

Lajmet
Kurti: I kemi kërkuar AKK-së që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për pronën e Manastirit të Deçanit
Kryeministri Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Published
1 year agoon
By
Betim GashiKryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit. Kryeministri Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë para dy opsioneve, të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë vit, ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit. Ndërsa, sipas Kurtit, vendimi është marrë “duke u prirë nga arsyeja e shëndoshë”. Ai po ashtu ka thënë se pranimi i Kosovës në KiE do të ishte fitore historike.
“Qeverisë i është bërë e qartë nga komuniteti i Asamblesë Parlamentare nga grupet politike kryesore në Asamble Parlamentare që përfaqësojnë Parlamentet e shteteve anëtare nga shtetet e QUINT-it që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve, të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Evropës këtë vit apo heqjen e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit edhe rrjedhimisht heqim dorë nga një qëllim demokratik e shtet ndërtues i Republikës sonë. E provuam me datën 5 mars për herë të fundit që ta shtyjmë miratimin e opinionit për anëtarësim në komunitetin në fjalë, por pa sukses. U bindem që duhet të zgjedhim njërin opsion, nuk ka një zgjedhje të tretë…Mbi të gjitha, kërkohej një vendim i arsyeshëm, fatkeqësisht jo i drejtë në plotninë e tij. Por me gjithë këtë për të arritur një qëllim shumë madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët, ne duhet bërë hap përpara me maturi e përgjegjësi si vend i pavarur e sovran. Andaj sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës”, deklaroi Kurti.
Kryeministri Kurti tha se Komiteti përgjegjës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës edhe në raportin e fundit ka thënë se ky ngel kusht që duhet plotësuar për anëtarësim. Ndërsa ka thënë se po bëjnë përpjekje që ky kusht të hiqet, ai shtoi se duhet të zgjedhin një vendim, pasi siç tha ai, zgjidhje tjetër nuk ka.
“Si kryeministër nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka edhe procese tjera gjyqësore pezull për këtë çështje, teksa ne si qeveri nuk kemi më mjete legale e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do e ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë. Në anën tjetër, s’ka dyshim që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe hap gjigant për Republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane që mundëson anëtarësimin në NATO dhe në BE për Kosovë të pavarur. Në ushtrimin e gjykimit për këtë çështje jam prirë nga arsyeja e shëndoshë. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë Kosovës të drejtën për të qenë shtet i barabartë me çdo shtet tjetër të kontinentit. Askush s’ka të drejtë t’ua humbasë qytetarëve të drejtën që të ndihen qytetarë evropianë duke pasur të drejtën për t’iu qasur Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut e dhjetëra mekanizmave të tjerë që e përbëjnë makinerinë demokratike panevropiane”, tha Kurti.
Në anën tjetër, Kurti përmendi edhe rastin e nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, i cili tha se ndonëse ka prova që flasin për zjarr vënie të qëllimshme, është shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar.
“Po në këtë muaj, në ditën ndërkombëtare të grave, pak pas mesnate, një grua nga radhët e komunitetit serb në Kosovë që bart pozitë të lartë drejtuese në nivelin komunal, në një komunë me shumicë serbe, u bë cak i elementeve e grupeve kriminale. Natasha Tomaniq, nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, 8 Marsin e nisi me lajmin se pronës së saj private i është vënë zjarri. Provat e grumbulluara nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes flasin për zjarr vënie të qëllimshme. Dëmi financiar llogaritet të jetë rreth 40 mijë euro, por qëllimi i sulmit nuk ishte financiar, sado që dëmi do të jetë barrë. Frikësimi dhe terrori ishin synimet ndaj nënkryetares Tomaniq dhe të gjithë serbeve të Kosovës, veçanërisht në veri të vendit të cilët duan integrimin në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës, sepse ashtu mirëqenia e tyre është më e mirë. Megjithatë, pavarësisht se bëhet fjalë për një grua nga komuniteti serb në Kosovë që bart pozitë zyrtare në institucionet publike të vendit tonë, heshtja e komunitetit ndërkombëtar edhe pesë ditë pas sulmit sa vjen e bëhet më shurdhuese. Një heshtje e tillë është sa dekurajuese, aq edhe inkurajuese. Dekurajuese për njërën palë, viktimën, dhe inkurajuese për palën tjetër, agresorin, sepse sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit, Tomaniq nuk ndodhi në vakum”, tha ai.
Kujtojmë se vendet e QUINT’it tash e disa vjet shprehen të shqetësuar se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit dhe vazhdimisht bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i lejojnë manastirit ta regjistrojë tokën në kadastër.
Lajmet
Haradinaj: Kurti me vetëdije po e mban peng Kuvendin
Published
1 hour agoon
July 17, 2025By
UBTnews
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj tha se e gjithë Kosova është lodhur nga situata aktuale. Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti me vetëdije po e mban situatën peng, siç shtoi ai, nuk ka arsye tjetër që të mbahet 48 herë seancë për konstituim të Kuvendit.
Para fillimit të seancës, ai iu tha mediave se nuk pret ndonjë ndryshim për ditën e sotme.
“Unë mendoj që jo vetëm protestuesit që janë këtu, por mendoj që e gjithë Kosova është lodhur me këtë situatë dhe ne po i përsërisim fjalët e njëjta. Kemi dhënë një ofertë, jemi të gatshëm që të votojmë në rast se do të ketë një mirëkuptim ndryshimi të emrit, të kandidatit. Në rast se jo, do të mbesim kështu edhe fatkeqësisht edhe një kohë por unë prapë besoj që me vetëdije zotëri Kurti po e mban këtë situatë peng sepse nuk shoh arsye tjetër, pse duhet me ardh 48 herë me të njëjtin kandidat kur dihet botërisht që nuk janë numrat”, u shpreh ai.
Haradinaj shtoi se do ta shqyrtojnë ftesën e kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka paralajmëruar se do i ftojë partitë politike për takim.
“Nuk e shoh se cila do të jetë ajo marrëveshje përpos asaj që po qarkullon mes Nisma-s dhe LVV-së por sido që të jetë duhet me pa se çfarë do ndodhë. Nuk e di se çfarë pozicioni ka nëse Limaj i fton në takim partitë, që do t’i fton por do ta shohim, deri tash nuk kemi marrë ndonjë ftesë, por do ta shohim shqyrtojmë dhe do ta japim përgjigjen në kohë”, shtoi Haradinaj.
Lajmet
Kuvendi nuk konstituohet përsëri, megjithëse po soset afati i dhënë nga Kushtetuesja
Published
1 hour agoon
July 17, 2025By
UBTnews
Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe në tentimin e së enjtes, pavarësisht se po soset afati i dhënë nga gjykata më e lartë e vendit për formimin e institucionit ligjvënës më së largu deri më 26 korrik.
Kjo është hera e 48-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues.
Edhe në këtë mbledhje, partitë deri më tash në opozitë – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarët për komisionin që duhet të organizojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ata e konsiderojnë këtë procedurë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur.
Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, insiston se votimi i fshehtë është në përputhje me ligjin dhe kërkon që procesi të mos bllokohet më tej.
Emërimi i kandidates së saj, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit u hodh disa herë në votim të hapur, por nuk mori mbështetjen e nevojshme, pasi opozita e votoi kundër.
Në seancën e 17 korrikut, kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët nisën të adresonin problemin e ngërçit, në vend që të propozonin anëtarët për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.
Seanca dështoi dhe vazhdimi i radhës do të mbahet më 19 korrik.
Ndërkohë, më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese vendosi që Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor, por pa sqaruar pasojat nëse ky afat nuk respektohet.
Kjo ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme nga partitë politike, të cilat mbeten të ndara në qasjen e tyre ndaj zgjidhjes së situatës.
Javën e parë të korrikut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada institucionale.
Pas përfundimit të konsultimeve, ajo theksoi se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor – të vendosur nga Kushtetuesja – nuk është çështje vullneti, por obligim kushtetues.
Osmani u bëri thirrje partive që të angazhohen seriozisht për të gjetur një zgjidhje sa më parë.
Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, tha për Radion Evropa e Lirë se presidentja po shqyrton mundësitë ligjore për t’i drejtuar një kërkesë sqaruese Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të kuptohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të dhënë.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.
Ngërçi vjen pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme.
PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./REL
Lajmet
Autoritetet kosovare zhvillojnë aksion të ri kundër spiunazhit
Published
3 hours agoon
July 17, 2025By
UBTnews
Autoritetet kosovare janë duke e zhvilluar një aksion në lidhje me dyshimet për spiunazh, duke intensifikuar luftën kundër rrjetit të spiunazhit, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës të enjten.
Prokuroria tha se aksioni është duke u kryer në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Ajo tha se nuk mund të japë hollësi, për shkak ndjeshmërisë së hetimeve dhe pasi operacioni është ende në zhvillim e sipër.
Aksioni vjen në një kohë kur autoritetet kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.
Në qershor, gjykata në Prishtinë dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).
Momentalisht, dy të dyshuar, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.
Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor./REL
Lajmet
Sot përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Published
3 hours agoon
July 17, 2025By
UBTnews
Sot, me fillim nga ora 11:00, do të zhvillohet seanca e radhës konstituive e Kuvendit të Kosovës, në përpjekjen e 48-të.
Në seancën e fundit, propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit dështoi të kalojë, përkundër votave pro. Mungesa e kundërshtimeve apo abstenimeve bëri që propozimi të mos marrë mbështetjen e nevojshme, duke çuar në ndërprerjen e seancës.
Kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 17 korrik.
Ky ngërç institucional po vazhdon, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga seanca e parë konstituive.
Pas përfundimit të seancës së 46-të, partitë e ish-opozitës qëndruan në sallë, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të reflektojë dhe të kontribuojë në një zgjidhje konsensuale sa më parë.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa seanca e parë për konstituimin e Kuvendit është mbajtur më 15 prill. Që nga ajo kohë, çdo 48 orë po mbahen seanca të njëpasnjëshme pa arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.

Haradinaj: Kurti me vetëdije po e mban peng Kuvendin

Kuvendi nuk konstituohet përsëri, megjithëse po soset afati i dhënë nga Kushtetuesja

Yamal: Fillimi i një udhëtimi që shpresoj të jetë i gjatë dhe plot fitore

Autoritetet kosovare zhvillojnë aksion të ri kundër spiunazhit

Senati e kalon planin e Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë në vlerë 9 miliardë dollarë

Sot përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, një person u dërgua në mbajtje

Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj

Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore