Lajmet

Abdixhiku: Qeveria nuk po i përgjigjet SHBA-së për projektin e furnizimit me gaz

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për qasjen ndaj administratës Biden.

Abdixhiku mbrënë në emisionin “Rubikon” ka thënë se qeveria po refuzon t’u përgjigjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projektin rajonal të furnizimit me gaz.

“Ka një përplasje në heshtje që do të shpërthejë shumë shpejt për çështjen e gazit, unë jam njoftuar drejtpërdrejtë, do të bëhet publike shumë shpejt, nuk ka përgjigje në kërkesën e SHBA-së për prurjen e gazit në Kosovë, që është një politikë strategjike amerikanë për rajon, jo vetëm për Kosovë por për rajon dhe Qeveria e Kosovës i mbanë në stand by”, tha Abdixhiku.

“Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive, do të bëhet çështje në Kosovë, patjetër SHBA-ja ka fonde në Kosovë, ka mjete të dedikuara për Kosovën, ka projekte multi-milionëshe në sektorin e energjisë që pret nga qeveria e Kosovës për të dhënë përgjigje pozitive. Kjo është strategjikisht e gabuar, e tmerrshme si orientim, e pafalshme për Kosovën nëse ndodhë një përplasje e tillë, ose një mos koordinim i tillë”, shtoi kryetari i LDK-së.

Sipas udhëheqësit të LDK-së, partia në pushtet nuk ka plan për ecjen strategjike me SHBA-të.

“Ne nuk jemi duke e përfshirë asetin tonë më të madh, kjo është administrata më pro kosovare që kanë pasur SHBA-të ndonjëherë. Ka mungesë serioze të dëshirës për të pasur SHBA-të të përfshirë këtu, jo në përmasën e bastardizimit që i kemi bërë amerikanët  tash e një kohë në Kosovë, që çdo zyrtar amerikan ta lartësojmë e ta bëjmë hyjnor, por po flas për presidentin e SHBA-së me relacione familjare individuale, me një njeri që është marr me çështjen e Kosovës tash e 30 vjet e me siguri me administratën e fundit që ka memorie të gjallë për çështjen e Kosovës, besoj se këtë duhet shfrytëzuar”, u shpreh ai.

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara