Lajmet

10 pyetje që duhet t’ia bëni vetes para se të ndaheni nga partneri

Published

on

Nuk është gjithmonë e lehtë të vendosni nëse duhet të ndaheni me partnerin tuaj: Ju me siguri kujdeseni për ta dhe keni shumë kujtime të shkëlqyera së bashku.

Por mund të ketë probleme në marrëdhënien tuaj që shpesh ju bëjnë të pyesni veten nëse ndarja është apo jo vendimi i duhur.

“Ndarja nga partneri ndonjëherë është gjëja e duhur për t’u bërë, nëse nuk ndiheni më të lumtur dhe ju duket se lidhja po ju mposht disi”, thotë Celia Scheyer, eksperte e marrëdhënieve.

Ja disa pyetje që duhet t’i bëni vetes dhe të vëreni përgjigjet përkatëse, para se t’i jepni fund marrëdhënies suaj:

#1 – A është dikush tjetër përveç meje, që po ndikon në vendimin tim?

#2 – A ndajmë unë dhe partneri të njëjtat vlera bazë?

#3 – A do të doja që fëmija im, në të ardhmen të ishte me dikë si partneri im?

#4 – A është ndarja një lloj “modeli sjellje” për mua? 

#5 – Si dhe sa do varet lumturia ime nga ky veprim? A do ndihem më e lumtur/e çliruar nëse ndahem?

#6 – A është kjo (lidhja apo ndarja) ajo që më duhet dhe ajo që dua në jetën time për momentin?

#7 – Mos ndoshta diçka me rëndësi ka ndodhur në jetën time dhe unë thjesht po reflektoj atë stres tek lidhja ime?

#8 – Apo thjesht jam “trashur” nga rutina? A ka diçka që mund të bëj për këtë?

#9 – Cila është zgjedhja e parë që më vjen në mendje nëse i besoj (vetëm) intuitës dhe instiktit tim?

#10 – A më pëlqen personi që jam kur jam afër partnerit tim? 

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara