Lajmet

​Uglanin: Anarkinë 24-vjeçare në veri duhet ta ndalojmë përgjithmonë

“Njëzet e katër vjet komuna në veri të Mitrovicës ka punuar si zyrë administrative, nuk ka qenë funksionale dhe as në shërbim të qytetarëve”,

Published

on

“Ne duhet ta ndalojmë anarkinë njëherë e përgjithmonë, sepse kjo anarki ka mbretëruar 24 vjet në pjesën veriore. Njëzet e katër vjet komuna në veri të Mitrovicës ka punuar si zyrë administrative, nuk ka qenë funksionale dhe as në shërbim të qytetarëve”, kështu ka bërë të ditur Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore.

Ai theksoi se ka pakënaqësi te qytetarët serbë të cilët po tentojnë t’i ndryshojnë gjërat përmes peticioneve, mirëpo potencoi shqyrtimin e këtyre çështjeve vetëm duke respektuar ligjet e Republikës së Kosovës. Sipas tij, raportet në mes të legjislativit dhe ekzekutivit brenda kësaj Komune në lidhje me çështje të ndryshme janë përplot mosmarrëveshje, por siç u shpreh, kjo është mënyrë demokratike e të funksionuarit.

Duke folur për peticionin e qytetarëve rreth shkarkimit të kryetarit të Komunës, Uglanin tha se të premten e kaluar i ka dorëzuar nënshkrimet e qytetarëve në KQZ dhe kjo e fundit ka afat prej 30 ditësh për verifikim. Ai u shpreh se nëse gjithçka konfirmohet se është në rregull me peticionin, zgjedhje në veri patjetër se do të ketë, por nuk ka precizuar afatin kohor kur mund të zhvillohen ato.

“Sigurisht që ne presim edhe peticione tjera, por ne punojmë sipas ligjit mbi qeverisjen lokale. Ka pakënaqësi (tek qytetarët serbë), por ne duhet anarkinë ta ndalojmë njhëherë e përgjithmonë, sepse kjo anarki ka mbretëruar 24 vjet në pjesën veriore dhe ne duhet ta funksionalizojmë Komunën njëjtë sikurse Komunat tjera. 24 vjet Komuna ka punuar si zyrë administrative dhe s’ka qenë funksionale dhe as në shërbim të qytetarëve. Ka pasur mosmarrëveshje (mes legjislativit dhe ekzekutivit brenda Komunës) dhe sigurisht që ende ka, kjo është mënyra demokratike dhe është normale, ndonëse tani janë marëdhëniet pak më të mira, sepse vendimet që i kemi marrë janë aprovuar nga ekzekutivi, sepse ligjërisht çdo vendim që vie nga legjislativi duhet të aprovohet edhe nga ekzekutivi, dhe këtu pak ka pasur probleme, sigurisht do të ketë edhe në të ardhmen, kjo është mënyrë demokratike e të vepruarit dhe ne do t’i përmbahemi demokracisë. Duhet të kemi raporte sa më të mira me kryetarin sepse nuk po duam që të jemi pjesë e bllokimit të proceseve, zhvillimit dhe funksionalizimit të pjesës veriore si komunë”, tha ai.

Uglanin gjithashtu shtoi se subjektet politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, por se kur do të mbahen ato, varet nga qeveria e Kosovës.

“Ne obligimin tonë sipas udhëzimit administrativ e kemi kry, tani është hapi tjetër kur KQZ-ja do t’i verifikojë nënshkrimet dhe afati është një muaj. Procesi do të shkojë më tutje, siç e dini, ligj për referendum nuk ka. Edhe kjo është problem, sepse sipas planit të Ahtisarit nuk është parashikuar referendumi, por kjo varet tash nga Kuvendi nëse e miraton referendumin në mënyrë që të arrijë te kryetarja e Republikës së Kosovës, e cila duhet ta nënshkruajë dhe ta shpallë referendumin sipas ligjit, që nënkupton 45 ditë afat kohor, ku pastaj duhet edhe mbikqyrje e procesit nga KQZ-ja për referendum. Zgjedhje sigurisht do të ketë, përgatitjet nga subjektet politike në terren veç kanë filluar, por kur do të mbahen do të varet nga qeveria e Kosovës”, ka thënë Uglanin.

Lajmet

Popoviq në mbajtje për 48 orë pas fjalimit kundër UÇK-së, i sekuestrohen dy telefona

Published

on

By

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi u arrestua të premten në pikën kufitare të Bërnjakut.

Arrestimi i Popoviqit vjen pas fjalimit të tij në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur “organizatë terroriste” dhe duke krahasuar veprimet e saj me ato në Rripin e Gazës. Fjalimi u mbajt në një ceremoni përkujtimore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ndaj Popoviqit është iniciuar procedurë për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit”, ndërsa gjatë ndalimit i janë sekuestruar edhe dy telefona.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, deklaroi se “institucionet e sigurisë nuk do të tolerojnë ofendimet dhe shtrembërimet e historisë së Kosovës”, duke shtuar se ndaj Popoviqit do të veprohet në përputhje me ligjet në fuqi.

Ndërkohë, drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, Petar Petkoviq, reagoi duke e cilësuar arrestimin si “të padrejtë” dhe pretendoi se Popoviq “vetëm tha të vërtetën”./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

14-vjeçari ndalohet me armë zjarri dhe sprej në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur 14-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të sprejit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas njoftimit zyrtar, reagimi i policisë erdhi pas marrjes së një informacioni se një person i mitur po mbante me vete armë zjarri dhe sprej. Njësia policore ka ndërhyrë menjëherë, ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka ndaluar në vendngjarje.

Gjatë kontrollit fizik, tek i mituri janë gjetur një armë zjarri pa fishekë dhe një sprej, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, 14-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë.

Policia e Kosovës  u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të tillë për të garantuar sigurinë publik.

Continue Reading

Lajmet

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të dyzet e nëntë herë (49), në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë duke filluar nga ora njëmbëdhjetë.

Vazhdimi i kësaj seance vjen pas më shumë se pesë muaj pesë që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Vazhdimet e deritanishme të seancës për konstituimin e legjislaturës së re kanë dështuar pasi koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Albulena Haxhiu ka dështuar në gjashtë përpjekje për të marrë votat e nevojshme në votim të hapur, dhe po ashtu ka dështuar edhe formimi i komisionit për votim të fshehtë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës deri më 26 korrik, afat i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet të ketë pasoja juridike për deputetët.

Ajo theksoi se janë duke përgatitur lëndën për interpretim kushtetues për krizën politike, dhe nëse nuk ka formim të institucioneve as gjatë këtij vikendi, atëherë në fillim të javës së ardhshme do ta dërgojnë çështjen në organin më të lartë juridik të vendit.

Continue Reading

Aktualitet

UBT vazhdon të vendosë standarde globale – përkrah universiteteve më prestigjioze në botë në rangimin e fundit global nga WURI

Published

on

Një sukses që tejkalon kufijtë kombëtarë dhe vendos Kosovën në hartën globale të arsimit të lartë është rangimi i radhës i UBT-së, i cili ka arritur të renditet ndër universitetet më të mira dhe më inovative në botë, sipas rangimit prestigjioz të World University Rankings for Innovation (WURI 2025), duke u radhitur përkrah universiteteve prestigjioze si Harvard, MIT, Stanford, Oxford, e të tjera.

Në raportin zyrtar të publikuar nga WURI, UBT ka arritur pozicionime të larta në disa kategori kyçe, duke u radhitur në mesin e institucioneve lidere të arsimit të lartë në nivel global:

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi këto arritje si një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të institucionit.

“UBT po dëshmon se është një forcë lëvizëse e arsimit të lartë në botë. Rangimet e WURI janë pasqyrim i realitetit që po ndërtojmë çdo ditë: një universitet që promovon dijen, inovacionin, dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërkombëtarizimit”.

Ky sukses i radhës konfirmon rolin e UBT-së si një lider në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe ndërkombëtarizimit, duke e vendosur Kosovën fuqishëm në hartën globale të arsimit cilësor dhe transformues.

Për më tepër, renditja e UBT-së në mesin e universiteteve më të mira dhe më inovative në botë sipas WURI 2025 përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për institucionin, por për gjithë sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Pozicionimi në vendin e 10-të për ESG Trend dëshmon angazhimin e UBT-së për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj mjedisit dhe shoqërisë, ndërsa vendi i 14-të në Funding for Sustainability tregon kapacitetin për të siguruar burime për projekte me ndikim afatgjatë. Veçanërisht i rëndësishëm është renditja në vendin e 5-të në University Brand and Reputation, që e vendos UBT-në si një nga institucionet me reputacion më të madh global, duke rritur besueshmërinë dhe vlerën e diplomës për studentët, si dhe mundësitë për bashkëpunime ndërkombëtare për stafin akademik.

Ky sukses e ngre më tej profilin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të arsimit, duke e bërë më tërheqëse për studentë, profesorë dhe partnerë strategjikë nga e gjithë bota dhe duke dëshmuar se institucionet kosovare mund të konkurrojnë denjësisht në nivel global.

Continue Reading

Të kërkuara