Muzikë

A po ribashkohen Spice Girls?

Published

on

Këngëtarja Mel C lë të kuptohet se Spice Girls mund të ribashkohen.

Spice Girls, të cilat performuan për herë të fundit në 2019, mund të kthehen në skenë, sipas sugjerimeve të hedhura nga një prej anëtarëve të saj, Melanie Chisholm, e njohur më mirë si Mel C.

Këngëtarja 47-vjeçare, e cila u paraqit në Goodmorning e ITV në Britani më 18 qershor, tha për turneun e tyre të suksesshëm të ribashkimit dy vjet më parë: “Ishte shumë më mirë sesa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë. Dhe ne do të ishim budallaqe, nëse nuk do të donim t’a bënim përsëri. “

The Spice Girls u formuan në 1994 me pesë anëtarë – Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell, Melanie Brown dhe Victoria Beckham – dhe bënë të famshme me hitin e tyre Wannabe po atë vit.

Të njohur për përkrahjen e Girl Power, ato patën sukses masiv global me hite të tjera si 2 Become 1 dhe Spice Up Your Life dhe janë një nga grupet muzikore më të njohura të vajzave të të gjitha kohërave.

Katër nga Spice Girls u ribashkuan për një turne në Britani dhe Irlandë në vitin 2019. Beckham kishte refuzuar të merrte pjesë.

Herën e fundit që Beckham ndau një skenë me anëtarët e tjerë ishte në 2012 në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër.

Chisholm shtoi se ajo ishte “gjithmonë pro” për një turne tjetër ribashkimi dhe se ato do të donin të performonin në Azinë Jug-lindore dhe Australi.

Të gjithë anëtarët vazhduan të ndjekin karrierë solo pas ndarjes së tyre në 1998, kur Halliwell njoftoi se ajo do të largohej në mes të turneut të tyre botëror.

Kulturë

​Christina Aguilera vesh fustanin ikonik të Versace 20 vjet më vonë

Published

on

22 vjet pas fushatës ikonike të Versace për vjeshtën 2003, Christina Aguilera është rikthyer në mënyrë magjepsëse duke u shfaqur me të njëjtin stil në premierën londineze të “Burlesque: The Musical”.

Me një fustan pa rripa, korse të kryqëzuar dhe fund me volane, ajo e kompletoi pamjen me çizme të zeza të gjata dhe buzë të errëta, ndërsa flokët biond platin i la të rrjedhin natyrshëm si një homazh i qartë për dukjen e dikurshme.

Këngëtarja e “Genie in a Bottle”, producente e shfaqjes skenike të filmit të vitit 2010 ku luajti me Cher, riktheu jo vetëm stilin, por edhe frymën krijuese. Donatella Versace, e cila e zgjodhi atë për fushatën e vitit 2003, u shpreh: “Zëri i saj është i jashtëzakonshëm. Doja të ishim mikesha, kjo ishte më e rëndësishmja”.

Christina tha atëherë se ishte e emocionuar për të eksploruar një fushë të re, dhe ky vizion i saj vazhdon: “Jam më e përqendruar se kurrë në atë që dua të bëj”, tha ajo për Vogue.

 

Continue Reading

Magazinë

Mariah Carey publikon emrin e albumit të ri

Published

on

Mariah Carey ka publikuar emrin e albumit të ri, “Here For it All”.

“Jam e lumtur që më në fund publikova emrin e albumit të ri. Jam munduar ta fsheh për shumë gjatë! Jemi gati dhe mezi po pres që ta dëgjoj”, shkroi ajo.

Ditë më parë ka ndezur entuziazmin e fansave me paralajmërimin se më 21 korrik, zbulon detajet e albumit të saj, që do të jetë i 16-ti në karrierë.

56-vjeçarja ka publikuar një video në rrjet, ku kujtonte albumet e saj që nga debutimi më 1990 e deri te albumi “Caution” i vitit 2018.

Videoja mbyllej me “MC16, Njoftimi nesër”, në InstaStory shtoi mbishkrimin që tregonte “19:06:42”, referencë misterioze që ka ngjallur spekulime, shkroi FemaleFirst. Një ditë më parë, kishte ndarë një fragment nga “Sugar Sweet”, duke e shoqëruar me video ku shihej duke përgatitur ëmbëlsirë në kuzhinë.

Përveç albumit të ri, Carey po shënon edhe suksese të reja me muzikën e saj të mëparshme. Hiti i saj i vitit 1995, “Fantasy”, ka kaluar mbi 500 milionë dëgjime në Spotify. Kënga, e cila qëndroi tetë javë në vendin e parë në SHBA, ishte edhe e para nga një artiste femër që debutoi direkt në krye të toplistës “Billboard Hot 100”, një arritje që më parë e kishte realizuar vetëm ylli, Michael Jackson, me këngën “You Are Not Alone”.

“Shumë njerëz nuk mendonin që duhet ta bëja atë këngë. Pyesnin: ‘Pse do punosh me O.D.B.?’ Sepse nuk e kuptonin që ishte zgjedhja ime. Sidoqoftë, ajo përfundoi duke qenë një nga këngët e mia më të mëdha, më të dashura”, ka thënë Carey në muajin qershor, e habitur nga ndikimi i vazhdueshëm i këngës.

Deri më tani, katër këngë të Mariah Carey kanë kaluar shifrën e 500 milionë dëgjimeve në Spotify:

All I Want For Christmas Is You (1994) – mbi 2 miliardë dëgjime,

We Belong Together (2005) – mbi 777 milionë,

Obsessed (2009) – afro 600 milionë dhe tani, Fantasy (1995).

Continue Reading

Kulturë

Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjneshën në Fron” dhe mirënjohje të veçantë

Published

on

Artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, i është dorëzuar sot çmimi “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.

Ceremonia është mbajtur në kryeqytet, ku kryetari Përparim Rama ia ka ndarë gjithashtu një mirënjohje të veçantë.

Në mirënjohje thuhet: “I pakompromis që nga tingulli i parë – një zë që i flet kohës. Me stilin dhe shpirtin tënd, frymëzove breza. Fjalët e tua s’ishin thjesht – ishin zemër. Kultura shqiptare mban gjurmën tënde të pashlyeshme. Prishtina të njeh, Kosova të këndon”.

Koncerti zhvillohet në Pallatin e Rinisë më 19 korrik dhe përveç krijimtarisë tashmë të njohur, Rexhepagiqi do të interpretojë këngët e reja si: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.

Armend Rexhepagiqi është autor i shumë hiteve të pavdekshme të muzikës shqipe dhe një nga emrat që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në tekstet dhe këngët e qindra artistëve ndër vite. /Telegrafi

Continue Reading

Kulturë

Jessie J drejt rikthimit televiziv pas mastektomisë së suksesshme

Published

on

Jessie J po përgatitet për një rikthim emocional në televizion, vetëm pak javë pas një mastektomie të suksesshme pas diagnostikimit me kancer të gjirit.

Këngëtarja britanike 37-vjeçare pritet të shfaqet në një episod të veçantë të “Strictly Come Dancing” në muajin shtator, duke shënuar daljen e saj të parë publike pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Burime pranë produksionit të BBC-së kanë bërë të ditur se drejtuesit janë të entuziazmuar për pjesëmarrjen e saj, ndërsa Jessie është e përqendruar te shëndeti dhe rikuperimi i saj, por ndihet e emocionuar për t’u rikthyer në skenë, shkruan DailyMail.

Paralelisht, ajo është konfirmuar edhe për një performancë në festivalin “Radio 2 In The Park” në Chelmsford po në shtator.

Rikthimi i Jessie J pritet të jetë një moment i fuqishëm dhe frymëzues për publikun, pasi ajo jo vetëm që po sfidon kancerin me guxim, por edhe po kthehet në skenë me një mesazh të fortë për shpresën, forcën dhe qëndrueshmërinë

Continue Reading

Të kërkuara