

Shëndeti
A duhet ta marrin vaksinën antiCOVID gratë shtatzëna?
Published
5 years agoon
By
Betim GashiProf. Jonathan Van Tam në një intervistë të BBC-së u pyet nëse gratë shtatzëna mund ta marrin vaksinën.
Ai tha se tani për tani vaksina nuk duhet t’u jepet grave shtatzëna – sepse nuk ka ndonjë të dhënë se ka efekt. Ai thotë se ‘siguria është në rend të parë’./UBTNews

Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi i kafesë shoqërohet me një rrezik të ulur të sëmundjeve të mëlçisë.
Ky studim zbuloi se pirësit e kafesë kishin 21 % rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë dhe 49 % rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundja kronike e mëlçisë. Përfitimet shëndetësore dukeshin më të larta tek njerëzit që pinin kafe të bluar.
Kafeja e bluar përmban nivele të larta të përbërësve që mendohet se mbrojnë nga sëmundja e mëlçisë. Edhe pse studiuesit mësojnë si kafeja luftoN sëmundjen e mëlçisë, dyshojnë se kjo është për shkak të vetive anti-inflamatore ose anti-fibrotike.
Ato thonë se kafeja mund të përdoret si një mënyrë e përballueshme, për të ndihmuar në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të mëlçisë.
Kafeina dhe shëndeti i mëlçisë
Ky studim shton provat se kafeja ofron përfitime për shëndetin e mëlçisë, shumë zbulime tregojnë për një rrezik më të ulët të cerozës, përmirësime të sëmundjes së mëlçisë yndyrore, nivel të ulta të shtrimit në spital e vdekshmërisë nga ceroza.
Konsumi është i lidhur me uljen e niveleve të enzimave të mëlçisë, nivelet e larta të enzimave të mëlçisë janë shenjë e inflamacionit ose dëmtimit të mëlçisë, është e vështirë të përcaktohet si dhe pse, kafeja lufton sëmundjen e mëlçisë.
Sipas tyre mund të ketë edhe faktorë tjerë kontribues që nuk janë identifikuar ende, prandaj nevojiten më shumë kërkime për të mësuar sesi kafeja, mund të përmirësojë problemet e mëlçisë.
Sa kafe duhet të pini?
Ekspertët rekomandojnë një deri në dy filxhanë me kafe të zezë. Njerëzit që shfaqin urth ose probleme gastrointestinale duhet të përshtasin konsumin e sasisë së kafesë në varësi të tolerancës që kanë. Njerëzit me sëmundje të rënda kardiake ose presion të lartë të gjakut duhet të shmangin kafenë e tepërt nëse përkeqëson gjendjen e tyre.

Mendoni se vera ju mbron nga mungesa e vitaminës D? Ajo është një lëndë ushqyese thelbësore për organizmin, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave, përkrah funksionin e sistemit imunitar dhe mbështet funksionimin e duhur të muskujve.
Trupi mund ta sintetizojë vetë këtë vitaminë kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Ajo merret përmes ushqimit, sidomos nga peshku i yndyrshëm si salmoni, të verdhat e vezëve dhe produktet e pasuruara si qumështi apo drithërat.
Kush është më i rrezikuar nga mungesa?
• Të moshuarit
• Njerëzit me lëkurë më të errët (për shkak se melanina pengon sintezën e vitaminës D)
• Ata që kalojnë pak kohë jashtë ose jetojnë në vende me pak diell
Kur janë të dobishme suplementet?
Ekspertët pajtohen se suplementet janë më të nevojshme për personat me mungesë të konfirmuar të vitaminës D. Marrja shtesë e saj ndihmon në forcimin e kockave, uljen e rrezikut për fraktura e përmirësimin e përgjigjes imunitare. Dikur mendohej se parandalon kancerin, sëmundjet kardiovaskulare apo diabeti.
Studime të mëdha klinike, si Vital, me mbi 25,000 pjesëmarrës, nuk kanë treguar përfitime të qarta në këtë drejtim për njerëzit ndryshe të shëndetshëm.
Përjashtimet që vlejnë të përmenden
Disa hulumtime të reja sugjerojnë se vitamina D ndihmon në parandalimin e sëmundjeve autoimune dhe në uljen e rrezikut të zhvillimit të formave të avancuara të kancerit, por këto efekte janë vërejtur vetëm në popullata të caktuara dhe në kombinim me faktorë tjerë.
Sa vitaminë D është e mjaftueshme?
Dozat e rekomanduara ditore janë:
• 600–800 IU (njësi ndërkombëtare) për të rriturit nën 65 vjeç
• 800–1,000 IU për personat mbi 65 vjeç
Marrja e tepërt (mbi 4,000 IU në ditë) shkakton hiperkalcemi, përzierje, dobësi, dhe madje dëmtim të veshkave.
Përfundim
Për shumicën e njerëzve, vitamina D mund të sigurohet përmes një diete të balancuar dhe një ekspozimi të moderuar në diell, madje edhe gjatë verës.
Shtesat janë të nevojshme vetëm në rastet kur vërtetohet mungesa përmes analizave dhe në konsultim me mjekun.

Metabolizmi, është një sërë procesesh në trup që shndërrojnë ushqimin dhe pijet në energji dhe i lejojnë trupit të funksionojë normalisht.
Është thelbësor për shumë funksione, duke përfshirë tretjen, frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut dhe rregullimin e temperaturës së trupit.
Gjenetika, gjendjet shëndetësore dhe stili i jetesës ndikojnë në shkallën metabolike, dhe një metabolizëm i ngadaltë tregon se trupi nuk po djeg mjaftueshëm kalori, gjë që mund të çojë në dëshira për ushqim, lëkurë të thatë, lodhje dhe luhatje të humorit.
Funksionimi i saktë na lejon të funksionojmë në aktivitetet e jetës, duhet t’i kushtoni vëmendje shenjave që tregojnë se metabolizmi ngadalësohet.
Shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:
Je vazhdimisht i lodhur – Lodhja pa një shpjegim tregon metabolizëm të ngadaltë. Kur metabolizmi është më i ngadaltë, trupi e shndërron ushqimin në energji në mënyrë pak efikase, duke rezultuar në nivele të ulëta të energjisë. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të rraskapitur ose të lodheni më lehtë gjithë ditën.
Keni lëkurë të thatë – Edhe pse lëkura e thatë ose pa jetë është e zakonshme, shfaqja e saj tregon metabolizëm të ngadaltë. Hormonet tiroide, që rregullojnë shkallën metabolike, luajnë rol kyç në mbajtjen e lëkurës të hidratuar. Kur ka çekuilibër në funksionin e tyre, metabolizmi ngadalësohet.
Ju shtoni në peshë lehtë
Nëse vazhdoni të shtoni në peshë pavarësisht një diete të ekuilibruar dhe ushtrimeve, kjo mund të jetë për shkak se metabolizmi është i ngadaltë. Një metabolizëm më i ngadaltë e bën më të vështirë që ta shndërrojë ushqimin në energji shpejt, gjë që zvogëlon djegien e kalorive.
Ke ftohtë
Ndjenja e të ftohtit, edhe kur temperatura nuk ka rënë, mund të tregojë një çrregullim metabolik. Proceset metabolike janë përgjegjëse për gjenerimin e nxehtësisë së trupit, dhe një temperaturë më e ulët shoqërohet me një metabolizëm më të ngadaltë. Njerëzit me tiroide joaktive ose obezitet kanë temperaturë më të ulët të trupit pikërisht për shkak të një metabolizmi më të ngadaltë. Një çekuilibër hormonal mund ta pengojë trupin të prodhojë nxehtësi siç duhet.
Keni dëshirë për ushqim
Dëshirat intensive për ushqime të caktuara, veçanërisht me përmbajtje të lartë sheqeri, mund të lidhen me metabolizëm të ngadalësuar. Dëshirat për ushqim lidhen me shëndetin metabolik, me dietë të pabalancuar, zakone të këqija të të ngrënit dhe një përbërje të pafavorshme të trupit. Këto dëshira janë shenjë se metabolizmi nuk arrin ta përpunojë ushqimin në energji e lëndë ushqyese të nevojshme, duke e shtyrë trupin të kërkojë konsum shtesë të ushqimit.
Ke luhatje humori
Ndërsa ndryshimet e rastit të humorit janë normale, ndryshimet e shpeshta mund të tregojnë një metabolizëm të ngadaltë. Nivelet e ulëta të energjisë dhe çekuilibrat hormonalë që shoqërojnë një metabolizëm të ngadaltë mund të çojnë në ndjenja nervozizmi dhe frustrimi.
Keni probleme me tretjen
Shkalla metabolike dhe proceset e tretjes janë të lidhura ngushtë, tretja e zbërthen ushqimin, metabolizmi e shndërron atë në energji. Ndryshimet në metabolizëm, ngadalësimi i tij, ndikon në sistemin tretës. Një metabolizëm pak aktiv shkakton probleme me tretjen, të tilla si kapsllëk, fryrje ose diarre.
Çfarë ndiko në ngadalësimin e metabolizmit?
Gjenetika luan rol të rëndësishëm, pasi disa njerëz trashëgojnë një metabolizëm më të shpejtë, ndërsa të tjerët kanë një më të ngadaltë. Me moshën, metabolizmi ngadalësohet natyrshëm, veçanërisht pas moshës 60 vjeç për shkak të ndryshimeve në qelizat e trupit dhe një rënieje të masës muskulore.
Gjinia ndikon në shkallën metabolike, pasi gratë kanë tendencë të kenë më shumë yndyrë trupore dhe më pak masë muskulore sesa burrat. Ushqyerja është thelbësore, pasi një dietë me pak kalori ose e pashëndetshme mund të ngadalësojë metabolizmin, ndërsa mungesa e lëndëve ushqyese çon në një ngadalësim.
Një stil jetese sedentar, mungesa e gjumit e stresi kronik ndikon negativisht në metabolizëm duke zvogëluar djegien e kalorive dhe duke prishur ekuilibrin hormonal. Gjendjet shëndetësore si diabeti dhe hipotiroidizmi ngadalësojnë metabolizmin, ndërsa ekspozimi ndaj toksinave dhe kimikateve në mjedis mund të ketë pasoja negative, duke përfshirë rritjen e rrezikut të obezitetit.
Shëndeti
Ky është ushqimi që i bën mirë zemrës, trurit dhe lëkurës
Published
4 days agoon
June 5, 2025
E njohur si një nga frutat më të shëndetshme në botë, avokado po fiton më shumë popullaritet edhe në tryezat shqiptare, falë përfitimeve të shumta që ofron për shëndetin.
E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”.
Konsumimi ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit, ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.
Avokado përmban acid oleik, një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e atij të mirë.
Njerëzit që përfshijnë avokadon në dietë kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës. Përmbajtja e lartë e folatit e vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar
Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.
Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës
Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme e ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.
Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K.
Përfshiri në dieta të balancuara ushqimore, theksojnë se avokado është opsion i shëndetshëm për mëngjes, sallata a ushqime të lehta gjatë ditës.

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness

Google nis testimin e funksionit “Search Live” me AI në aplikacionin e tyre

Ishte në mision vullnetar – vdes në Sumy tenori ukrainas, Vladislav Gorai

Gërvalla: Bllokada e Kuvendit e pakuptimtë, opozita të marrë përgjegjësi

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Mustafa: Përsëritja e zgjedhjeve, gjëja e fundit që i duhet Kosovës

Dëshmitari Rashiti rrëfen momentin e sulmit në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Bunjaku

Zemaj: Vetëm konsensusi politik e zgjidh ngërçin institucional
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT5 days ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati