Live

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Published

on

Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari në Prekaz”, që siç e quajti kryetari i OVL- UÇK’së, Hysni Gucati vendi i shkëndijave të para të luftës.

Por Gucati ka thënë se në këtë ditë nuk ndihen edhe aq të lirë, mbi arsyen se institucionet e Republikës së Kosovës nuk e kanë miratuar ligjin për vlerat e luftës.

Mu në këtë vend para 34 viteve, kanë qenë shkëndijat e para të lirisë dhe mund të them luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë me Hamzën dhe Adem dhe rrethi i gjithë Jasharit u përballen me forcat çetnike parlamentare serbe që luftuan për ditën e sotit. Dhe ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji për vlerat e luftë nuk është bërë ende”, tha Gucati.

Kjo festë u konsiderua e mangët edhe mbi faktin se ish-krerët e UÇK’së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në paraburgimin në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.

Këtë festë që festojmë sot e kemi të mangët sepse njerëzit që e kanë udhëhequr luftën, paqen, janë në qendër të paraburgimit në Hage. Kjo festë është e mangët për ne, pa atë njerëz që luftuan për vendin tonë. Unë në emër ttim dhe shokëve tonë, ia uroj Ditë e Veteranit familjeve të dëshmoreve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së”, deklaroi Gucati.

Homazhe përkujtimore do të organizohen edhe në lokacione të tjera anembanë Kosovës, nga degët e OVL UÇK-së në secilin qytet.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Veteranit, duke thënë se përulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët”, shkruhet në urimin e Presidentes.

Osmani thekson se veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim.

Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.  Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së”, përfundon urimi i Presidentes.


Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Continue Reading

Live

SHBA nis sulme vdekjeprurëse kundër Shtetit Islamik në Nigeri

Published

on

By

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-të nisën një “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Nigerinë veriperëndimore.

Udhëheqësi amerikan e përshkroi ISIS-in si “llum terroristësh”, duke akuzuar grupin për “shënjestër dhe vrasje mizore, kryesisht, të krishterëve të pafajshëm”.

Trump tha se ushtria amerikane “ekzekutoi sulme të shumta perfekte”, ndërsa Komanda Amerikane e Afrikës (Africom) raportoi më vonë se sulmi i së enjtes u krye në koordinim me Nigerinë në shtetin Sokoto.

Ministri i Jashtëm Nigerian Yusuf Maitama Tuggar i tha BBC-së se ishte një “operacion i përbashkët” që synonte “terroristët” dhe se “nuk ka të bëjë fare me një fe të veçantë”.

Pa përmendur konkretisht ISIS-in, Tuggar tha se operacioni ishte planifikuar “për një kohë të gjatë” dhe kishte përdorur informacione të inteligjencës të ofruara nga pala nigeriane.

Ministri nuk përjashtoi sulme të mëtejshme, duke shtuar se kjo varet nga “vendimet që do të merren nga udhëheqja e të dy vendeve”.

Në postimin e tij në Truth Social të enjten vonë, Trump tha se “nën udhëheqjen e tij, vendi nuk do të lejojë që Terrorizmi Radikal Islamik të lulëzojë”.

Në nëntor,Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të përgatitej për veprime në Nigeri për të luftuar grupet militante islamike.

Ai nuk tha në atë kohë se për cilat vrasje po i referohej – por pretendimet për një gjenocid kundër të krishterëve të Nigerisë kanë qarkulluar muajt e fundit në disa qarqe të krahut të djathtë në SHBA.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha të enjten se ishte “mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e qeverisë nigeriane”.

Continue Reading

Live

Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror

Published

on

By

Në ditën e Krishtlindjeve, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur Mesha e Krishtlindjeve, e udhëhequr nga famulltari Don Agim Qerkini. Gjatë fjalës së tij, Don Agim Qerkini u bëri thirrje besimtarëve që të luten për paqe, ta mbrojnë jetën dhe t’i shërbejnë asaj në kuptimin e plotë të fjalës.

Ai tha se Krishtlindjet janë festë e paqes, duke theksuar se bëhet fjalë për një paqe të trefishtë: me Zotin, me të afërmin dhe me vetveten.

Para lutjeve, famulltari theksoi nevojën që t’i jepet më shumë hapësirë Zotit në jetën e përditshme, duke vlerësuar se në një botë gjithnjë e më të zhurmshme është e vështirë të gjendet qetësia shpirtërore.

Fjala e Zotit na flet shumë e ajo që kemi nevojë të jemi të hapur përballë saj.. Le ta lejojmë Zotin të na flet, le të mundohemi t’i japim hapësirë atij në jetën tonë, sa e zhurmshme kjo botë, sa e vështirë të gjejmë pak qetësi në jetë. Mbase edhe këtu në Kishë shpesh me celular në dorë nuk arrijmë të shkëputemi nga kjo sferë e jetës tokësore që sikur ky tymi i kemit është të plotësohet lutja jonë drejt Zotit.. Festa e Krishtlindjes është festë e jetës dhe na fton Zoti që ta mbrojmë jetën, ta ruajmë, ta shërbejmë me kontekstin e plotë të fjalës, që të mund të realizohemi si bijtë e Zotit dhe sa shumë plagë ka sot mbarënjerëzimi i mbërthyer nga bota materiale, nga hedonizmi, jeta për të jetuar sipas ëndjes së vet. Është festë e paqes, e një paqeje të trefishtë me Zotin dhe me të afërmin, por edhe me vetveten. Si mund të themi jemi në paqe me Zotin, nëse nuk jemi në paqe me njëri-tjetrin e me njëri-tjetrin nëse zemra nuk ka paqe. Na fton të gjithëve të reflektojmë mbi këto virtyte, në mënyrë që edhe atëherë nuk e kemi lehtë t’ia besojmë Zotit”, tha Don Agim Qerkini.

Krishtlindjet janë një nga festat më të rëndësishme për besimtarët e krishterë, që shënojnë lindjen e Jezu Krishtit dhe simbolizojnë paqen, dashurinë dhe jetën. Në Kosovë, kjo festë shënohet çdo vit me meshë solemne në kisha dhe katedrale, ku besimtarët mblidhen për lutje dhe reflektim shpirtëror. Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbetet qendra kryesore e kremtimeve të Krishtlindjeve për komunitetin katolik në vend.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut sot në protestë

Published

on

Sindikata e Re e KEK-ut (Korporatës Energjetike të Kosovës), do të protestojë sot para zyrave qendrore të ndërmarrjes në Prishtinë.

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se, pavarësisht se kërkesat e punëtorëve janë tashmë të njohura, nuk ka pasur ende një përgjigje konkrete dhe serioze nga menaxhmenti i KEK-ut dhe institucionet përgjegjëse.

Sipas njoftimit, Kryesia e Sindikatës së Re të KEK-ut, në bazë të një vendimi të marrë unanimisht, ka vendosur që protesta të mbahet sot, më 24.12.2025, duke filluar nga ora 11:00, para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë.

“Kjo protestë organizohet për realizimin e kërkesave tashmë të njohura të punëtorëve, të cilat vazhdojnë të mbesin të paadresuara. Gjatë protestës do të prezantohet një SURPRIZË lidhur me shumën e kërkesës për rritjen e pagave, e cila do të bëhet publike në vetë protestën. Pa punëtor nuk ka energji, pa dinjitet nuk ka KEK. Ftojmë punëtorët e KEK-ut, mediat dhe qytetarët që të jenë pjesë e kësaj proteste”, njofton Sindikata e Re e KEK-ut./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara