Kulturë

Vepra e Korab Shaqirit në festivalin prestigjioz në Ukrainë

Festivali do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, me datën 9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00.

Published

on

Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri ka ndarë me fansat e tij një lajm të mirë. Ai ka bërë të ditur se para disa muajsh ka konkurruar në festivalin prestigjioz të muzikës artistike ”SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, ku do të paraqitet më këngën ”I miri i motrës”.

”Në një konkurrencë të fortë mes qindra kompozitorësh nga e gjithë bota. Në mesin e 9 veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia , juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova e cila do ta përmbyllë festivalin”, ka shkruar Korabi.

Finalja e këtij festivali do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, me datën 9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00.

Megjithkëtë Shaqiri ka dhënë një sqarim se çka trajton kjo këngë.

”Vepra ime, I MIRI I MOTRËS (Sister’s beloved brother), ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe do të interpretohet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukrainase Lilia Nikitchuk, kor i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia”, ka shkruar tutje këngëtari./21Media

Continue Reading

Magazinë

Gwyneth Paltrow flet për ndarjen nga Brad Pitt: “Nuk ishte i emancipuar”

Published

on

Fejesa e shkurtër, por shumë e komentuar e Gwyneth Paltrow me Brad Pitt në mesin e viteve ’90 ishte një nga romancat më të joshëse të Hollywood-it.

Megjithëse çifti dukej i përsosur në sytë e publikut e shfaqej rregullisht në evente madhështore, pas fasadës së shkëlqimit fshiheshin mosmarrëveshje të thella që përfundimisht çuan në ndarjen e tyre.

Sipas biografisë më të re të shkruar nga Amy Odell, me titull “Gwyneth: The Biography”, që publikohet më 29 korrik, shkaku kryesor i ndarjes së tyre ishte mospërputhja në karaktere dhe mënyrë jetese.

Paltrow, e rritur në një ambient elitar, intelektual dhe kulturor të New York-ut, besonte se Pitt, që vinte nga një familje tradicionale, fetare dhe me rrënjë të thella në Misuri, nuk përfaqësonte nivelin e emancipimit që ajo kërkonte te një partner.

“Ajo e shihte veten si më e zgjuar, më e arsimuar dhe më e sofistikuar se ai,” shkruan autorja.

Vetë Gwyneth tregoi se kur dilnin për darka elegante, i duhej t’i shpjegonte Pitt-it çfarë lloj havjari po konsumonin. Sipas miqve dhe kolegëve, ajo qante gjatë kësaj marrëdhënieje, e përfshirë nga pasiguria dhe ndjenja e inferioritetit përballë suksesit të madh të Pitt-it. Edhe pse ai e quajti “engjëlli im” dhe “dashuria e jetës sime” në ndarjen e çmimeve Golden Globes më 1996, dyshimet e saj për të ardhmen e tyre ishin tashmë prezente.

Në një intervistë të fundit në podcast-in “Call Her Daddy”, Paltrow pranoi se në atë periudhë nuk ishte ende e gatshme për martesë, megjithëse ndarja nuk ishte e lehtë për të. Koha tregoi se secili ndoqi rrugën e vet: Pitt u kthye në një ikonë globale të kinemasë, ndërsa Paltrow, përmes markës së saj Goop, u shndërrua në simbolin e një jete të rafinuar dhe moderne, stil që ajo e ka mishëruar gjithmonë.

Continue Reading

Magazinë

Ellen DeGeneres: U zhvendosa në Britani për shkak të Trumpit

Published

on

Ylli televiziv amerikan, Ellen DeGeneres, ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që kur është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se vendimin për zhvendosje në Angli e mori një ditë pasi Donald Trump u rizgjodh president i SHBA-së.

Komediania dhe prezantuesja tha para një turme në Cheltenham, Gloucestershire, se jeta “është më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ellen tha se ajo dhe gruaja e saj Portia de Rossi po mendonin të martoheshin në Angli pas disa lëvizjeve në SHBA drejt anulimit të së drejtës për martesë të personave me gjini të njejtë dhe se Amerika ende mund të jetë e frikshme për njerëzit të jenë ata që janë.

Ellen ishte një nga emrat më të mëdhenj në televizionin amerikan për 30 vjet, falë emisionit të saj, si dhe për prezantimin e çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy. Të dielën në teatrin Everyman në Cheltenham, ajo zhvilloi një bisedë me prezantuesin Richard Bacon, i cili e pyeti nëse raportimet se ajo u zhvendos për shkak të Donald Trumpit ishin të sakta dhe ajo u përgjigj me “Po”.

Continue Reading

Magazinë

Nicole Scherzinger emocionon në performancën e saj të fundit në “Sunset Boulevard” në Broadway

Published

on

Nicole Scherzinger përmbylli me emocion të thellë rrugëtimin e saj si Norma Desmond në hit-muzikën Sunset Boulevard në Broadway, me një performancë të fundit që la audiencën pa frymë.

47-vjeçarja u ngjit për herë të fundit në skenë të dielën në mbrëmje, duke rrëmbyer zemrat e publikut me interpretim që u përmbyll me lot e ovacione të gjata. Nicole u shfaq me gjak teatral që i rridhte në qafë, simbol i dramës dhe intensitetit që mbarti ky rol për të.

Pas gati dy vitesh me personazhin e Normës, ajo e përshëndeti publikun dhe kastin me një mesazh prekës: “Sot, dielli perëndon në Sunset Blvd për herë të fundit… Norma më ka ndryshuar përgjithmonë”.

Në një postim në Instagram, Nicole rrëfeu se roli ishte për të më shumë se vetëm një shfaqje, ai përfaqësonte të gjithë ata që ndihen të vetmuar, të harruar apo të flakur tej nga bota, dhe një himn për ëndërrimtarët dhe luftëtarët që nuk dorëzohen. Fjalët e saj ngjallën emocione të mëdha te ndjekësit, që e vërshuan me komente mirënjohjeje dhe admirim për rolin e saj të paharrueshëm.

Roli i Normës, i luajtur më parë nga legjenda Glenn Close, e cila e cilësoi interpretimin e Nicole si akt “trimërie mahnitëse”, i solli Scherzinger-it edhe një çmim Tony për interpretimin më të mirë në një musical. Me një kast të talentuar dhe regji nga Jamie Lloyd, produksioni në Teatrin St.

James u shndërrua në një nga sukseset më të mëdha të sezonit në Broadway. Pas suksesit në Londër dhe New York, Nicole largohet nga skena me duartrokitje dhe respekt të jashtëzakonshëm, duke lënë pas një trashëgimi artistike të fuqishme.

Fansat e saj thonë se ajo “i dha Normës skenën që meriton për një brez të ri”, një rol i madh që, në duart e Nicole, mori jetë të re dhe u bë i pavdekshëm.

Continue Reading

Kulturë

​Trembëdhjetë vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Published

on

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetin Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë, kurse u raportua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik.

Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë.

Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005.

Continue Reading

Të kërkuara