Kulturë

DokuFest në solidaritet me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, hap DokuKino-n

Filmat do të shfaqen përgjatë tri ditëve të kësaj jave.

Published

on

DokuFest i është bashkuar kampanjës për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Turqi dhe Siri, duke i hapur dyert e kinemasë DokuKino për publikun, që nga nesër, njofton KosovaPress. 100% e të ardhurave nga kontributi për shfaqjen e filmave, do të shkojnë drejt organizatës bamirëse ‘World Central Kitchen’, që shërben ushqime të përgatitura nga shefi i kuzhinës për komunitetet e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe krizave të zgjatura humanitare. Në komunikatën për media bëhet e ditur se filmat do të shfaqen përgjatë tri ditëve (14-16 shkurt) të kësaj jave dhe se do të ketë disa sosh.

“Përgjatë tre ditëve të kësaj jave do të shfaqim një sërë filmash, duke përfshirë dokumentarin e filmbërësit turk Cem Kaya, Love, Deutschmarks & Death, filmat e metrazhit të shkurtër në mes dhe pa vend nga Samir Karahoda, si dhe dy dokumentarë të shkurtër të bërë në shkollën tonë të filmit ‘Future is Here’: Time nga Endri Maloku dhe Dedi nga Blendi Haxhibeqiri”, thuhet po aty.

Orari i shfaqjeve të filmave:

Të martën dhe të mërkurën (14- 15 shkurt), 19:00

Love, Deutschmark & Death (Dashuria, markat, dhe vdekja) – Cem Kaya

‘Love, Deutschmark & Death’ tregon historinë e muzikës së pavarur dhe mjaftë të panjohur të emigrantëve turq dhe fëmijëve e nipave të tyre në Gjermani në një mënyrë plotë jetë, dhe plotë ritëm. Në formën e një dokumentari eseistik, regjisori Cem Kaya e shpie shikuesin e vet në një univers verbues të llojllojshmërisë muzikore. Në një përvojë filmike e cilësisë më të lartë zanore, ai sjell energjinë dhe shpirtin e atyre viteve në jetë.

Të ejten (16 shkurt), 19:00 NË MES / PA VEND / TIME / DEDI NË MES – Samir Karahoda Kosova 2019 — 14′ / Shqip

Vëllezërit dhe bijtë që jetojnë jashtë ndërtojnë shtëpi identike për të shprehur barazinë dhe unitetin në familje. Një portret i prekshëm i familjeve që, për nevoja ekonomike, duhet të jetojnë pjesën më të madhe të jetës të ndarë dhe në kultura që nuk janë të tyret. PA VEND – Sami KarahodaKosova2021 — 15’ / ShqipNë Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur, dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre.

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara