Magazinë

Eurovizioni në kaos, a rrezikon festivali i 2026 anulimin?

Published

on

Eurovizioni 2026 nuk është anuluar, të paktën jo zyrtarisht.

Festivali i 70-vjetorit mbetet i planifikuar të zhvillohet në Vjenë, Austri, me finalen më 16 maj 2026, në Wiener Stadthalle.

Vendimi për ta mbajtur aty u mor pas fitores së Austrisë në Eurovizionin 2025 dhe u konfirmua nga EBU me datat përkatëse.

Ajo që po krijon konfuzion është kriza e politike e morale që po shoqëron garën, e lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit gjatë konfliktit në Gaza.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të EBU-së, një numër radiotelevizionesh kërkuan përjashtimin e Izraelit, por nuk u mbajt asnjë votim.

EBU miratoi rregulla të reja që kufizojnë promovimin e këngëve nga qeveri dhe palë të treta, e ruajti të drejtën e Izraelit për të marrë pjesë.

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia njoftuan bojkotimin e Eurovizionit 2026, duke deklaruar se nuk mund të marrin pjesë në një event që, mbyll sytë ndaj krizës humanitare në Gaza dhe përdoret për të “normalizuar” një konflikt të përgjakshëm.

Media të ndryshme ndërkombëtare e kanë quajtur këtë një prej krizave më të mëdha në historinë e festivalit.

Në të kundërt, vende tjera, si Gjermania dhe disa shtete nordike kanë mbështetur qëndrimin e EBU-së, duke argumentuar se Eurovizioni lindi pas Luftës së Dytë Botërore për të bashkuar popujt dhe jo për t’i përjashtuar.

Sipas tyre, përjashtimi i Izraelit do të politizonte edhe më shumë konkursin dhe do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Kjo përplasje po ushqen debatin mbi vijën e hollë mes “United by Music” dhe akuzave për hipokrizi, sidomos duke pasur parasysh se Rusia mbetet e përjashtuar për agresionin në Ukrainë, ndërsa Izraeli lejohet të marrë pjesë.

Si pasojë e bojkotimeve, në rrjete sociale janë shpërndarë lajme të pavërteta se “Eurovizioni 2026 është anuluar” ose se “festivali po shembet”. Në fakt, zyrtarisht nuk ka asnjë anulim: përgatitjet për Vjenën vazhdojnë, lista e pjesëmarrësve po përditësohet, dhe shumë vende kanë nisur proceset e përzgjedhjes së këngëve – përfshirë edhe ato që kanë konfirmuar pjesëmarrjen pavarësisht polemikave.

Eurovizioni 2026 do të mbahet, por nën hijen e një bojkoti historik. Një pjesë e Evropës po proteston duke u tërhequr nga gara, ndërsa pjesa tjetër zgjedh të mbetet në skenë për të dërguar mesazhe paqeje. /A.Z/UBT News/

 

 

Magazinë

Lista e plotë e 35 vendeve pjesëmarrëse në Eurovision 2026

Published

on

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili këtë vit do të mbahet në Vjenë, Austri.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit 2025 për të dorëzuar aplikimet zyrtare për pjesëmarrje.

Pesë vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, që do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi pritës, Austria.

Vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026.

Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet më 12 janar 2026.

Shpallja e EBU-së është një moment i rëndësishëm për fansat e Eurovision-it, të cilët mund të fillojnë të ndjekin garën dhe të përgatiten për spektaklin e madh në Vjenë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hugh Jackman zbulon se është përballur gjashtë herë me kancerin e lëkurës

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka vendosur të flasë hapur për betejën shëndetësore që po zhvillon prej vitesh.

I ftuar në emisionin “Howard Stern Show”, ai u bëri thirrje njerëzve të tregojnë më shumë kujdes ndaj ekspozimit në diell dhe të mos neglizhojnë mbrojtjen e lëkurës.

Jackman zbuloi se ka luftuar gjashtë herë me kancerin e lëkurës, duke e lidhur këtë përvojë me rritjen e tij në Australi, një vend me ekspozim të lartë ndaj diellit. Sipas tij, në çdo rast ka qenë një formë më pak agresive e sëmundjes, por rreziku mbetet real.

“Kam pasur gjashtë lloje kanceri të lëkurës. Janë tri lloje kryesore, por melanoma është më e rrezikshmja. Karcinoma me qeliza skuamoze nuk është aspak e mirë, ndërsa unë kam pasur kancer të qelizave bazale”, tha aktori.

Edhe pse kanceri i qelizave bazale konsiderohet më pak i rrezikshëm, nuk duhet nënvlerësuar, pasi përhapet nëse nuk trajtohet në kohë.

“Askush nuk ka vdekur ndonjëherë nga kjo formë, por është ende kancer dhe vazhdon të rritet. Nëse nuk e largoni, mund të përhapet në kocka dhe atëherë situata bëhet shumë më serioze”, theksoi Jackman.

Aktori paralajmëroi se djegiet nga dielli nuk janë të padëmshme, duke shtuar se edhe një djegie e vetme ka pasoja afatgjata për shëndetin.

“Edhe pas rastit tim të parë me kancer të lëkurës, doja të nxihesha kur shkova në Australi. Nuk e di çfarë po mendoja atëherë”, rrëfeu ai.

Sot, Hugh tregon se është më i kujdesshëm dhe se i nënshtrohet kontrolleve mjekësore të rregullta, çdo tre muaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hugh Jackman zbulon incidentin e papritur në skenë: ‘Nuk e prisja kurrë!’

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka rrëfyer një nga episodet më të sikletshme të karrierës së tij, i cili ndodhi gjatë një shfaqjeje të “Beauty and the Beast”.

Teksa interpretonte rolin e Gastonit dhe këngën “Me”, ai humbi kontrollin për shkak të një problemi krejt të papritur.

Jackman tregon se atë periudhë vuante nga dhimbje të forta koke e një naturopat i kishte këshilluar të pinte shumë ujë për t’u hidratuar.

Ai e teproi me rekomandimin dhe përfundoi duke pirë rreth 7 litra ujë brenda ditës, gjë që i solli telashe në skenë.

Gjatë performancës së parë, ndërsa ngrinte dhe tërhiqte aktoren që luante Belle, atij iu shkëput pak urinim dhe për shkak të kostumit të ngushtë, momenti u bë edhe më i vështirë për t’u fshehur.

Në kulmin e këngës, Jackman u përball me dilemë të çuditshme: të këndonte notën e lartë F, duke rrezikuar që situata të përkeqësohej, apo të shmangte notën e të prishte pjesën muzikore. Ai vendosi ta këndonte dhe urina vazhdoi t’i rridhte poshtë kostumit gjatë gjithë skenës.

Aktori e përshkruan këtë si një nga momentet më të turpshme dhe të paharrueshme të jetës së tij në teatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Snoop Dogg bëhet trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik të SHBA-së

Published

on

Snoop Dogg është emëruar trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026.

Roli, i krijuar nga USOPC, ka për qëllim të sjellë motivim, energji dhe humor për atletët jashtë garave.

Përmes LinkedIn, ai u prezantua si “Trajneri Snoop”, duke theksuar se dëshiron t’i mbështesë sportistët dhe t’u ngrejë moralin.

Ky pozicion vjen pas popullaritetit të tij në Lojërat e Parisit 2024, ku ishte korrespondent për NBC.

Snoop pritet të sjellë stilin e tij të veçantë sidomos në sportet me atmosferë dinamike si snowboarding dhe ski freestyle.

Me praninë e tij, Lojërat Dimërore 2026 premtojnë kombinim të sportit elitar me karizmën e tij unike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara