Magazinë

Vdes në moshën 74-vjeçare aktori i njohur italian

Published

on

Bota e kinemasë italiane është sot në zi. Alvaro Vitali, një nga figurat më të dashura dhe ikonike të komedisë italiane, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, në Romë.

Aktori ishte shtruar në spital dy javë më parë për një bronkopneumoni të përsëritur, por kishte vendosur të rikthehej në shtëpi, ku ndërroi jetë pasdite.

I njohur për rolin e tij të paharrueshëm si Pierino, Vitali u bë një figurë kult e komedisë italiane, por edhe një personazh shumë i dashur për publikun e ri, falë imitimeve të suksesshme, si ajo e Jean Todt në “Striscia la Notizia”.

I lindur më 3 shkurt 1950, Vitali u zbulua nga Federico Fellini, i cili i dha rolin e parë në “Fellini Satyricon” (1969), ai u shfaq në filma të tjerë të regjisorit të famshëm si “I Clowns” dhe “Roma”.

Në vitet ’70-’80, Vitali u bë një nga aktorët më të kërkuar të zhanrit komik, duke luajtur krah emrave si Lino Banfi, Edwige Fenech dhe Renzo Montagnani.

Magazinë

Aktorja Daveigh Chase vdiq nga AIDS, sipas rezultateve zyrtare të mjekësisë ligjore

Published

on

Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e Samara-s në filmin horror The Ring dhe për zërin e Lilo-s në animacionin e Disney-t Lilo & Stitch, ka vdekur nga AIDS, sipas gjetjeve zyrtare të Zyrës së Mjekësisë Ligjore në Qarkun Los Angeles.

Në raportin zyrtar gjithashtu është përfshirë “përdorimi kronik i shumë substancave” si faktor kontribues, ndërsa vdekja është klasifikuar si natyrale. Chase ka ndërruar jetë më 16 qershor në një spital në Los Angeles, në moshën 35-vjeçare.

Sipas babait të saj, ajo kishte jetuar pa strehë dhe në kushte të vështira në Los Angeles para vdekjes. Ndërkohë, menaxheri i saj kishte deklaruar më herët se ajo kishte ndërruar jetë si pasojë e sepsës pas një infeksioni nga meningjiti.

Daveigh Chase filloi karrierën e saj në moshë shumë të re, duke u bërë e njohur fillimisht në televizion dhe më pas në Hollywood me role të ndryshme. Ajo u bë e famshme ndërkombëtarisht në vitin 2001 me filmin Donnie Darko, ndërsa një vit më vonë fitoi vëmendje globale si zëri i Lilo-s në Lilo & Stitch dhe si Samara Morgan në The Ring, rol për të cilin fitoi edhe çmimin MTV Movie Award për “villain më të mirë”.

Gjatë karrierës së saj ajo mori edhe çmime për interpretimin zanor në animacion dhe u rikthye në disa projekte spin-off të Lilo & Stitch. Sipas mediave amerikane, në vitet e mëvonshme ajo është përballur me probleme ligjore dhe personale./BBC//A.K/

Continue Reading

Magazinë

Regjisori i Hollywoodit dënohet me dy vjet e gjysmë burg për mashtrim ndaj Netflix-it

Published

on

Regjisori amerikan Carl Erik Rinsch është dënuar me dy vjet e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për mashtrimin e platformës Netflix me 11 milionë dollarë, fonde që ishin destinuar për realizimin e një seriali fantastiko-shkencor.

Rinsch, 48 vjeç, i njohur për filmin “47 Ronin” (2013), u dënua për mashtrim federal dhe pastrim parash, pasi keqpërdori fondet e marra nga Netflix për shpenzime personale dhe investime të rrezikshme financiare.

Gjykatësi Jay Rakoff, përveç dënimit me burg, urdhëroi që Rinsch të qëndrojë edhe tre vjet nën mbikëqyrje pas lirimit, të konfiskojë 11 milionë dollarë dhe të paguajë një gjobë prej 700 dollarësh.

Para shpalljes së vendimit, regjisori kërkoi falje në gjykatë dhe pranoi përgjegjësinë për veprimet e tij.

“Dënimi i sotëm dërgon një mesazh të qartë se mashtrimi nuk do të tolerohet,” deklaroi prokurori amerikan Jay Clayton.

Sipas prokurorisë, Netflix i kishte dhënë Rinsch rreth 55 milionë dollarë për realizimin e serialit fantastiko-shkencor, fillimisht të titulluar “White Horse”, përfshirë edhe 11 milionë dollarë shtesë që ai kishte kërkuar duke pretenduar se ishin të nevojshme për përfundimin e produksionit.

Megjithatë, në vend që fondet të përdoreshin për serialin, Rinsch i transferoi ato në një llogari personale, ku investoi një pjesë të madhe në tregun e kriptovalutave, duke humbur rreth gjysmën e tyre brenda pak muajsh.

Prokurorët thanë gjithashtu se ai shpenzoi miliona dollarë për blerje luksoze, përfshirë vetura Rolls-Royce dhe dyshekë me vlerë qindra mijëra dollarë.

Gjatë gjykimit njëjavor në Nju Jork, drejtues të Netflix dëshmuan se kompania kishte miratuar vetëm një sezon të serialit, i cili nuk u përfundua asnjëherë.

Vetë Rinsch dëshmoi në gjykatë, duke pretenduar se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe se besonte se fondet ishin dhënë për ta mbajtur projektin në jetë gjatë pandemisë së COVID-19.

Sipas raportimeve të The New York Times, miq dhe bashkëpunëtorë të tij kishin vërejtur ndryshime të pazakonta në sjelljen e regjisorit pas nënshkrimit të marrëveshjes me Netflix, duke pretenduar se ai kishte bërë deklarata të çuditshme, përfshirë se mund të parashikonte goditjet e rrufeve, shpërthimet vullkanike dhe se kishte njohuri për një “mekanizëm sekret transmetimi” të COVID-19.

Continue Reading

Magazinë

Jay-Z sjell dokumentarin e ri “Jay-Z in 8”, publikohet traileri i parë

Published

on

Reperi dhe sipërmarrësi amerikan Jay-Z do të rikthehet në ekran me një seri të re dokumentare me titull “Jay-Z in 8”, e cila do të shfaqet në HBO këtë vjeshtë.

Dokumentari përbëhet nga tetë episode dhe ndjek rrugëtimin krijues të artistit, duke sjellë rrëfime për muzikën, tekstet dhe përvojat personale që kanë formësuar jetën dhe karrierën e tij. Së fundmi është publikuar edhe traileri i parë, që ofron një pamje të shkurtër të projektit.

Regjinë e dokumentarit e ka realizuar producenti legjendar Rick Rubin për HBO Documentary Films. Rubin, i cili është renditur nga revista TIME ndër “100 njerëzit më me ndikim në botë”, ka bashkëpunuar prej vitesh me Jay-Z dhe ishte producent i këngës ikonike “99 Problems”, pjesë e albumit “The Black Album” të publikuar në vitin 2003.

“Jay-Z in 8” është prodhim i kompanisë Tetragrammaton. Rick Rubin mban rolin e producentit ekzekutiv së bashku me Shawn Carter, emri i vërtetë i Jay-Z, dhe aktorin Daniel Kaluuya. Sipas Deadline, pjesë e ekipit të producentëve janë edhe Lela Mattimore dhe David Rohde.

Jay-Z është një nga artistët më të suksesshëm në historinë e hip-hopit, me 25 çmime Grammy. Në vitin 2017 ai u bë reperi i parë që u përfshi në Songwriters Hall of Fame, ndërsa në vitin 2021 hyri në histori si artisti i parë solo i hip-hopit, ende në jetë, që u përfshi në Rock & Roll Hall of Fame. Që nga viti 2008, ai është i martuar me këngëtaren Beyoncé, me të cilën ka tre fëmijë./A.K/

Continue Reading

Magazinë

Filmi i financuar nga Saddam Hussein që u zhduk pas premierës

Published

on

Një nga projektet më ambicioze të financuara nga ish-presidenti irakian Saddam Hussein, filmi “Clash of Loyalties”, u shfaq për herë të parë në korrik të vitit 1983, por pas vetëm disa projeksioneve pothuajse u zhduk nga qarkullimi.

Filmi, me një buxhet prej rreth 30 milionë dollarësh, ishte menduar si një superprodhim historik që do të prezantonte historinë e Irakut për publikun ndërkombëtar. Projekti u realizua gjatë luftës Iran-Irak dhe u përball me vështirësi të shumta gjatë xhirimeve.

Sipas producentit britaniko-irakian Lateif Jorephani, shumë anëtarë të kastit dhe ekipit teknik u mobilizuan për luftë gjatë xhirimeve, ndërsa transporti i armëve rekuzitë për filmin hasi në pengesa në kufirin me Turqinë, pasi autoritetet dyshuan se bëhej fjalë për armë të vërteta.

Një nga incidentet më të pazakonta ndodhi me aktorin britanik Oliver Reed, i cili, sipas Jorephanit, shkaktoi zemërim te autoritetet irakiane pas një sjelljeje të papërshtatshme në një restorant hoteli.

“Autoritetet mbetën të shokuara. Mora mesazhe nga ministrat në Irak që më kërkonin ta largonim menjëherë nga filmi”, ka kujtuar producenti, duke shtuar se arriti t’i bindte autoritetet që Reed të vazhdonte xhirimet.

Filmi rrëfen ngjarjet e revolucionit irakian të vitit 1920 kundër sundimit britanik dhe u konsiderua nga disa si “versioni i Saddam Hussein-it i Lawrence of Arabia”.

Edhe pse fitoi një çmim pas premierës në Festivalin e Filmit në Moskë në vitin 1983, “Clash of Loyalties” u shfaq vetëm disa herë dhe më pas u arkivua, duke mos arritur kurrë suksesin ndërkombëtar që synonte regjimi i Saddam Hussein./BBC//A.K/

Continue Reading

Të kërkuara