Lajmet

​Hovenier: Mbështesim FSK-në teksa kalon në forcë të ndërveprueshme nga NATO

Kështu deklaroi ai në një takim me pjesëtarin e FSK-së, Yll Dalladaku.

Published

on

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës derisa kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, profesionale dhe e ndërveprueshme me NATO-n.

Ambasadori amerikan ka shkruar në Twitter derisa ka njoftuar se e ka pritur në takim pjesëtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku, i cili ka diplomuar në akademinë “West Point” në ShBA. Kjo akademi është prej më prestigjiozeve në botë sa i përket shkollimeve ushtarake.

“Ishte kënaqësi të takoja të diplomuarin në akademinë ushtarake ‘West Point’, Ylli Dalladaku, i pari nga FSK në njërin nga trajnimet më rigoroze të ushtrisë amerikane. Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka thënë ambasadori amerikan.

Lajmet

Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona

Published

on

By

Ka përfunduar bastisja në institucionin e arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral.

Pas përfundimit të këtij aksioni, janë arrestuar edhe katër persona.

Aksioni i Policisë së Kosovës u krye në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës nën dyshimin e keqpërdorimeve e pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e arkivës shtetërore dhe institutcionin kadastral te Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbajë të informuar“, thuhet në përgjigjjen e zyrtares nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Kaltrina Shala.

Continue Reading

Lajmet

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Published

on

By

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, dorëzuan sot në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me çështjen e arkave fiskale.

Gjykata Supreme shfuqizoi si të paligjshëm një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.

Ky udhëzim, që lidhej me shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve përkatës, ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill, një ditë pas miratimit nga Murati, i cili tashmë kishte marrë mandatin si deputet pas zgjedhjeve të shkurtit.

Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Supreme i reagon Qeverisë: Ndërhyrja në vendime gjyqësore është e papranueshme

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar atë si tendencioze dhe një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

Të martën, Qeveria e Kosovës reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konstatoi se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë është e kundërligjshme dhe përbën shkelje të dispozitave kushtetuese.

Në reagimin e saj, Qeveria në detyrë shprehu “shqetësim” dhe e kundërshtoi aktgjykimin e Supremes, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar”.

Gjykata Supreme shfuqizoi si të paligjshëm një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.

Ky udhëzim, që lidhej me shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve përkatës, ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill, një ditë pas miratimit nga Murati, i cili tashmë kishte marrë mandatin si deputet pas zgjedhjeve të shkurtit.

Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Në një deklaratë publike të mërkurën, Gjykata theksoi se komentet e Qeverisë përbëjnë keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore dhe cenojnë legjitimitetin e saj.

Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues”, thuhet në reagim.

Supremja thekson se ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe pret që institucionet shtetërore të zbatojnë vendimet gjyqësore si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Çdo përpjekje për të politizuar vendimet gjyqësore dëmton besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet më tej.

Ndërkohë, ministri në detyrë, Hekuran Murati, e kundërshtoi vendimin e Gjykatës Supreme, duke e cilësuar si “absurd” dhe duke kritikuar publikisht me emër gjyqtarët e Supremes.

Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale,” tha ai.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës shkroi në Facebook se Gjykata Supreme “qartësoi përfundimisht” se ministrat që tashmë janë deputetë nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga KQZ.

Ligji për Qeverinë parashikon se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon marrjen e vendimeve madhore./REL

Continue Reading

Aktualitet

Dardanët U20 kualifikohen në çerekfinale të Evropianit në basketboll

Published

on

Një kapitull të artë historik në skenën e basketbollit evropian, e kanë shënuar Dardanët U20 duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të FIBA EuroBasket Divizioni B.

Me një fitore dramatike dhe të merituar 78:73 ndaj Hungarisë, kjo gjeneratë premtuese tregoi karakter, talent dhe vendosmëri, duke sjellë krenari të jashtëzakonshme për vendin.

Me 21 pikë dhe 11 kërcime të Erolt Rrahmanit dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Ismajlit, Durgutit dhe Dahsylës, Kosova U20 vazhdon ëndrrën drejt elitës evropiane.

Federata e Basketbollit të Kosovës thotë se ky njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani./Kosovapress

Continue Reading

Të kërkuara