Lajmet

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënon Gjermaninë për ajrin e ndotur

Për vite me radhë nivelit i gazit të dëmshëm dioksidi i azotit ka qenë në shumë qytete gjermane shumë më i lartë nga sa lejojnë vlerat maksimale të BE-së.

Published

on

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) dënoi pas Francës edhe Gjermaninë, sepse për vite me radhë ka tejkaluar në mënyrë të konsiderueshme në shumë qytete vlerat maksimale të ndotjes së ajrit dioksid azoti (NO2).

Gjyqtarët në Luksemburg vendosën që Gjermania ka shkelur ligjin e BE-së, sepse vlerat maksimale janë kapërcyer “në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme” në 26 qytete nga viti 2010 deri në 2016.

Njëherë për një herë ky vendim nuk shoqërohet me ndëshkime ose sanksione. Por nuk përjashtohet mundësia që Gjermanisë t’i kërkohet të vendosë rregulla të reja, për shembull për përdorimin e automjeteve me naftë në zona të caktuara.

Luxemburg Europäischer Gerichtshof EuGH

Kufizimet për koronën çuan në përmirësimin e ajrit

Nga viti 2019 cilësia e ajrit në qytetet gjermane është përmirësuar, ndër të tjera edhe për shkak të krizës së koronës. Sipas Ministrisë Federale të Mjedisit në vitin 2016 vlerat maksimale ishin tejkaluar ndjeshëm në 90 qytete. Por që atëherë vlerat kanë rënë çdo vit. Sipas informacioneve në vitin 2019 kishte ende 25 qytete me ndotje të tepërt të ajrit prej dioksidit të azotit kurse në vitin 2020 vetëm gjashtë qytete, përfshirë Mynihun dhe Hamburgun.

Kufiri maksimal mesatar vjetor i sasisë së dioksidit të azotit është 40 mikrogramë për metër kub ajër. Po ashtu ekziston edhe një limit që sasia brenda një ore nuk duhet t’i kalojë 200 mikrogramë, limit i cili nuk duhet të tejkalohet më shumë se 18 herë në vit.

Dioksidi i azotit vështirëson frymëmarrjen

Dioksidi i azotit shkaktohet kryesisht gjatë proceseve të djegies në motorë dhe furra për qymyr, naftë, gaz, dru dhe mbeturina. Ai shkakton irritime në sy dhe sipas Agjencisë Federale të Mjedisit dëmton drejtpërdrejt edhe mukozat në të gjithë traktin respirator.

Inflamacionet e shkaktuara në këtë mënyrë intensifikojnë më pas efektin irritues të ndotësve të tjerë të ajrit duke pasur si rezultat kollitje, bronkit, marrje fryme dhe në perspektivë afatgjatë më pas ato mund të çojë në sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe mushkërive. Dëmtimi i rrugëve të frymëmarrjes rrit gjithashtu rrezikun e alergjive. Prej rritjes së nivelit të dioksidit të azotit vuajnë veçanërisht njerëzit që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes. Po ashtu sikurse është vënë re kjo çon edhe në një rritje të vdekshmërisë.

Lajmet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Lajmet

20 drejtorët ekzekutivë më të paguar

Published

on

By

Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.

Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:

  1. Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
  2. Tom Cook – 770 milionë – Apple
  3. Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
  4. Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
  5. Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
  6. Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
  7. Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
  8. Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
  9. Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
  10. Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
  11. Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
  12. Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
  13. Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
  14. Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
  15. Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
  16. Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
  17. Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
  18. Mary Barra – 198 milionë – GM
  19. David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
  20. Larry Culp – 185 milionë – GE

Continue Reading

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Të kërkuara