmë lidhur me këto udhëzime, por nuk kemi mbërritur ende në fund“, tha drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Dr. Rochelle Walensky në një telekonferencë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Shtëpia e Bardhë nuk ofroi asnjë afat kohor për rishikimin e udhëzimeve apo se çfarë pritet të rekomandojë. Disa kritikë nuk e shohin këtë si një gjë të mirë.

I pyetur nëse Presidenti Biden është ose jo në dijeni të asaj që po ndodh në vend, zonja Psaki i doli në mbrojtje duke shtuar se “qeveria federale, ka përgjegjësinë të mbështetet tek të dhënat shkencore dhe ekspertët e mjekësisë”.

E pyetur se cilat udhëzime duhet të zbatojnë amerikanët; rregullat më pak kufizuese shtetërore ose lokale apo udhëzimet më të rrepta federale, zonja Psaki përsëriti këshillën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, që këshillon çdo amerikan të ndjekë udhëzimet e CDC-së.

Por Guvernatorja e Nju Jorkut Hochul e të tjerë, duket se nuk po presin. Ata po i japin fund ose lehtësojnë shumë urdhra kufizues. Megjithatë shteti i Nju Jorkut do të vazhdojë të mbajë në fuqi urdhrin për mbatjen e detyruar të maskave në shkolla dhe objekte shëndetësore.

Duke pasur parasysh infeksionet në rënie, rënien e numrit të shtrimeve në spital, kjo është arsyeja pse ndihemi rehat ta bëjmë këtë gjë, duke filluar nga nesër“, tha zonja Hochul të mërkurën.

Edhe aleatët e administratës kanë argumentuar se Presidenti Biden duhet të paktën të përcaktojë një udhërrëfyes për t’iu kthyer normalitetit.

Por ndihmësit e tij thonë se ai ka patur mëdyshje, pjesërisht për shkak të një deklarate të tij verën e kaluar kur njoftoi “pavarësinë nga virusi”, gjatë një fjalimi me rastin e ditës së pavarësisë së vendit, çka rezultoi e parakohshme përballë variantit Delta e më pas atij Omicron.

Megjithatë, tashmë rastet dhe shtrimet në spital si pasojë e COVID-19 kanë rënë ndjeshëm, pasi shënuan kulmin në fillim të këtij viti, mes përhapjes së variantit shumë të transmetueshëm atij Omicron. Tashmë pjesa dërrmuese e amerikanëve janë vaksinuar dhe kanë marrë përforcues që garanton më shumë efektivitet ndaj virusit.

Megjithatë, më shumë se 2,000 njerëz po vdesin çdo ditë në vend si pasojë e COVID-it dhe brenda administratës ka zëra kundër heqjes dorë nga kufizimet ndërsa numri i vdekjeve vazhdon të jetë i lartë.

Continue Reading

Lajmet

OKB paralajmëron se konflikti në Lindjen e Mesme paraqet rreziqe të mëdha globale

Published

on

By

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Turk, ka paralajmëruar se lufta ka krijuar një situatë “jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të paparashikueshme”.

“Ky konflikt ka një fuqi të paparë për të zënë në grackë vendet përtej kufijve dhe në të gjithë botën”, tha ai.

Turk tha se shtetet në Lindjen e Mesme ishin pranë një “katastrofe të plotë”, ndërsa luftimet po i afrohen muajit të fundit, duke vrarë më shumë se 2,000 njerëz në të gjithë rajonin dhe duke shkaktuar çrregullime të mëdha globale në tregjet e energjisë.

“E vetmja mënyrë e garantuar për ta parandaluar këtë është t’i jepet fund konfliktit, dhe unë i bëj thirrje të gjitha shteteve, dhe veçanërisht atyre me ndikim, të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta arritur këtë.” /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Krusha e Madhe: 26 vite pritje, 26 vite qëndresë mbi hirin e krimeve serbe

Published

on

By

Sot mbushen plot 26 vite nga nisja e njërës prej masakrave më tronditëse të luftës së fundit në Kosovë, ajo e Krushës së Madhe, ku makineria vrastare serbe la gjurmë të pashlyeshme dhimbjeje dhe tmerri.

Më 25 mars të vitit 1999, vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake rrethuan fshatin dhe për tri ditë me radhë ushtruan terror dhe vrasje mbi popullatën civile të pambrojtur.

Gjatë kësaj periudhe të përgjakshme, u vranë dhe u masakruan mizorisht 241 banorë, në mesin e të cilëve shtatë fëmijë dhe pesë gra, ku njëra prej tyre ishte shtatzënë.

Nga ky ferr i vërtetë arritën të mbijetojnë me lëndime të rënda vetëm 25 persona, ndërsa fati i 64 të tjerëve vazhdon të mbetet i pazbardhur edhe sot e kësaj dite, duke e mbajtur hapur plagën e ankthit për familjarët që ende presin një përgjigje.

Ndonëse ngjarjet tragjike në Krushë të Madhe ishin pjesë qendrore e aktakuzës në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit dhe krerëve të tjerë serbë, drejtësia për banorët ka mbetur në gjysmë të rrugës, pasi deri më tani asnjë proces gjyqësor nuk ka dënuar drejtpërdrejt ekzekutorët që kryen këto krime në terren.

Për këtë fshat të Rahovecit, i cili pas luftës u bë simbol botëror i qëndresës përmes forcës së grave të tij, dhimbja mbetet po aq e freskët sa në marsin e vitit 1999, ndërsa kërkesa për llogaridhënie dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve mbetet thirrja kryesore që ushton në çdo përvjetor mbi varret e martirëve.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi vajzën e tij në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime.

Ndërsa më vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njëditor.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur procedurat hetimore për veprën penale -Hetim mbi vdekjen për një shtetas të huaj i cili ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dje.

Sipas raportit të policisë viktima ishte i hospitalizuar nga 9 marsi 2026 në QKUK.

Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara