Aktualitet

Kosovës i kërkohet të bëjë më shumë për mjedisin

Që nga viti 2015, BE-ja ka investuar më shumë se 100 milionë euro në mbrojtjen e mjedisit, në Kosovë, tha Szunyog.

Published

on

Në një aktivitet të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Komuna e Prishtinës për nder të Ditës Botërore të Mjedisit, ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, së bashku me të parin e Prishtinës Përparim Rama, mbollën 100 pemë të blirit përreth shkallëve të Arbërisë në kryeqytet.

Gjatë këtij aktiviteti ambasadori, Szunyog, ka thënë se Kosova ka stagnuar në mbrojtjen e mjedisit përfshirë, ndotjen e ujit, ndotjen e ajrit dhe tokës, ndërsa bëri thirrje që të përmirësohet efikasiteti i Termokosit.

Sipas tij, në shtatë vitet e fundit Bashkimi Evropian ka investuar 100 milionë euro në Kosovë në aspektin mjedisor.

Aktiviteti i sotëm është pjesë e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë i cili është kontribut për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Kosovë. Dëshiroj të theksoj se Kosova ka bërë disa përparime, por ajo ende përballet me sfida dhe probleme të mëdha mjedisore, duke përfshirë ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Nga ana e saj, që nga viti 2015, BE-ja ka investuar më shumë se 100 milionë euro në mbrojtjen e mjedisit. Mbrojtja e mjedisit përfshinë përmirësimin e efikasitetit të Termokos-it dhe reduktimi i emetimeve të CO2, si dhe përmirësimi i ngrohjes për 60.000 persona, bashkë investim në impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj, përmirësimi i cilësisë së ujit të pijshëm dhe sigurimi i disa prej monitorëve fillestarë të cilësisë së ajrit”, tha Szunyog.

I pari i kryeqytetit Përparim Rama ka thënë se komuna është duke e realizuar një marrëveshje me Bankën Botërore për përmirësimin e ndotjes së ajrit duke sjellë në kryeqytet panele solare të prodhimit të energjisë për rreth 35MË të cilat do të shfrytëzohen për ngrohjen e qytetarëve gjatë muajve të dimrit.

Kur flasim për përmirësimin e ndotjes së ajrit, pra kur flasim në këtë aspekt kemi pasur bashkëpunim me projekte të ndryshme mirëpo edhe ajo tjetra si ‘Solar for Kosovo’ ku një numër i madh i paneleve solare tash është në proces të projektimit dhe instalimit me 35MË të energjisë do të krijohet edhe shfrytëzohet për për ngrohje të kryeqytetit, është projekti më i madh në Evropë i këtij lloji, ka kapacitetin edhe shtesë edhe për 40MË të tjera, pra në fazën e dytë, po ashtu me Bankën Botërore jemi duke punuar edhe për të transformuar edhe mënyrën se si shtëpitë private ngrohen, prej këtyre mënyrave të ngrohjes që e ndotin ajrin duke djegur thëngjill apo drunjë, t’i përdorin këto. Kosto, apo ngrohëset që janë më ambientale, mundësojnë që deri në 95% të mbrojnë ajrin. Ai që lëshohet tash e ndotë shumë ambientin ndërsa ta zvogëlojmë këtë ndotje deri në 95% nëpërmjet këtij aktiviteti apo këtij investimi të Komunës së Prishtinës”, tha Rama.

Në këtë aktivitet të përfshirë ishin edhe fëmijët të cilët kontribuuan në mbjelljen e pemëve të blirit. Shkallët e Arbërisë tani kanë 100 drurë të rinj të mbjellë nga poshtë deri lart. Përmes një veprimi simbolik, u tha se mbjellja e drurëve sot kontribuoi për ta bërë Prishtinën qytet më të gjelbër.

Aktualitet

Procesi për Banjskën: Dëshmon Halim Behramaj

Published

on

Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të Prokurorisë Speciale, Halim Behramaj në rastin “Banjska”, ku është paraparë edhe dëgjimi i dëshmitarit, Rade Nedelkoviq.

Deri më tani janë dhënë disa dëshmi në këtë rast nga zyrtarë policorë për këtë sulm terrorist.

Në anën tjetër nën masa të larta të sigurisë janë sjell në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

Continue Reading

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Bota

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza

Published

on

Katërvjeçarja, R.Z  ka ndërruar jetë ditë më parë në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, raporton CNN.

Nëna saj ka theksuar se para luftës, ajo ishte plotësisht e shëndetshme, por pas luftës, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes.

“Ne nuk kemi asgjë për ta forcuar atë”, ka thënë nëna e vajzës.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 76 fëmijë dhe dhjetë të rritur kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e këtyre vdekjeve ndodhën pasi autoritetet izraelite shtrënguan bllokadën në fillim të marsit.
Vajza ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, përfshirë një foshnjë tre muajshe. Gaza ka regjistruar 18 vdekje të lidhura me urinë në 24 orët e fundit, duke reflektuar një krizë humanitare në thellim, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Fytyrat tona po ndryshojnë, trupat tanë po tkurren. Jemi të panjohshëm nga lodhja, sikur po veniten dhe po vdesim ngadalë”, tha një anëtar i ekipit të Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut nga Gaza.

Continue Reading

Të kërkuara