

Lajmet nga UBT
10 arsye pse duhet të studioni në UBT!
Published
1 year agoon
By
Betim GashiUBT nuk është thjesht një institucion arsimor, por një lider i arsimit në Kosovë dhe rajon. Dhe këtë e dëshmojnë 10 nga qindra arsye se pse të rinjtë duhet të përzgjedhin UBT-në për studime.
- UBT është institucioni më i ranguar në rajon – Krahas universiteteve më prestigjioze në botë, UBT është ranguar për inovacion dhe për revolucionin e katërt industrial në WURI. Një nga arritjet më të shquara të UBT-së është renditja në mesin e Top 200 Universiteteve më të mira në botë për luftën ndaj Ndryshimeve Klimatike nga GreenMetric World University Ranking 2023. Këtë vit, ranglista botërore e universiteteve prestigjioze, SCImago, ka ranguar UBT-në si institucionin më të mirë dhe të vetmin në arsimit e lartë privat në mbarë trojet shqiptare. Renditja e UBT-së si institucioni i dytë në Kosovë dhe i treti në trojet shqiptare për numrin e citimeve të publikimeve të stafit në platformën “Webometrics” dëshmon për cilësinë e lartë të kërkimit shkencor dhe kontributin e UBT-së në fushën e dijes dhe inovacionit. Përveç kësaj, ngritja prej 3 mijë vende në renditjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë për vitin 2024 dhe renditja e UBT-së në mesin e nëntë kompanive më të mira në botë për cilësi nga EFQM tregon nivelin e lartë të performancës dhe cilësisë së institucionit. UBT është dëshmuar edhe në fushën e sipërmarrësisë dhe inovacionit, duke fituar çmimin “Europian Young Entrepreneurial University of the Year” nga Triple E Awards në Barcelona të Spanjës. UBT është vlerësuar edhe për impaktin e saj pozitiv në shoqëri, duke u renditur në nivel të lartë në Edicionin e Vlerësimit të Ndikimit Pozitiv 2021 dhe duke u ranguar në mesin e universiteteve më të mira në botë nga Times Higher Education.
- UBT me mbi 500 marrëveshje bashkëpunimi – UBT përmes bashkëpunimeve me universitetet dhe institucionet ndërkombëtare ju mundëson një rrjet të gjerë të kontakteve dhe mundësi për praktikë në industrinë e punës. “University of Sapienza”, “The University of Iowa”, “University of Northern Iowa”, “Széchenyi István University Györ”, “University of Warsaw”, “Anhalt University of Applied Sciences”, “Linnaeus University”, “University of Cambridge”, “The University of South Florida”, “Trakya Üniversitesi”, “Universiteta del Salento”, këto janë vetëm disa nga qindra institucione ndërkombëtare prestigjiozë me të cilat UBT ka krijuar partneritete dhe është duke e ngritur Kosovën në arenën ndërkombëtare.
- UBT ka programet më inovative – UBT ju siguron një përvojë të përparuar dhe të përshtatshme për tregun e punës përmes programeve më inovative në vend. Programet e studimit në UBT përfshijnë degët e teknologjisë informative, biznesit dhe menaxhimit, mekatronikës, teknologjisë ushqimore, agrikulturës, ndërtimit, arkitekturës, studimeve të sigurisë, shkencave politike, juridikut, medias, aktrimit, muzikës, gjuhës angleze, psikologjisë, sportit, shkencave mjekësore, dhe shumë fusha të tjeraqë janë thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të suksesshme.
- Institucioni ofron mbi 300 laboratore – Përmes këtyre laboratorëve, UBT ju mundëson të eksploroni dhe të zhvilloni aftësitë tuaja në një mjedis praktik. Të gjitha fushat e studimit në UBT kanë laboratorët e vet të veçantë, të cilat u mundësojnë studentëve të realizojnë pjesën praktike të ligjëratave, projekteve të ndryshme, si dhe fillimin, përkatësisht realizimin e startup-eve të shumta, shumë prej të cilave tashmë janë jetësuar dhe janë në shfrytëzim për tregun vendor dhe ndërkombëtar të klientëve.
- Programet e përbashkëta ndërkombëtare – Shkëmbimet studentore dhe double degree-s ju japin mundësinë për të përparuar shkencërisht dhe për të pasur një përvojë ndërkombëtare të vlerësuar. Shumë studentë nga drejtime të ndryshme kanë patur mundësinë që të përjetojnë mundësinë e shkëmbimit studentor me universitete ndërkombëtare me të cilat UBT ka krijuar partneritet.
- Stafi akademik i kualifikuar dhe me përvojë në UBT është në dispozicion për të mbështetur zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
- UBT ofron infrastrukturë moderne dhe teknologji të avancuara, duke ju mundësuar të përdorni burimet më të fundit për të zgjeruar njohuritë tuaja.
- Përvoja e praktikës në industrinë e punës është një pjesë integrale e programeve të UBT-së, duke ju siguruar një mundësi të shkëlqyer për të fituar aftësi praktike dhe për të ndërtuar rrjetin tuaj profesional.
- UBT ka një mjedis të diversifikuar dhe të përqendruar në zhvillimin personal dhe profesional të studentëve, duke ju mundësuar të krijuar lidhje dhe miqësi të reja.
- Pas përfundimit të studimeve në UBT, ju do të keni një diplomë të njohur dhe të vlerësuar ndërkombëtarisht, duke ju hapur dyert për mundësi të shumta të karrierës në fushën e zgjedhur. Mbi 93 për qind e studentëve të UBT-së, dhe ish-studentëve, tashmë janë të punësuar brenda dhe jashtë Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e vetës dhe në mbështetjen e familjes dhe shoqërisë.
Bëhuni pjesë e UBT-së!
Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!
You may like
-
Ligjëratë mbi Vëzhgimin Satelitor në kuadër të Akademisë Verore në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit
-
Vizitë zyrtare dhe ligjërata akademike nga profesorët e University of Sannio në UBT
-
UBT vazhdon të vendosë standarde globale – përkrah universiteteve më prestigjioze në botë në rangimin e fundit global nga WURI
Aktualitet
Ligjëratë mbi Vëzhgimin Satelitor në kuadër të Akademisë Verore në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit
Published
24 hours agoon
July 19, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të Akademisë Verore, e organizuar nga Fakulteti i Sistemeve të Informacionit, Prof. Dr. Edon Maliqi mbajti ligjëratën tematike me titull “Vëzhgimi Satelitor: Nga të dhënat te formësimi i politikave”, e cila ngjalli interes të madh tek studentët dhe pjesëmarrësit.
Gjatë ligjëratës, Prof. Maliqi trajtoi rëndësinë e të dhënave satelitore dhe mënyrën se si ato mund të përpunohen dhe përdoren për të ndihmuar në hartimin e politikave strategjike në fusha të ndryshme. Diskutimet nxorrën në pah potencialin që teknologjitë hapësinore, si Misioni Landsat (SHBA) dhe Misioni Sentinel (Evropë), kanë për të ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe vendimmarrjen e informuar.
Studentët dhe pjesëmarrësit treguan angazhim dhe pasion për temën, duke kontribuar me pyetje dhe komente të vlefshme, që dëshmojnë interesin e madh për inovacionin dhe zhvillimet teknologjike në vend.
Aktualitet
Vizitë zyrtare dhe ligjërata akademike nga profesorët e University of Sannio në UBT
Published
1 day agoon
July 19, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, një delegacion nga University of Sannio në Itali ka realizuar një vizitë zyrtare në UBT, në kuadër të Akademisë Verore të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe projektit IOT-Eco.
Delegacioni përbëhej nga profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht, si: Prof. Pasquale Daponte, Prof. Stefano Acierno, Giuseppe Nappi, Prof. SSA Marina Paolucci, Prof. Francesco Pepe, Prof. Giovanni Vito Persiano dhe Prof. Francesco Vespasiano.
Gjatë qëndrimit në UBT, anëtarët e delegacionit mbajtën ligjërata të specializuara për studentët dhe stafin akademik, duke ndarë njohuri, përvoja dhe zhvillime të fundit në fushën e inteligjencës artificiale, IoT-së dhe teknologjive të avancuara.
Në kuadër të vizitës, ata u pritën nga Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik. Delegacioni vizitoi gjithashtu Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, ku patën mundësi të njihen nga afër me kapacitetet infrastrukturore, laboratorët, projektet kërkimore dhe modelet e inovacionit të zbatuara në këtë hapësirë unike në rajon.
Aktualitet
UBT vazhdon të vendosë standarde globale – përkrah universiteteve më prestigjioze në botë në rangimin e fundit global nga WURI
Published
1 day agoon
July 18, 2025By
Driton Iseni
Një sukses që tejkalon kufijtë kombëtarë dhe vendos Kosovën në hartën globale të arsimit të lartë është rangimi i radhës i UBT-së, i cili ka arritur të renditet ndër universitetet më të mira dhe më inovative në botë, sipas rangimit prestigjioz të World University Rankings for Innovation (WURI 2025), duke u radhitur përkrah universiteteve prestigjioze si Harvard, MIT, Stanford, Oxford, e të tjera.
Në raportin zyrtar të publikuar nga WURI, UBT ka arritur pozicionime të larta në disa kategori kyçe, duke u radhitur në mesin e institucioneve lidere të arsimit të lartë në nivel global:
- Vendi i 10-të në kategorinë ESG Trend (B3) – për përkushtimin në mjedis, shoqëri dhe menaxhim të qëndrueshëm;
- Vendi i 14-të në kategorinë Funding for Sustainability (B5) – për sigurimin e burimeve për projekte që ndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm;
- Vendi i 5-të në kategorinë University Brand and Reputation (B8) – për ndërtimin e një identiteti të fuqishëm institucional dhe reputacioni ndërkombëtar në rritje;
- Dhe, vendi i 208-të në renditjen e përgjithshme ndër Global Top 400 Innovative Universities.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi këto arritje si një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të institucionit.
“UBT po dëshmon se është një forcë lëvizëse e arsimit të lartë në botë. Rangimet e WURI janë pasqyrim i realitetit që po ndërtojmë çdo ditë: një universitet që promovon dijen, inovacionin, dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërkombëtarizimit”.
Ky sukses i radhës konfirmon rolin e UBT-së si një lider në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe ndërkombëtarizimit, duke e vendosur Kosovën fuqishëm në hartën globale të arsimit cilësor dhe transformues.
Për më tepër, renditja e UBT-së në mesin e universiteteve më të mira dhe më inovative në botë sipas WURI 2025 përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për institucionin, por për gjithë sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Pozicionimi në vendin e 10-të për ESG Trend dëshmon angazhimin e UBT-së për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj mjedisit dhe shoqërisë, ndërsa vendi i 14-të në Funding for Sustainability tregon kapacitetin për të siguruar burime për projekte me ndikim afatgjatë. Veçanërisht i rëndësishëm është renditja në vendin e 5-të në University Brand and Reputation, që e vendos UBT-në si një nga institucionet me reputacion më të madh global, duke rritur besueshmërinë dhe vlerën e diplomës për studentët, si dhe mundësitë për bashkëpunime ndërkombëtare për stafin akademik.
Ky sukses e ngre më tej profilin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të arsimit, duke e bërë më tërheqëse për studentë, profesorë dhe partnerë strategjikë nga e gjithë bota dhe duke dëshmuar se institucionet kosovare mund të konkurrojnë denjësisht në nivel global.
Lajmet nga UBT
Qendra e Laboratorëve testues në UBT është qendra më e madhe në rajon
Published
1 day agoon
July 18, 2025By
UBTnews
Fisnik Laha, dekan i Fakultetit Biokimi Mjekësore dhe Kimi aplikative në UBT, në një bisedë për mediat e UBT-së, ka theksuar se UBT ka qendrën më të madhe të laboratorëve testues, që shërbejnë për procesin akademik, hulumtimet e studentëve dhe stafit, si dhe për shërbime për palët e treta.
“Qendra e Laboratorëve testues në UBT është qendra më e madhe rajonale e laboratorëve testuese, që janë në përdorim nga arsimi i lartë vendor dhe rajonal”, ka thënë Laha.
Ai ka përmendur qasjet që ndiqen në raport me përdorimin e kapaciteteve laboratorike. Në radhë të parë është hulumtimi, që është shtylla kryesore e zhvillimit të arsimit të lartë, veçanërisht orientimi në fushat me aplikim të shkencave të natyrës, sigurisht edhe të shkencave të tjera.

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

Raportohet për të paktën 26 të vrarë në Gazë

Popoviq në mbajtje për 48 orë pas fjalimit kundër UÇK-së, i sekuestrohen dy telefona

14-vjeçari ndalohet me armë zjarri dhe sprej në Ferizaj

Trump nënshkruan projektligjin historik për kriptovalutat

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Ligjëratë mbi Vëzhgimin Satelitor në kuadër të Akademisë Verore në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit

Vizitë zyrtare dhe ligjërata akademike nga profesorët e University of Sannio në UBT

UBT vazhdon të vendosë standarde globale – përkrah universiteteve më prestigjioze në botë në rangimin e fundit global nga WURI
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore