Magazinë

Mesazhi i Rita Orës për botën: Respektoni njerëzit pasi s’e dini si mund të kthehen në jetën tuaj

Published

on

Këngëtarja me rrënjë nga Kosova e me famë botërore, Rita Ora, ka dhënë mesazhin e saj për botën dhe njerëzit e rinj, në një deklaratë për “Dose of Society” që ka mision të sjellë zërin e njerëzve për inspirim dhe lidhje me të tjerët.

Në një video të publikuar në kanalin e “Dose of Society” në Instagram me 1.7 milionë ndjekës, Rita ka treguar edhe se çka do t’i thoshte vetes së vet më të re.

“Mos u brengos. Gjithmonë gjithçka do të jetë në rregull. Gjithçka lidhet me rrugëtimin. Ky është rrëfimi juaj. Dhe kurrë mos mendo e ndjej sikur rrëfimi juaj duhet të jetë si i dikujt tjetër”, ka thënë ajo.

Se pse e ka fituar këtë përshtypje, Rita ka thënë se gjërat “nuk po ecnin shpejt mjaftueshëm”. “Kam menduar se gjërat do të duhej të ishin më shpejt, por se ato kanë ndodhur ashtu siç ishte paraparë të ndodhnin”. Ajo ndihet e bekuar dhe me fat që e bën punën që gjithmonë ka ëndërruar.

Ajo ka treguar edhe se çka ka mësuar përgjatë rrugëtimit të saj.

“Që e dua atë që bëj dhe që jam me fat që e bëj atë që e bëj dhe që jam e bekuar. Më duhet ta kujtoj këtë, që po bëj një punë që gjithmonë kam dashur ta bëja. Disa njerëz kanë punë që nuk donin t’i bënin”, ka thënë ajo.

Këngëtarja është shprehur se duhet të respektohen të gjithë njerëzit “pasi ju nuk e dini se si mund të kthehen këta njerëz në jetën tuaj”.

“Se këdo që e takoni e meriton të njëjtin respekt sepse po ashtu nuk e dini si mund të kthehen këta njerëz në jetë, si mund t’ju ndihmojë në të ardhmen apo çfarë raportesh mund të bëni me ta…Ti mjafton. Ju mund të gjeni dyshime se nuk po bëni mjaftueshëm, se s’keni sukses, pasuri, por mos harroni se ju vetëm si person jeni mjaftueshëm. Je vetëm një. Mos e harro kurrë”, ka shtuar Rita Ora.

Magazinë

Trishtim në botën e kinemasë: Aktori i njohur gjendet i pajetë në plazh

Published

on

Aktori izraelit Alon Aboutboul, i njohur për rolet e tij në filma si “The Dark Knight Rises” dhe “Rambo III”, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Trupi i tij u gjet në plazhin HaBonim në Izraelin verior, pasi ai u rrëzua pak pasi doli nga deti. Paramedikët mbërritën menjëherë, por nuk mundën ta shpëtonin, pavarësisht përpjekjeve për më shumë se një orë.

Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Aktori la pas bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij.

Në karrierën e tij ndërkombëtare, Aboutboul u shfaq edhe në serialet “Snowfall”, “FBI: International”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Hawaii Five-0”.

Roli i tij i fundit ishte në serialin “The German”, ku luante për tetë episode.

Continue Reading

Magazinë

Ed Sheeran blen një apartament luksoz në New York me vlerë 10 milionë euro

Published

on

Ed Sheeran vazhdon të zgjerojë perandorinë e tij tashmë mbresëlënëse të pasurive të patundshme.

Këngëtari britanik, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 350 milionë euro, së fundmi bleu një apartament të ri në Brooklyn, New York, për më shumë se 10 milionë euro.

Apartamenti ndodhet në një kompleks luksoz pikërisht në bregdet, dhe çuditërisht, fqinji i tij është reperi amerikan Kendrick Lamar.

Sheeran dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn, me të cilën është i martuar që nga viti 2019 dhe me të cilën ka dy vajza – Lyra (4 vjeçe) dhe Jupiter (2 vjeçe), kanë kohë që marrin me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë, për të cilin kanë paguar më shumë se 25 mijë euro në muaj.

Blerja e pronës së re u krye nëpërmjet një kompanie të posaçme të themeluar nga Ed dhe Cherry, sipas dokumenteve nga New Yorku, transaksioni u krye pa marrë kredi – e blenë apartamentin me para në dorë. Në këtë mënyrë, morën edhe lehtësime tatimore, veçanërisht nëse vendosin ta shesin pronën një ditë.

Apartamenti mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 315 metrash katrorë dhe ofron lukse që përfshijnë dy palestra, një recepsion 24-orësh dhe një garazh me stacione karikimi për automjete elektrike. Ai zotëron të paktën 27 prona në Mbretërinë e Bashkuar

Kjo nuk është as prona e parë dhe as e vetmja në pronësi të muzikantit të famshëm. Ai zotëron të paktën 27 prona në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë një shtëpi luksoze në Notting Hill me vlerë 20 milionë euro si dhe apartamente në zona elitare të Londrës si Covent Garden, Holland Park dhe Whitechapel.

Ed zotëron pesë prona në Holland Park me vlerë prej 30 milionë eurosh dhe dy apartamente pranë Battersea Dogs and Cats Home. Ka gjithashtu katër apartamente në Covent Garden, si dhe pesë apartamente në Wiverton Tower në Whitechapel. Vetëm këto prona vlejnë më shumë se 45 milionë euro.

Ai është pronar i restorantit ‘Bertie Blossoms’ në Portobello Road, jashtë qytetit ka edhe vilë në Itali me vreshta e një pronë në Suffolk që vendasit e quajnë Sheeranville. Në vendlindje Framlingham, Suffolk, ku u zhvendos në një shtëpi të vjetër në fermë më 2012, Ed ka blerë që atëherë katër prona të tjera përreth.

Thashethemet thonë se artisti bleu disa prona në Londër pikërisht për të shmangur ankesat e fqinjëve për zhurmën nga festat private.

Continue Reading

Magazinë

‘Je i vdekur për mua’: Plas sërish mes vëllezërve Beckham

Published

on

Cruz Beckham, më i vogli nga vëllezërit Beckham, ka publikuar disa mesazhe shumë të forta në rrjetet sociale gjatë muajve të fundit.

Mesazhet që ndau në Instagram Notes përmbajnë fjalë: “Je një mashtrues,” “Tani je idiot,” “Karma e menjëhershme do të të marrë,” “Je i vdekur për mua.”

Këto fjalë të ashpra vijnë në mes të një grindjeje të ashpër familjare mes Cruz, vëllait Brooklyn Beckham dhe bashkëshortes së tij Nicola Peltz.

Sipas burimeve, Cruz duket se ka përshkallëzuar situatën, ndërsa Brooklyn dhe Nicola janë distancuar edhe më shumë duke mos i ndjekur më në Instagram vëllezërit Cruz dhe Romeo Beckham. Një burim tha se Brooklyn dhe Nicola nuk e bënë këtë qëllimisht, por mund të jenë bllokuar nga pala tjetër pa e ditur.

Sipas informacioneve, Brooklyn, 26 vjeç, i ka thënë familjes se nuk dëshiron më asnjë kontakt me ta dhe nuk do t’u përgjigjet atyre që përpiqen të afrohen.

Grindja mes tyre ka prekur edhe tensionet mes Nicola Peltz dhe nënës së Brooklyn, Victoria Beckham, e cila thuhet se e bëri Nicola-n të qajë gjatë dasmës së saj në prill 2022, kur i mori “rolin” kryesor në kërcimin e çiftit.

Victoria, ish-anëtare e Spice Girls dhe tani dizajnere mode, dyshohet se u mërzit për shkak se Nicola nuk veshi një prej fustaneve të saj të dasmës.

Ndërkohë Brooklyn ka bërë të qartë se do të zgjedhë gjithmonë bashkëshorten e tij.

Continue Reading

Magazinë

Reagon gruaja e Bruce Willis: Ndaloni së lexuari artikujt që fillojnë me, “burimet pranë familjes”

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara