Kulturë

A po rikthehet Wendy Williams në botën e televizionit?

“The Wendy Williams Show” do të përfundojë zyrtarisht në qershor.

Published

on

Sipas burimeve të PageSix, moderatorja shumë e njohur, Wendy Williams nuk do të kthehet në emisionin e saj këtë vjeshtë.

Si fillim, theksojnë profesionistët e televizionit, kompania e prodhimit, Debmar-Mercury, nënshkroi një marrëveshje me Sherri Shepherd për të marrë përsipër kohën e Williams.

“Ajo nuk ka qenë në gjendje të punojë vazhdimisht… Ajo nuk kishte kapacitetin mendor dhe fizik për të drejtuar emisionin e saj”, sipas burimeve të PageSix. “[Debmar] donte që ajo të kthehej më shumë se kushdo. Ata do të donin që ajo ta përfundonte këtë kapitull”.

“The Wendy Williams Show” do të përfundojë zyrtarisht në qershor./UBTNews/

Kulturë

Dy ikonat e letërsisë për fëmijë nderohen nga Posta e Kosovës

Published

on

Në kuadër të temës “Personalitete të shquara” dhe në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të ri pullash postare, i dedikuar dy prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe për fëmijë: Rifat Kukajt dhe Ymer Elshanit.

Rifat Kukaj (1938–2005) ishte mësues, poet dhe dramaturg, i njohur për stilin e thjeshtë, por të ngarkuar me emocione dhe simbolikë.

Ai krijoi një botë të veçantë letrare për fëmijët, duke lënë pas vepra të paharrueshme si: “Xhuxhi nga Taxhuxhi”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Bardhi e Mirushja”, “Rrasa e zogut”, “Shkrepi i diellit”, “Vjollca magjike” dhe shumë poezi të tjera.

Ymer Elshani (1948–1999) ishte poet, prozator dhe kritik letrar, i cili krijoi edhe në fushën e letërsisë për fëmijë, duke sjellë një botë të pasur imagjinare dhe ide të ndjeshme.

Ndër veprat e tij më të njohura renditen: “Çka ëndërrojnë lulet”, “Plaku me violinë”, “Unaza magjike”, “Ndodhitë e hundëkarotës” dhe “Guri i çmueshëm”. Ai u nda nga jeta si martir gjatë luftës në Kosovë, ndërsa pas përfundimit të saj, e bija, Teuta Elshani, botoi disa nga dorëshkrimet e tij të mbetura.

Ky emision i ri i pullave postare vjen si një nderim për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në letërsinë për fëmijë dhe për pasurimin e kulturës shqiptare.

 

 

Continue Reading

Kulturë

Muzeu më i ri i arteve në Almaty hap dyert për publikun

Published

on

Muzeu i Madh i Arteve në Almaty ka hapur dyert në kryeqytetin e Kazakistanit, duke shënuar një moment të rëndësishëm për jetën kulturore të rajonit.

I themeluar nga biznesmeni dhe filantropi Nurlan Smagulov, muzeu prezantohet si një qendër e re e rëndësishme për artin bashkëkohor, raporton Euronews.

Brenda tij ekspozohen mbi 700 vepra nga Kazakistani dhe vendet e Azisë Qendrore, të shoqëruara me punime të artistëve ndërkombëtarë.

Me një gamë të gjerë mediash e zhanresh, muzeu synon të kthehet në hapësirë dinamike për krijimtarinë e dialogun artistik.

Ndërtesa e muzeut, e vendosur pranë vargmaleve Tian Shan, është një vepër arti më vete.

E projektuar nga studioja britanike “Chapman Taylor” dhe e ndërtuar për tre vite, struktura prej 10.600 metrash katrorë përbëhet nga dy krahë të ndërthurur: një prej guri Jura dhe një tjetër prej alumini, simbolizim i peizazhit malor dhe mjedisit urban të Almatit.

Instalacionet e mëdha jashtë ndërtesës u japin vizitorëve një shije të përvojës që do t’i presë brenda.

Hapja e muzeut shoqërohet me dy ekspozita të rëndësishme.

E para, “Qonaqtar” (Të Ftuarit), fokusohet tek artistët e viteve 1960, duke paraqitur kulturën nomade, ritualet e përditshme, festat tradicionale dhe ndikimin e kufizimeve sovjetike mbi trashëgiminë artistike të rajonit.

Një nga veprat kryesore është fotografia “On Virgin Soil. Lunchtime” Salikhitdin Aytbayev, trajton fushatën sovjetike për kultivimin e stepës.

Ekspozita e dytë është retrospektiva e Almagul Menlibayeva “I understand everything” (Unë kuptoj gjithçka). Artistja multidisiplinare përzien mite euraziatike, imazhe shamane e realitete postsovjetike, duke i kushtuar vëmendje identitetit, kujtesës dhe rezistencës kulturore.

Muzeu ofron hapësira të dedikuara për artistë si Richard Serra, Anselm Kiefer, Yayoi Kusama dhe Bill Viola, duke krijuar dialog të natyrshëm mes skenës vendore dhe asaj globale. Instalacionet madhështore, ambientet imersive dhe përdorimi i materialeve të ndryshme u ofrojnë vizitorëve një përvojë të thellë, reflektuese dhe bashkëkohore.

Me hapjen e tij, Muzeu i Madh i Arteve synon të kthehet në qendër të gjallë arti dhe dialogu në zemër të Azisë Qendrore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Si të parandaloni ndryshkun te aksesorët tuaj?

Published

on

Aksesorët përdoren shumë nga gratë dhe vajzat pasi ato i bëjnë ato të duken të bukura dhe me plotë stil. Por, pos kësaj ato kanë një hall me aksesorët e tyre, pasi shumë shpejtë iu ndryshken dhe iu dëmtohen.

Kështu kjo i bënë ato të brengosen më shumë dhe të harxhojnë më shumë para në aksesorë.

Për të eliminuar, duhet të së pari t’i vendosni në vende të sigurta jo në çanta nga plastika apo edhe në varëse metali.

Më shumë preferohet që t’i vendosni në hapësira nga druri, pos kësaj nuk preferohet që kur bartni aksesorë të vendosni parfum, krem apo edhe sprej të flokëve, kjo për shkak se alkooli ato i bënë të ndryshken.

Nëse i praktikoni këta hapa aksesorët e juaj do t’i mbijetojnë kohës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Elbasani, qendër e artit me Koloninë e Piktorëve 2025

Published

on

Elbasani mirëpret edhe këtë vit Koloninë e Piktorëve “Skampis 2025”, një aktivitet që bashkon artistë të njohur nga e gjithë Shqipëria për të përçuar përmes penelit atmosferën, historinë dhe shpirtin e qytetit.

Me tematikën “Elbasani turistik nën gjurmët e penelit”, kolonia synon të promovojë qytetin si një destinacion kulturor dhe artistik, duke evidentuar bukuritë natyrore, monumentet historike dhe karakterin urban të tij.

Në këtë edicion marrin pjesë piktorët: Agron Polovina, Alion Cano, Buron Kaceli, Dashnor Kulolli, Emirjona Stasi Nako, Edi Kojani, Elmal Baboci, Fatmir Dardha, Gazmend Leka, Gazmend Kafa, Helidon Haliti, Sadik Kasa, Nasuf Myftari, Nikolin Ivani, Kudret Durollari, Romeo Kallco, Sefedin Stafa, Vanjgo Vasili, Zaim Elezi dhe Kristjan Zara.

Artistët po realizojnë veprat e tyre në pika të ndryshme të qytetit, nga kalaja dhe rrugicat karakteristike deri tek peizazhet natyrore përreth, duke pasqyruar identitetin unik të Elbasanit.

Ekspozita përmbyllëse do të mbahet sot në mbrëmje në hollin e Teatrit “Skampa”, ku publiku do të ketë mundësinë të shohë të gjitha krijimet e realizuara gjatë kolonisë.

Kolonia e Piktorëve “Skampis 2025” dëshmon përkushtimin e Bashkisë Elbasan për të mbështetur artin dhe kulturën, duke forcuar pozicionin e qytetit si një qendër e rëndësishme kulturore në Shqipëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara