Lajmet

‘Another Day’ e Eneos Çarkës: Rrëfimi që ndriçon në Festivalin DokuFest

Published

on

Në edicionin e 23-të të International Documentary and Short Film Festival, DokuFest, që u mbajt në Prizren, Kosovë, filmi dokumentar “Another Day”, i regjisorit Eneos Çarka, është shpallur fitues i prestigjiozit çmimi “Balkan Dox Award”. Ky çmim i jepet veprave që përfaqësojnë me dinjitet dhe inovacion realitetin e Ballkanit përmes kinemasë së filmave dokumentarë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Kosovës, Blendi Gonxhja, ka njoftuar se ky projekt ka përfituar mbështetje financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, duke theksuar kështu rëndësinë e mbështetjes institucionale për zhvillimin e kulturës dhe artit në rajon.

“Another Day” është dokumentari i parë i metrazhit të gjatë i Eneos Çarkës, një vepër që eksploron në thellësi jetën e individëve dhe ngjarjet që formësojnë atë. Filmimi është realizuar kryesisht në Milano dhe Rimini të Italisë, si dhe në disa lokacione në Tiranë dhe Shkodër. Regjisori Çarka ka investuar pesë vjet për të sjellë në ekran një narrativë që ndriçon realitetet e përditshme dhe ndjenjat e ngrohta të njerëzve që portretizon.

Ky çmim është një njohje e rëndësishme për kontributin e Çarkës në kinematografinë e dokumentarëve dhe për angazhimin e tij në paraqitjen e realiteteve të ndryshme me një këndvështrim të ndjeshëm dhe të thellë. “Another Day” do të vazhdojë të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e përditshme dhe kompleksitetet e jetës njerëzore përmes arteve vizuale./UBTNews/

Lajmet

Vritet një person pas një rrahjeje në Dragash, i dyshuari në arrati

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas një rrahjeje që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ndodhi pasi disa persona u përfshinë në një përleshje, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë.

I lënduari u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin është identifikuar, por ndodhet në arrati. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një person pasi ra në një bunar në Gjilan

Published

on

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar në fshatin Dobërqan të Gjilanit.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka rënë në bunar derisa ishte duke e pastruar atë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta nxjerrin viktimën, por ai ishte pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar arrestohen për tentim-vrasje në Prishtinë, dorëzohet arma që dyshohet se u përdor në rast

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të vrasjes së rëndë në tentativë dhe mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, që kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas policisë, dy të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor së bashku me avokatët e tyre mbrojtës. Njëri prej tyre ka dorëzuar një armë zjarri – pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda dy ditësh, pesë persona arrestohen

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje të regjistruara në komuna të ndryshme të vendit, ku pesë persona janë arrestuar, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe në një rast një i mitur është dërguar në strehimore.

Në Prishtinë, një burrë u arrestua pasi dyshohet se sulmoi fizikisht djalin e tij të mitur. Pas trajtimit mjekësor, i mituri u dërgua në strehimore, ndërsa i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Graçanicë, një grua raportoi se ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari u shoqërua në stacionin policor dhe rasti u procedua në procedurë të rregullt.

Në Kaçanik, policia arrestoi një burrë që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua pas një mosmarrëveshjeje. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Në Istog, një person u arrestua nën dyshimin se kishte kanosur dy gra. Pas intervistimit, ai u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Gjakovë, policia arrestoi një të dyshuar në lidhje me një rast të mëhershëm të dhunës në familje. Me urdhër të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut, një burrë u arrestua pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, edhe ai u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara