Lajmet

Mes kritikash, Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona

Published

on

Në mes të kritikave, Komuna e Prishtinës në seancën  e jashtëzakonshme ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave publike, raporton Ekonomia Online. Aty asamblisti i VV-së ka kërkuar sqarime dhe për parcelën në lagjen “Marigona Hill” që është e përfshirë në këtë listë.

Asamblistja nga LDK, Jeta Rafuna ka thënë se kjo është çështje me rëndësi për menaxhimin e pronës publike dhe për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

“Para nesh është vendimi për miratimin e pronave të veçanta për dhënie në shfrytëzim për vitin 2026-të, një çështje me rëndësi  të veçantë për menaxhimin e pronës publike dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të kryeqytetit. Pronat komunale janë pasuri e qytetarëve dhe si të tilla  kërkojnë trajtim të përgjegjshëm, transparent dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Lista që po shqyrtojmë sot janë  rezultat i procesit profesional me qëllim që këto prona të bien në funksion të interesit publik dhe mos të mbeten të pashfrytëzuara. Dhënia në shfrytëzim i   e këtyre pronave, krijon mundësi për  zhvillim ekonomik, për mbështetje dhe iniciativa lokale si dhe për rritjen e të hyrave vetanake të komunës të cilat më pas kthehen në shërbime më të mira për qytetarët tanë. Miratimi i vendimit sot i hap rrugë planifikimit me kohë për vitin 2026 dhe siguron një proces të rregull, të barabartë dhe transparent për të gjithë të interesuarit”, tha ajo.

Ndërsa asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri pret që kjo të jetë në dobi të kryeqytetit.

“Është një nga pikat kyçe të ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim  të pronës së paluajtshme të Komunës e cila kërkohet pikërisht në nenin 13-të i cili specifikon edhe vitin dhe datën 31 dhjetor dueht të bëhet publikimi i pronave të paluajtshme të Komunës së Prishtinës, Uroj që lista të përmbajë të gjitha elementet e kërkesa me ligj dhe të gjitha dhëniet e pronave të jenë në zhvillim ekonomik të komunës dhe të bazuara mirë në interesin publik. Arsyeshmërinë tjetër besoj që të dhënat që i kërkon ligji, po besoj që Drejtoria e Pronës i ka të përmbajtura dhe shpresoj të jetë në dobi të kryeqytetit”, tha ai.

Asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla ka thënë se nëse nuk miratohet kjo listë, i bie që komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm nuk mund ta jep asnjë pronë në shfrytëzim, duke e quajtur jo në rregull faktin se kërkohet vota për të mbështetur një listë me mbi 5 mijë e 288 prona e që nuk ka dokumentacion të plotësuar.

Ai shton këtu se asamblistët nuk janë makineri votash që të votojnë prona që nuk e dinë kush i zotëron, e as kush i shfrytëzon.

“Kjo mund të shërbejë për shumë veprime të tjera të jashtëligjshme. Mund të ketë qytetarë që kanë ndërtu dhe është një lloj shantazhi kundër tyre. unë kërkoj që dokumentacioni të plotësohet sot dhe lista të miratohet”, ka thënë  ai. “Në këtë listë janë 17 parcela në të cilat është ndërtu një lagje luksoze, lagjja ‘Marigona’, sponsorëve të Ramës. Kjo është tentativë që të legjitimohet keqpërdorimi i pronës publike”, ka thënë ai.

Ai kërkoi edhe disa sqarime.

“17 parcela të cilat janë pjesë e listës që na e keni sjellë në Kuvend Komunal, në këto parcela është e ndërtuar një lagje luksoze ‘Marigona Hill’. Qytetarët kanë ble prona dhe shtëpi. A na tregoni pse këto parcela janë pjesë e kësaj liste. A na tregoni se si ka mundësi që është ndërtu në ato parcela nëse këto janë të gatshme për dhënie në shfrytëzim. E kam parasysh që është listë e gjerë por me ditë cila prej këtyre është e gatshme me u dhënë shfrytëzim ose këmbim. Cila është e uzurpuar, cila  është dhënë me një kontratë qoftë me komunën apo çfarëdo kontrate tjetër. Për katër vjet komuna nuk e ka formuar komisionin për vlerësimin e pronave të cilat pastaj do të ipen për këmbim apo shfrytëzim. Duke ditë praktikat e deritanishme e kemi të pamundur ta votojmë një listë të tillë nëse e njëjta nuk korrigjohet dhe nuk marrim përgjigjet që parashtruam”, u shpreh Sveçla.

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara