Aktualitet

​MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

Sipas njoftimit të ministrisë, buxheti për këto masa për zhvillim rural këtë vit arrin në 24,627,000.00 euro.

Published

on

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa nga masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2023 për të gjithë fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, buxheti për këto masa për zhvillim rural këtë vit arrin në 24,627,000.00 euro.

“Thirrjet për aplikim janë hapur për Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, Masën 3 “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, Masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”, Masa 5 “Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”. Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikues, të cilët do t’i gjeni në ueb- faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net. Po ashtu, të gjithë të interesuarit mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së. Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 29.11.2023 ora 16:00 dhe të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb-modulit online në ueb-faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online. Në këtë ueb-modul regjistrohet projekti, si dhe ngarkohen të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, përmes Programit për Zhvillim Rural 2023, MBPZhR-ja synon të mbështesë aftësitë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore, krijimin e vendeve të punës dhe në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu dhe të fryjë erë kryesisht nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 12 dhe 16 gradë Celcius, ndërkaq, maksimalet e ditës nga 28 dhe 32 gradë Celcius./Kosovapress

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Trashëgimia evropiane në zemrën e Kosovës – UBT nderon Karl Gegën me ekspozitën më të madhe ndërkombëtare

Published

on

Në një ceremoni solemne, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, u zhvillua hapja e ekspozitës ndërkombëtare kushtuar gjeniut të inxhinierisë hekurudhore, Karl Gega, si dhe ceremonia qendrore e Global UBT Fest 2025.

Kjo ekspozitë ndërdisiplinare, e sjellë për herë të parë në Kosovë, përfaqëson një bashkëpunim unik midis UBT-së dhe partnerëve ndërkombëtarë nga Italia dhe rajoni.

Ngjarja mblodhi një mori personalitetesh të rëndësishme nga fusha e politikës, arsimit, diplomacisë, biznesit dhe arkitekturës. Të pranishëm ishin: Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Arkitektë nga Italia, profesorë dhe studentë të shumtë.

Në hapje të ceremonisë, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë strategjike të kësaj ekspozite për vendin tonë:

“Me këtë ekspozitë, jo vetëm që e nderojmë figurën e Karl Gegës, një prej inxhinierëve më të shquar të historisë evropiane, por njëkohësisht i japim një mesazh të qartë brezave të rinj: se vizioni, dijet dhe përkushtimi nuk njohin kufij. Qyteti i Mençur i UBT-së është hapësira ku historia takohet me inovacionin, dhe ku trashëgimia kulturore ndërlidhet me teknologjinë dhe të ardhmen”.

Prof. Lucia Nadin vlerësoi UBT-në si një partner të denjë evropian dhe përgëzoi të gjithë për punën e arritur deri më tani.

“Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të bëjë të njohur figurën e Karl Gega-s, gjenialitetin e tij, sfidën e tij ndaj të pamundurës, këmbënguljen e tij për të mbrojtur idetë dhe projektet e veta – veçanërisht për të rinjtë: që ata të mësojnë, përmes njohjes së veprës së kësaj personaliteti të madh, se gjithçka mund të arrihet nëse, përveç ëndrrave dhe vizioneve, janë të vetëdijshëm për thellësinë e dijeve që duhet të zotërojnë – dhe që shpesh kërkojnë përpjekje për t’u fituar”, tha Nadin.

Sipërmarrësi shqiptar në Itali, Genc Podgorica, një nga kontribuuesit kyç për realizimin e kësaj ekspozite, u shpreh:

“Ky bashkëpunim është dëshmi se sa shumë mund të arrijmë kur lidhim rrënjët tona kulturore me përvojën dhe dijen ndërkombëtare. Karl Gega ishte vizionar – dhe të rinjtë e Kosovës meritojnë të inspirohen nga të tillë shembuj. UBT është duke krijuar një platformë të jashtëzakonshme që i bën të mundshme këto ura bashkëpunimi”.

Në përmbyllje të ngjarjes, UBT ndau certifikata mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e ekspozitës ndërkombëtare për Karl Gega. Rektori Hajrizi theksoi se këto certifikata nuk janë thjesht dokumente simbolike, por shprehje e një vlerësimi të thellë për punën dhe përkushtimin ndaj dijes dhe kulturës.

Ceremonia shënoi një moment të veçantë me këngët e kënduara nga studentët e Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhmenti.

Continue Reading

Aktualitet

Bruksel, Kallas: Afër miratimit të paketës së 18 të sanksioneve ndaj Rusisë

Published

on

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë afër arritjes së një marrëveshjeje mbi paketn e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë.

“Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje politike mbi paketën e 18-të të sanksioneve. Jemi shumë, shumë afër. Shpresoj që kjo të ndodhë sot“, u tha Kallas gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ajo tha gjithashtu se tema e diskutimit do të jetë Lindja e Mesme. Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, ka paraqitur 10 hapa të mundshëm pasi Izraeli u zbulua se kishte shkelur një marrëveshje bashkëpunimi midis dy palëve për arsye të të drejtave të njeriut.

Sanksionet e propozuara variojnë nga pezullimi i të gjithë marrëveshjes së bashkëpunimit ose kufizimi i lidhjeve tregtare, deri te sanksionimi i ministrave izraelitë, vendosja e një embargoje armësh dhe ndalimi i udhëtimit pa viza.

“Më kërkuan të jap një inventar të opsioneve që mund të merren në konsideratë dhe u takon shteteve anëtare të diskutojnë se çfarë do të bëjmë me këto opsione”, tha Kallas për media./Kosovapress

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Komunave u bllokohen llogaritë bankare, mbi 210 milionë euro të marra për shkak të vendimeve gjyqësore

Published

on

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas raportimeve nga kryetarët e komunave se llogaritë bankare të tyre janë bllokuar për shkak të vendimeve gjyqësore që lidhen me kontratat kolektive.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha se nga viti 2022 deri në mesin e këtij viti komunave u janë marrë mbi 210 milionë euro përmes përmbaruesve gjyqësorë, duke i pamundësuar realizimin e projekteve kapitale.

“Sot në mëngjes kemi pranuar informata nga komunat e Kosovës, përkatësisht kryetarët e komunave, ku kanë kërkuar që AKK-ja të bëjë një reagim ndaj veprimit të Ministrisë së Financave sepse gjirrollogaritë e tyre bankare janë bllokuar. Pasojat e bllokimit të gjirrollogarive bankare po janë vendimet e gjykatave përmes përmbaruesve, ku komunave padrejtësisht po u merren mjetet financiare për zbatimin e kontratave kolektive”, tha ai.

Gjithashtu, sipas Ibrahimit në kalkulimet që i kanë si AKK, që nga viti 2022 deri në mesin e këtij viti, komunave u janë marrë mbi 210 milionë euro për shkak të vendimeve gjyqësore dhe shumica absolute e këtyre mjeteve janë marrë për shkak të zbatimit të kontratave kolektive.

“Kjo është një dëm i jashtëzakonshëm që po ju shkaktohet komunave të Kosovës sepse shumë projekte për investime kapitale nuk po mund të zbatohen”, tha Ibrahimi.

Ai tha se mungon gatishmëria e nivelit qendror për të bashkëpunuar me komunat dhe për të gjetur një zgjidhje.

Ai përmendi konkretisht komunat më të prekura nga këto bllokime gjatë këtij viti.

“Është Ferizaji, që gjatë këtij viti në shumicën absolute të rasteve ka pasur pothuajse të bllokuar, sepse Ferizajit faturat i kanë shkuar mbi 10 milionë euro që duhet paguar vendime që kanë ardhur nga Gjykata përmes përmbaruesve. Komuna e Lipjanit gjithashtu, komuna e Drenasit, po ka pasur edhe komuna të tjera të cilat i përmenda, si Vitia, Rahoveci, Deçani, Suhareka e të tjera”, tha ai./Ekonomia Online

Continue Reading

Të kërkuara