Lajmet

Aktorja me pasuri milion dollarëshe, mahnit me veshje të lira

Published

on

Stili nuk nënkupton gjithmonë veshje të shtrenjta apo jo?

Epo, këtë më së miri e ka dëshmuar së fundi 17 vjeçarja, Millie Bobby Brown. Ajo mund të jetë një aktore që paguhet 300 mijë dollarë për vetëm një episodë, dhe të ketë një pasuri prej 10 milion dollarësh, por kjo nuk do të thotë se ajo shpenzon shumë që të duket bukur.

Instagrami i Millie Bobby Brown është i mbushur me veshje të rehatshme dhe të zakonshme, ndryshe nga shumica e aktoreve që ajo vazhdon të punojë.

Së fundi, ajo u komentua shumë për një xhup të thurur me shtiza, ngjyrë rozë dhe i mbuluar me disa dredhëza të mëdha.

Ajo e mbishkroi postimin e saj me “strawberry sundays”, ndërsa xhupin e përshtati me disa xhinse blu dhe sandale.

Fansat u mahnitën kur kuptuan se xhupi super i bukur që kishte veshur Millie është 11,99 dollarë nga marka Muineobuka në Amazon.
Edhe pse Millie kohët e fundit tha se Stranger Things nuk ndikon shumë në stilin e saj, ajo së fundi tha
“teksa punoja në Stranger Things më hapi mendjen për stilin dhe prodhimet e viteve ’80, që ishte tejet argëtuese”./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Published

on

By

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja paralajmëruese dhe rinovimin e atyre ekzistuese përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim, KFOR-i bëri të ditur se ky veprim ka për qëllim përmirësimin e dukshmërisë dhe uljen e rrezikut për kalime të paqëllimshme të kufirit.

Sapo janë vendosur shenja për të paralajmëruar qytetarët se po i afrohen vijës administrative (ABL). Për shkak të terrenit malor dhe të pyllëzuar, këto tabela ndihmojnë në shënimin e qartë të zonës së operacioneve të KFOR-it, duke reduktuar mundësinë e kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i njofton se vendosja e këtyre tabelave do të vijojë gjatë javëve të ardhshme, si pjesë e angazhimit të tyre për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, në përputhje me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Continue Reading

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani nis aventurën evropiane në “Fadil Vokrri”

Published

on

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani është gati të shkruajë një tjetër kapitull në arenën evropiane në përballje me skuadrën malteze FC Floriana.

Sonte me fillim nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, suharekasit do të përballen me skuadrën malteze FC Floriana në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Me përgjegjësinë e përfaqësimit të republikës, Ballkani synon të hedhë një tjetër hap drejt ëndrrës evropiane.

Continue Reading

Të kërkuara