Lajmet

A mund ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA vota e të rinjve?

Published

on

Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara kanë parë një valë entuziazmi dhe mbështetjeje të votuesve, veçanërisht në mesin e votuesve të rinj. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh njofton për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin zgjedhor, një grup votuesish i cili historikisht ka pasur pjesëmarrje të ulët në votime.

Një grup në rritje votuesish në Shtetet e Bashkuara janë të rinjtë që mund të luajnë një rol kyç në zgjedhjet e përgjithshme të këtij nëntori. Ata madje mund të ndihmojnë në zgjedhjen e gruas së parë presidente në historinë e Amerikës … nëse dalin të votojnë.

“Arsyet pse të rinjtë kanë dyshime nëse duhet të votojnë në këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejt me zhgënjimin e tyre me mënyrën se si po punon qeveria. Ata janë të zhgënjyer se ndryshimi në komunitetet e tyre nuk po ndodh me shpejtësinë e duhur”, thotë Rudy Garret nga Aleanca për Veprim Rinor.

Ajo që rriti entuziazmin e votuesve të rinj ishte emërimi i Nënpresidentes Kamala Harris si kandidate e demokratëve.

“Entuziazmi tek të rinjtë për të votuar u rrit për 5%, brenda natës”, thotë Nick Ahamed zëvendësdrejtor i ‘Priorities USA, një organizatë që mbështet Partinë Demokrate.

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Celeste Galvez është një nga ato që ndihet e mbushur me energji.

“Në fillim nuk kisha planifikuar të votoja. Por tani që Presidenti Joe Biden është tërhequr dhe Kamala kandidon, unë jam e entusiazmuar për mundësinë që të kemi gruan e parë presidente. Tani jam e entusiazmuar për çështjet politike”, thotë Celeste Galvez.

Kjo rritje entuziazmi ka nxitur rritjen në regjistrimin e votuesve të rinj.

Organizata ‘Vote.org’ njoftoi se mbi 100 mijë individë janë regjistruar brenda shtatë ditëve pas njoftimit të Presidentit Biden për tërheqje nga gara për t’u rizgjedhur.

Rreth 85% e këtyre votuesve të rinj janë të moshës nga 18 deri në 34 vjeç.

Gara për president megjithatë mbetet e ngushtë dhe ka një numër po ashtu të lartë, veçanërisht të djemve të rinj, të cilët favorizojnë ish Presidentin Donald Trump, kandidatin republikan për President.

“Shumë prej tyre nuk e shohin ekonominë amerikane të jetë e dobishme për ta. Kur demokratët flasin për vendet e punës që ka krijuar Presidenti Biden , ata nuk e shohin veten brenda asaj kornize”, thotë zoti Ahamed.

Votuesi 26 vjeçar Frankie Russell është njëri prej tyre.

“Mënyra se si mund t’u afrohesh moshatarve të mi është duke folur me ne. Nuk mund të bësh garë si më parë me zotime për ulje taksash, të drejtën për armëmbajtje dhe çështje të besimit fetar. Kjo nuk mjafton. Ne kemi nevojë për zotimin që nuk do të hapen luftra të reja dhe që të mos dërgohen ndihma jashtë vendit, por paratë të investohen këtu”, thotë zoti Russell.

“Zhgënjim nuk do të thotë mungesë interesi. Votuesit e rinj e kuptojnë dhe i kushtojnë vëmendje asaj që ndodh. Ata nuk e shihnin angazhimin e tyre në procesin zgjedhor si mundësi për ndryshimin që e dëshironin. Por, ndryshimi i javëve të fundit padyshim ka krijuar një trajektore të re”, thotë analisti Rudy Garret.

Mbetet për t’u parë nëse kjo trajektore do të përkthehet në pjesëmarrje në votim, por është e qartë se votuesit e rinj nuk mund të injorohen në zgjedhjet e nëntorit./VOA

Vendi

Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Published

on

By

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.

Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.

Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.

Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan

Published

on

By

Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.

Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.

Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.

Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Të kërkuara