Published
3 years agoon
By
UBT newsNga Charlotte Meyer
Në vitin 2700 Para Krishtit, arkitekti i parë i njohur i historisë, Imhotep, ndërtoi piramidën e Xhozer, e konsideruar si më e vjetra në botë. Gati në të njëjtën kohë, në Siberi po zhdukeshin mamuthët e fundit në planet. Mijëra vite më vonë, kjo specie vazhdon të shkaktojë kuriozitet dhe magjepsje tek njerëzit.
Tani, projektet e reja synojnë ta nxjerrin kafshën parahistorike nga librat e historisë dhe ta rikthejnë në jetë. Kompania australiane e mishit të kultivuar, Vow, i tregoi publikut një qofte gjigante të prodhuar nga qelizat e kopjuara nga një vigan i tillë i leshtë në një laborator. Sipas tyre, ky top proteinik nga e kaluara mund t’i hapë rrugën për ushqimin tonë të së ardhmes. Në nivelin shkencor, ne kemi tashmë aftësi për të rikrijuar specie që janë zhdukur më pak se 1 milion vjet më parë. Colossal Biosciences, një kompani start-up e themeluar në vitin 2021 nga gjenetisti i Universitetit të Harvardit, Xhorxh Çërç, synon të krijojë elefantë gjigantë leshatorë.
Gjenetikët shpresojnë të integrojnë përfundimisht “mamofantin” e tyre në natyrë, sidomos në Parkun Pleistocen, në rajonin ekstrem verilindor të Siberisë. Në këtë park, Sergei Zimov dhe djali i tij Nikita, janë përpjekur prej 25 vjetësh të rikrijojnë tundrën siç ishte disa qindra mijëra vjet më parë gjatë Epokës Akullnajore, me fusha të gjera me bar të populluara nga barngrënës të mëdhenj.
Renat, bizonët dhe drerët, bredhin tani lirshëm në parkun me një sipërfaqe prej 14.400 hektarë. “Me përparimet teknike të viteve të fundit, mundësia e suksesit në projekte të tilla po bëhet gjithnjë e më e besueshme”- thotë Lionel Kavin, paleontolog dhe kurator në Muzeun e Historisë Natyrore në Gjenevë, dhe bashkë–autor i librit “Ringjallja e specieve?” me biologunevolucionar Nadir Alvarez.
Por sado magjepsëse që mund të jetë, kjo ide nuk i lumturon të gjithë. “Teknikisht, nuk mjafton vetëm që të kesh sukses”– thotë Rezhis Debryjn, paleontolog në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore në Paris, për të cilin këto krijesa do të mbeten gjithmonë “pseudo-mamuthë”.
Për të, këto përpjekje nuk marrin parasysh periudhën e pas-zhdukjes. “4 mijë vjet më parë, lagështia e klimës shënoi fundin e mjedisit të kësaj specie. Mamuthi u shfaros sepse u zhduk mjedisi në të cilin kishte lulëzuar për gati 1 milion vite. Si mund të mbijetonte në kushte tëtjera?” pyet ai.
Një specie mbart me vete kujtesën e historisë së saj. Që mamuthi të mbijetojë sot, ai duhet të evoluojë në një mjedis stepe. Megjithatë, siç e thekson studiuesi, gjerësitë e larta të Arktikut përbëhen nga tundra moçalore, të cilat janë shumë të lagështa për këtë kafshë.
“Aty ka një bimësi të ulët që nuk mund të ushqejë popullata barngrënësish të mëdhenj, ndaj do të na duhet t’i ushqejmë vazhdimisht dhe t’i zhvendosnim për të shmangur vdekjen e sigurt. Ideja e rikrijimit të stepës duke risjellë në jetë barngrënësit e mëdhenj, mund të tingëllojë e mrekullueshme në letër, por në realitet përbën një përmbysje të shkakut dhe pasojës” thekson eksperti.
Qëndrueshmëria afatgjatë e specieve të ringjallura, nuk është aspak e sigurt. Përveç kësaj vështirësie mjedisore, shkencëtarët përmendim diversitetin gjenetik të nevojshëm për mbijetesën e kafshës. Sipas Debrujn, ky i fundit nuk është i mundur të krijohet artificialisht. Dhe ashtu si njerëzit, edhe këto kafshë mbështeten në transmetimin e brezave për të mësuarin e tyre. Si jetimë dhe pa një strukturë të vërtetë shoqërore, do të pakësoheshin shanset e tyre për të mbijetuar. “Në këtë pikë, ne të pyesim veten se si do të reagonte një vigan i lindur nga një elefant aziatik. Në këtë aspekt mund të kemi surpriza. Dhe pa kafshët që jetonin përkrah mamuthëve dhe që luajtën një rol të rëndësishëm në fiziologjinë e tyre, sjellja e tyre mbetet e paparashikueshme” shprehet Kavin.
Në përgjithësi, rikthimi i specieve të zhdukura mund të jetë një dhuratë e helmatisur. FlorensBurga, filozofe e specializuar në çështjet e kafshëve dhe drejtoreshë kërkimore në Institutin Kombëtar Francez për Kërkime Bujqësore, Ushqim dhe Mjedis, thotë:”Një specie mbart me vete kujtesën e historisë së saj. Imagjinoni sikur të ringjallim një njeri të species Neandertal. Ai do të ishte krejtësisht i çoroditur, sepse nuk ka kujtesën e gjithë këtij moderniteti, zhvillimi shkencor dhe teknik që formëson imagjinatën tonë, referencat tona, kush jemi ne. Një mamut i ringjallur do të ishte edhe më i çorientuar sesa një luan i futur në kafaz”.
Gjithsesi, themeluesit e Colossal kanë një argument bindës në favor të tyre. Ndërsa ndryshimet klimatike po shqetësojnë gjithnjë e më shumë mendjet e njerëzve, ata pretendojnë se kanë jo vetëm zgjidhjen për t’i dhënë fund zhdukjes së specieve, por edhe që kafsha gjigante ka aftësinë të ngadalësojë shkrirjen e permafrostit, duke kufizuar kështu emetimet e gazeve serrë.
“Toka e përhershme e ngrirë, po shkrihet gjithnjë e më shpejt. Sepse paradoksalisht bora që mbulon këtë zonë vepron si një izolim termik. Kjo e pengon tokën të qëndrojë e freskët. Ideja e Colossal, është që t’i dërgojë këta gjitarë të mëdhenj atje që të ngjeshin borën, në mënyrë që të ngadalësohet shkrirja e permafrostit dhe të reduktohen emetimet e gazit metanit” thotë Kavin.
Që të funksionojë projekti, duhet të rifuten në zonë disa qindra mijëra mamuthë. Ndaj Debrujn e sheh atë si asgjë më shumë sesa si një truk publicitar për të tërhequr financime.
Njerëzit janë përgjegjës për një zhdukje të gjashtë masive. Në 130.000 vjet, më shumë se 2.5 milionë specie janë zhdukur nga bota, me 500.000 vetëm 1500 vitet e fundit.
Duke premtuar se do të rikthejë në jetë kafshët, zhdukjen e të cilave ne mund ta kemi shkaktuar ne, kompania prek një nerv të ndjeshëm. Kjo mund të jetë vërtet zgjidhja për zhdukjen e specieve, por është e vështirë të mos shohësh edhe anë negative.
“Duke u përpjekur të na bëjnë të besojmë se do të zgjidhim problemet e biodiversitetit në këtë mënyrë, ata rrezikojnë të inkurajojmë mosveprimin e përditshëm në aspekte të tjera”–thotë Debrujn. Në vitin 2017, një studim i botuar në revistën shkencore “Nature Ecology & Evolution” vlerësoi se kostoja e ri–futjes së zogut me zile në ishullin Chatham, një zog i zhdukur në Zelandën e Re, është 360.000 dollarë vetëm për vitin e parë.
I njëjti dokument thotë se konvertimi i specieve të zhdukura, do të kërkonte 3-8 herë më shumë para sesa për speciet e kërcënuara. Nga ana tjetër, Colossal krenohet se ka mbledhurderi tani mbi 75 milionë dollarë, falë donatorëve të mëdhenj si Paris Hilton dhe Tomas Tull, ish-kreu i kompanisë së prodhimit të vitit 2018 “Jurassic World:Fallen Kingdom”. Këto shifra ngrenë pikëpyetje mbi prioritetet financiare që i janë dhënë botës së gjallë.
Marrë me shkurtime nga “Worldcrunch” – Bota.al
You may like
Lajmet
MINTI -Kontrollon çmimet e karburanteve në Kosovë
Published
5 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) po i ndjek me kujdes çmimet e karburanteve në të gjithë vendin në Kosovë.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po bën kontrolle të vazhdueshme në terren për të siguruar që çmimet të jenë të drejtë dhe në përputhje me ligjin.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është e përkushtuar, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg,” thuhet në komunikatë.
Kosova importon karburante, prandaj çmimet ndërkombëtare ndikojnë drejtpërdrejt tek çmimet lokale. Ministria paralajmëron se çdo ndryshim i papritur dhe i pabazuar mund të çojë në masa shtesë, duke përfshirë rregullimin e çmimeve dhe kontrolle të shtuar nga Dogana, Inspektorati dhe Administrata Tatimore.
Qytetarët mund të raportojnë çdo problem në numrin pa pagesë 0800 11000 ose përmes e-mailit [email protected].
Rritja e çmimeve të naftës vjen kryesisht si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku ndodhet shumica e prodhimit global të naftës. Sulmet ndaj rafinerive dhe infrastruktures energjetike, si dhe pasiguria për trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit, kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit. Kjo ka çuar që vendet importuese, përfshirë Kosovën, të përballen me çmime më të larta të derivateve të naftës.
Lajmet
Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë
Published
6 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Në vendet e Lindjes së Mesme aktualisht ndodhen 963 shtetas të Kosovës dhe, sipas të dhënave zyrtare, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se informacionet janë siguruar përmes misioneve diplomatike dhe se institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për të përcjellë situatën dhe për të ofruar mbështetje sipas nevojës.
Sipas shifrave të fundit, në Izraeli ndodhen 21 kosovarë, në Arabia Saudite 331, në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 rezidentë dhe 70 turistë, në Katari 75, në Kuvajti rreth 60, në Bahreini 4 dhe në Omani 2.
Ministria bëri të ditur se po punon me autoritetet përkatëse për të siguruar opsione të mundshme evakuimi nëse situata e kërkon. Aktualisht, kufiri tokësor mes Emirateve dhe Omanit mbetet i hapur, ndërsa ekzistojnë edhe disa linja fluturimi nga Rijadi dhe Xheda.
Megjithatë, autoritetet vendore në rajon rekomandojnë që të shmangen udhëtimet deri në stabilizimin e plotë të situatës së sigurisë. MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të mbajnë kontakte të rregullta me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Lajmet
Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme
Published
6 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Osmani ka theksuar se lidhja mes Kosova dhe Shqipëria është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme, duke e cilësuar bashkëpunimin mes dy shteteve si themelor për të ardhmen e përbashkët.
Sipas saj, uniteti përbën forcë, ndërsa koordinimi i vazhdueshëm është garanci për përballimin e sfidave. Ajo ka nënvizuar se vizioni i përbashkët i dy vendeve mbetet paqja, stabiliteti dhe orientimi euroatlantik.
“Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.
Në mesazhin e saj, presidentja ka theksuar se në kohë sfidash globale, qëndrimi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë është element kyç për sigurinë dhe forcën e të dy shteteve.
Lajmet
Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Published
6 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Takimi u mbajt në përvjetorin e Kuvendi i Lezhës, ngjarje historike që simbolizon bashkimin e princërve shqiptarë në vitin 1444.
Në këtë frymë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e unitetit politik dhe institucional ndërmjet Kosova dhe Shqipëria.
“U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një populli, ndajnë aspirata të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve demokratike dhe integrim euroatlantik”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Zyrës se Kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për rritjen e koordinimit në arenën ndërkombëtare, si dhe për hapa konkretë në avancimin e proceseve integruese drejt Bashkimi Evropian.
Të dy palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të demokracisë.
Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria e mbështesin njëra-tjetrën në proceset shtetformuese dhe integruese, duke i konsideruar sukseset si të përbashkëta. Ai ka nënvizuar se perspektiva evropiane e qytetarëve të të dy vendeve mbetet objektiv i përbashkët.
Në fund të takimit, është ritheksuar se partneriteti strategjik ndërmjet dy shteteve shqiptare përbën një element të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 2 mars, në vitet 1993-1999
MINTI -Kontrollon çmimet e karburanteve në Kosovë
Nuk ka prova për dëmtime në objektet bërthamore të Iranit, thotë IAEA, por Teherani pretendon të kundërtën
Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë
Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme
Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Abdixhiku: LDK nuk përjashton askënd për president, por kërkon konsensus para garës
UBT përfaqësohet në Konferencë Ndërkombëtare Shkencore në Sevilla, Spanjë
Arabia Saudite me njoftim urgjent për shtetasit kosovarë dhe të huaj pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
