Lajmet

​Nis votimi për zgjedhjen e presidentit në Maqedoni

Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Published

on

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot mund të vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Vendvotimet është paraparë të hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut.Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1.814.317.

Në mënyrë teorike presidenti mund të zgjidhet edhe në rrethin e parë me atë kandidat i cili do të marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votave, përkatësisht 50% plus një, gjë për të cilën ekzistojnë gjasa të vogla posaçërisht në këto zgjedhje kur votohet për 7 kandidatë.

VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska*Davkovën. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës zgjedhore do të jetë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës së Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Përzgjedhja e shefit të shtetit duhet të ndodh në rrethin e dytë kur do të vendoset për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë marrë më së shumti vota. Megjithatë edhe për përzgjedhjen e tyre nevojitet plotësimi i censusit, përkatësisht në zgjedhje të dalin më së paku 40% të votuesve të regjistruar. Rezultatet e zgjedhjeve nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, KSHZ duhet t’i publikojë para mesnatës së 24 prillit.

Ndërkohë, janë gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale. Siç njoftohet në ueb faqen e KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR – 375. Vëzhguesit vendorë më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqata për zhvillimin e inovacioneve social-sociale “VAKE UP” – Shkup – 182.

Përveç këtyre organizatave të akredituara për të vëzhguar Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 janë edhe Asociacioni qytetar CIVIL – Qendra për Liri – Shkup, Asociacioni për Promovimi dhe zhvillimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse Kumanovë, Fondacioni Rom për Demokraci – Shkup, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni ad hoc për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti Kombëtar Demokratik për Punë të Jashtme , Uashington SHBA – filial i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për zhvillimin e sistemeve zgjedhore, reformat dhe trajnimet (qendra e trajnimit) e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup, Qendra për Zhvillim e Sistemeve Zgjedhore, reformave dhe trajnimeve (qendra e trajnimit) e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë dhe Shoqatës Evropiane për Dialog dhe Demokraci – Bergen, Norvegji.

Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, duke përfshirë agjencitë Reuters dhe France Press, Euroneës Albania, European Press Photo Agency – EPA, Al Jazeera Balkans, Zëri i Amerikës – editorial maqedonas, Top Kanal Albania – seksioni i Kosovës dhe të tjerët.

Kujtojmë se presidenti i parë, Kiro Gligorov, u zgjodh në seancë parlamentare më 27 janar 1991, kur Maqedonia u krijua si shtet i pavarur.

Aktualitet

Lëndohen pesë persona në një aksident zinxhirorë

Published

on

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes pesë veturash sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës. Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e trajtuar rastin.

“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura. Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon

Published

on

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon që nga data 11 korrik, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të tyre në QKUK. Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi bëri të ditur se të hënën do të hapen ofertat e reja, në kuadër të procesit të tenderimit.

“Përfundimisht kryetari i Shoqatës (së Sigurimit Fizik të QKUK-së) me drejtorin e SHSKUK-së dhe me drejtorin e QKUK-së kanë ardhur në përfundim që të të hënë hapen ofertat e reja. Shumë normale se ne si Sindikatë e kemi vetëm një mundësi: nëse kompanitë nuk merren vesh mes vete, nuk pajtohen , do t’i tregojmë edhe ne dhëmbët tanë se këto kompani që të gjitha nuk e kanë respektuar ligjin”, tha ai.

Azemi shtoi se do të kërkojnë nga kompanitë që së paku të u falin dy muaj, derisa të përfundojë tenderimi i këtij procesi të rregullt dhe se do të kërkojnë në njëfarë forme do t’u bien në gjunjë për hir të këtë punëtorëve.

Përndryshe, ai theksoi se greva po shkon shumë mirë deri më tani.

Continue Reading

Aktualitet

Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Përmes një njoftimi për media të IPK-së, është bërë e ditur se janë hapur zyrat e reja të IPK-së ku ndër të tjera thuhet se në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë  Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës , Erden Atiq si dhe zyrtarë e eprorë nga ARC, IPK dhe Policia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se zyrat e reja të IPK-së tani janë në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi” në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në fjalimet e rastit, hapja e zyrave të reja u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës. Sveçla dhe Hodaj theksuan rëndësinë e zyrave të reja të IPK-së për përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit  në Kosovë. Kryeshefi i IPK-së, gjatë fjalës së tij, falënderoi Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) për mbështetje të vazhdueshme në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ministri i Brendshëm gjatë ceremonisë, theksoi rëndësinë e hapjes së zyrave të reja të IPK-së, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë së Kosovës, i kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.

Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.

Continue Reading

Të kërkuara