Aktualitet

Zyra e BE-së dhe Qeveria ndanë 45 bursa për studimet master në shtete të BE-së

Dobra u shpreh se ky është një ndër projektet më të rendësishme për Administratën Publike.

Published

on

Zyra e BE-së dhe Qeveria e Kosovës ndanë sot 45 bursa për studimet master në shtete të BE-së, për të sapodiplomuarit dhe nënpunës civilë.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog deklaroi se me padurim presin studentët e përzgjedhur të kthehen në Kosovë për të vazhduar punën me atë që kanë studiuar, derisa tha se edhe në këtë drejtim fuqizimi i femrave do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Përzgjedhja është shumë konkuruese me provime dhe intervista. Presim me padurim kthimin tuaj në Kosovë. Administrata publike ka nevojë për ju. Shpresoj që të gjeni një vend punë me atë që keni studiuar. Mbi 400 studentë kanë përfunduar këtë program dhe rreth tri janë femra në këtë program. Fuqizimi i femrave do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Szunyog.

Zv.kryeministri i punëve të brendshme, Bardhyl Dobra u shpreh se ky është një ndër projektet më të rendësishme për Administratën Publike. Derisa shtoi se pas kthimit ata so të sistemohen në institucione te ndryshme lidhur me atë që kanë studiuar.

“Kënaqësia është e veçantë, sepse përpara kam të rinjë të përzgjidhur në mënyrë meritore. Kemi të bëjmë me një projekt që ka të bëjë 100% me të rinjtë. Ky është njëri nga projektet më të rëndësishme për Administratën Publike. Është i rëndësishëm, sepse ai prek nivelin personal dhe shoqëror. Një administratë publike promovon transparencë dhe llogaridhënie. Duke filluar nga viti 2004 nga ky program kanë qenë 360 studentë së paku. Bursistët i pret një përvojë e veçantë. Në kuadër të projektit bursistët do të kenë mundësi që të familjarizohen me administratën publike para se të shkojnë. Pas kthimit ata do të sistemohen në institucione të ndryshme të vendin bazë të asaj që ata kanë studiuar”, tha Dobra.

Ekspert i programit YCS, profesor Nikolas Panagiotou tha se është një projekt i rëndësishëm. Sipas tij, në këtë drejtim Evropa tregon angazhimin e saj që ka për Kosovën që të punojë për Adiminstratë Publike.

“Nga fillimi që kemi pasur këtë projekt, kemi pas mundësi të ndërtojmë raporte afatgjate. Ky projekt është diçka unike, sepse përfshin sfidë që ka pasur nevojë që të trajtohet. Personat që janë përzgjedhur mendoj se përfaqësojnë më të mirët nga talente që ekzistojnë në Kosovë. Jam i sigurt që të përfshijmë akoma më shumë njerëz në këtë projekt. Është një projekt shumë i rëndësishëm, sepse kështu Evropa tregon angazhimin e saj që ka për Kosovën që të punojë për Administratë Publike. Kjo që kemi arritur brenda kësaj periudhe të shkurtër ka qenë me shumë se një detyrë e vështirë”, tha Panagiotou.

Vesa Bujupaj, njëra nga studentet e përzgjedhura për këtë bursë u shpreh e lumtur me mundësinë e ofruar.

“Ky program bursash na ka ofruar një mundësi të rrallë. Programi ka dëshmuar që është një vendosshmëri e BE për të ardhem e Kosovës. Na ka dhënë mundësi që të bëjmë ndryshime në Kosovë. Sot jemi të rrethuar më shumë të rinjë me mendje briliante. Kam kënaqësi që do të jem me studentët tonë”, tha ajo.

Bota

Raportohet për të paktën 26 të vrarë në Gazë

Published

on

By

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 19 korrik se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 26 persona dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 100 të tjerë pranë dy qendrave të ndihmës në jug të territorit palestinez.

Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Basal i tha AFP-së se 22 persona u vranë pranë një qendre të ndihmës në jugperëndim të Han Junisit, ndërkaq katër të tjerë afër një qendre në veriperëndim të Rafahut, duke fajësuar “sulmet izraelite” për të dyja rastet.

Ushtria izraelite tha se po heton këto pretendime.

Për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj mediave ndërkombëtare, raportimet për numrin e viktimave dhe detajet për sulmet e raportuara nga agjencia për mbrojtje civile dhe palë të tjera nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Lufta në Gazë, që u nxit nga sulmi i Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare në enklavën palestineze.

Mbi 2 milionë persona që jetojnë në Gazë po përballen me mungesë të furnizimeve ushqimore dhe furnizimeve të tjera elementare, teksa mjekët kanë raportuar për rritje të madhe të rasteve të kequshqyerjes.

Raportimet për sulmet ndaj personave që kërkojnë ndihma pranë qendrave të shpërndarjes janë ditore, teksa autoritetet palestineze fajësojnë Izraelin për këto raste.

Një ditë më parë, agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se nëntë persona u vranë pranë qendrës për shpërndarjen e ndihmës në veriperëndim të Rafahut.

Fondacioni Humanitar për Gazën – që mbështetet nga SHBA-ja dhe Izraeli – mori përsipër shpërndarjen e ndihmës në Gazë në fund të majit. Ky fondacion tha se të mërkurën 20 persona vdiqën në Han Junis. Por, për vdekjen e tyre fondacioni fajësoi “personat e armatosur të lidhur me Hamasin” që pretendoi se shkaktuan “skena katoike dhe të rrezikshme” dhe “qëlluan drejt personave që kërkonin ndihma”.

Më herët gjatë javës, Kombet e Bashkuara thanë se kanë regjistruar 875 të vrarë në Gazë, të cilët po tentonin të merrnin ndihma, përfshirë 674 “në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën” që kur ky fondacion nisi operacionet për shpërndarjen e ndihmës./REL

Continue Reading

Bota

Trump nënshkruan projektligjin historik për kriptovalutat

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten legjislacionin historik për kriptovalutat, duke vendosur kuadrin e parë rregullator federal për stablecoin-et.

Trump, një ish-skeptik ndaj kriptovalutave, është përpjekur të riformulojë veten si një mbrojtës i kriptovalutave në mandatin e tij të dytë, duke shtyrë përpara miratimin e legjislacionit për të forcuar pozicionin e SHBA-së në tregun dixhital.

Këtë pasdite, ne bëjmë një hap gjigant për të çimentuar dominimin amerikan të teknologjisë globale të kriptovalutave, ndërsa nënshkruajmë Aktin historik GENIUS në ligj. Pra, urime të gjithëve. Është një gjë e madhe“, tha ai në një ceremoni nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë me anëtarë të industrisë së kriptovalutave të pranishëm.

Unë u zotova se do të rikthenim lirinë dhe lidershipin amerikan dhe do ta bënim Shtetet e Bashkuara kryeqytetin e kriptovalutave në botë, dhe kjo është ajo që kemi bërë. Dhe nën administratën Trump, kjo vetëm sa do të shkojë më tej, do të bëni shumë mirë“, shtoi ai.

Akti Udhëzues dhe Vendosës Kombëtar i Inovacionit për Monedhat Stablecoin të SHBA-së (GENIUS) u miratua nga Senati muajin e kaluar, por iu drejtua tavolinës së Trump për t’u nënshkruar si ligj pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi 308-122 për të miratuar legjislacionin në baza dypartiake të enjten.

Ligji ua lehtëson bankave emetimin e monedhave stablecoin, ose kriptovalutave të lidhura me një aset si dollari amerikan. Ai gjithashtu synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e tregut të monedhave stablecoin.

Continue Reading

Aktualitet

Ligjëratë mbi Vëzhgimin Satelitor në kuadër të Akademisë Verore në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore, e organizuar nga Fakulteti i Sistemeve të Informacionit, Prof. Dr. Edon Maliqi mbajti ligjëratën tematike me titull “Vëzhgimi Satelitor: Nga të dhënat te formësimi i politikave”, e cila ngjalli interes të madh tek studentët dhe pjesëmarrësit.

Gjatë ligjëratës, Prof. Maliqi trajtoi rëndësinë e të dhënave satelitore dhe mënyrën se si ato mund të përpunohen dhe përdoren për të ndihmuar në hartimin e politikave strategjike në fusha të ndryshme. Diskutimet nxorrën në pah potencialin që teknologjitë hapësinore, si Misioni Landsat (SHBA) dhe Misioni Sentinel (Evropë), kanë për të ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe vendimmarrjen e informuar.

Studentët dhe pjesëmarrësit treguan angazhim dhe pasion për temën, duke kontribuar me pyetje dhe komente të vlefshme, që dëshmojnë interesin e madh për inovacionin dhe zhvillimet teknologjike në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Vizitë zyrtare dhe ligjërata akademike nga profesorët e University of Sannio në UBT

Published

on

Në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, një delegacion nga University of Sannio në Itali ka realizuar një vizitë zyrtare në UBT, në kuadër të Akademisë Verore të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe projektit IOT-Eco.

Delegacioni përbëhej nga profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht, si: Prof. Pasquale Daponte, Prof. Stefano Acierno, Giuseppe Nappi, Prof. SSA Marina Paolucci, Prof. Francesco Pepe, Prof. Giovanni Vito Persiano dhe Prof. Francesco Vespasiano.

Gjatë qëndrimit në UBT, anëtarët e delegacionit mbajtën ligjërata të specializuara për studentët dhe stafin akademik, duke ndarë njohuri, përvoja dhe zhvillime të fundit në fushën e inteligjencës artificiale, IoT-së dhe teknologjive të avancuara.

Në kuadër të vizitës, ata u pritën nga Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik. Delegacioni vizitoi gjithashtu Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, ku patën mundësi të njihen nga afër me kapacitetet infrastrukturore, laboratorët, projektet kërkimore dhe modelet e inovacionit të zbatuara në këtë hapësirë unike në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara