Lajmet

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Published

on

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Termokosin, në batë të cilave të hyrave nuk do të ketë ngritje të tarifave për vitin 2026 për qytetaret që ngrohen nga ‘Termokos’ në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Ndërsa është bërë e ditur se ZRrE do t’i ulë tarifat për ata që ngrohen nga ngrohtorja “Termokos” dhe “Gjakova”,

Pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, kryetari i bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu tha se kjo ulje bëhet për shkak kursimit që është bërë.

“Me propozimin e këtij viti të hyrat e lejuara maksimale për NQ ‘Gjakova’ dhe NQ ‘Termokos’ do të rezultojnë që për ‘Termokos’ do të kemi zbritje të tarifave për rreth 4 për qind, ndërsa për NQ Gjakova për 5 për qind. Kjo duhet të theko jomë që është vetëm për konsumatorë për matje, meqë kemi konsideruar që ka pasë kursim te kjo kategori e konsumatorëve dhe si rezultat i këtij kursimi është  refklektu edhe në tarifat e këtyre dy ndërmarrjeve për vitin 2025/2026. Iu bëjmë thirrje konsumatorëve se ZRRE  nëse kemi kursim në sektor ato do të reflektohen gjithmonë në vitin pasues meqenëse sipas edhe pedologjisë ne duhet të reflektojmë vetëm kostot e arsyeshme. në këtë rast kemi pasë kursim dhe është kthyer në  zbritje të tarifave dhe rrjedhimisht edhe me benifit për të gjithë konsumatorët që kanë kursyer”, tha ai.

Ai ka sqaruar se ulje do të ketë për konsumatorët me matje.

“Gjithë konsumatorët me majte do të kenë zbritje të tarifave, ndërsa për konsumatorët pa matje apo sipërfaqe do të mbeten tarifat e njëjtat, siç kanë qenë ato në sezonën e kaluar. Kursimi ka qenë vetëm te kjo kategori e konsumatorëve”, shpjegoi ai.

Ndërsa gjatë mbledhjes, Astrit Saraqini, udhëheqës i Departamentit për Energji Termike dhe Gaz në ZRrE ka treguar se të hyrat e lejuara që do të mblidhen nga tarifat janë mbi 11 milionë euro.

“Kostot operative janë përcaktuar në vlerën e 7 milionë e 49 mijë euro, të cilat madje ndahen në kosto fikse dhe variabile. Kosto fikse janë 3 milion e 307 mijë euro, kurse kostot  variabile janë 3 milionë 741 mijë euro, përafërsisht 50 për qind sepse këtu hyjnë edhe vlera e energjisë…Të hyrat  që do të grumbullohen dhe të mblidhen nga tarifat e ngrohjes qendrore është 11 milionë e 463 mijë e 803 euro që është një rritje nga sezoni në sezon e cila madje është kryesisht për shkak që secilën sezon ‘Termokos’ ka nga një zgjerim të rrjetit të sistemit dhe andaj kemi të hyra dhe energjisë shtesë”, tha ai.

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara