Lajmet

Jasharaj: Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë varet nga situata me pandeminë

Published

on

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, do të varet nga situata e pandemisë. Ai për Ekonomia Online shprehet se ata janë të gatshëm për fillimin e procesit mësimor, nëse s’ka ndonjë vendim ndryshe nga institucionet përgjegjëse.

Nëse mbyllen shkollat, Jasharaj thotë se do të mobilizohen që mësimi online të jetë sa më  i suksesshëm.

“Se si do ta kemi gjysmëvjetorin e dytë varet nga situata që do ta ketë Kosova dhe shtetet tjera nga pandemia, dhe varet nga institucioni i cili sjellë vendime në këto raste, pra IKSHPK-ja. Ne jemi të përgatitur për të filluar në shkolla, mirëpo nëse IKSHPK-ja vendos ndryshe, atëherë do të përpiqemi të mobilizojmë mësimdhënësit që të jemi sa më të suksesshëm sa i përket mësimit online edhe pse do të ketë telashe, ngase edhe kësaj radhe mësimdhënësit janë pajisur me mjete të teknologjisë dhe mos të flasim për një numër të nxënësve të cilët kanë mbetur jashtë procesit mësimor, ngase mungonin mjetet për të inkuadruar në mësim”, është shprehur ai.

Ai thotë se viti shkollor 2020-2021 është më i vështiri, sidomos për nxënësit që kanë ndjekur mësimin online.

“Ky vit shkollor është nga më të vështirët dhe këto vështirësi do të na përcjellin edhe në gjysmëvjetorin e dytë. Mësimdhënësit do të bëjnë të pamundurën që të realizojnë procesin mësimor aq sa munden. Por do të ketë telashe dhe do të shtohen nëse do të jemi të detyruar të kalojmë në mësimin online. Do të jetë shumë e vështirë për atë pjesën e nxënësve që ishin më shumë se 9 mijë, që kanë pasur telashe në mësimin online” ka thënë ai.

Jasharaj tregon se për vitin 2021 synojnë trajnimin e mësimdhënësve dhe zbatimin e plotë të kontratës së punës.

“Uroj që me ndryshimet që do të bëhen në buxhet, një pjesë e zgjerueshme të mjeteve do t’i dedikohet arsimit për të krijuar kushte në shkollat tona. Një prej prioriteteve në vitin 2021 do të jetë se do të vazhdojmë me trajnimet, ngase mësimdhënësit e Kosovës do të arrijnë njohuri të reja, do të angazhohemi që kontrata me ligjin e punës. Uroj që institucionet që të planifikojnë mjete me kohë në mënyrë që të mos shkojmë në gjykata”, tha ai.

Lajmet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Lajmet

20 drejtorët ekzekutivë më të paguar

Published

on

By

Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.

Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:

  1. Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
  2. Tom Cook – 770 milionë – Apple
  3. Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
  4. Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
  5. Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
  6. Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
  7. Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
  8. Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
  9. Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
  10. Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
  11. Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
  12. Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
  13. Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
  14. Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
  15. Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
  16. Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
  17. Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
  18. Mary Barra – 198 milionë – GM
  19. David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
  20. Larry Culp – 185 milionë – GE

Continue Reading

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Të kërkuara