Lajmet

Mësimdhënësit nesër në grevë, Jasharaj paralajmëron veprime më të rënda sindikale

Orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen.

Published

on

Mësimdhënësit në të gjithë vendin nesër do të hyjnë në grevë njëorëshe. Nën organizimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) çerdhet do të jenë në grevë nga ora 06:30-7:30, ndërsa shkollat fillore varësisht nga ndërrimet, ora e parë do të jetë grevë, kurse universitetet nga ora 10:00-11:00.

Orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen dhe nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon atëherë nga SBAShK-u thonë se i qëndrojnë skenarit për të hyrë në grevë të përgjithshme. Ndër kërkesa të tyre, mësimdhënësit por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka deklaruar për KosovaPress që greva e nesërme është paralajmëruese, ndërsa ka shtuar që më 20 maj do të ketë një protestë të të gjithë punëtorëve të sektorit publik.

“Duke e parë që nuk ka pas asnjë lëvizje konkrete, asnjë takim konkret, asnjë veprim i duhur i Qeverisë, këshilli drejtues (i SBASHK-ut) aprovoi vendimin edhe një herë të Kongresit dhe vendosi që më 12 maj të jetë një grevë paralajmëruese njëorëshe në terë sistemin arsimor. Por, në këtë grevën njëorëshe kemi informacione se do të jenë edhe sektorët e tjerë dhe sindikatat që janë pjesë e BSPK-së. Ndërsa sa i takon sektorit të arsimit, ne e kemi bërë edhe planin, orarin. Marrëveshjet me çerdhet. Kanë thënë që meqenëse në Prishtinë fillojnë punën në 06:30, do të jenë në grevë nga 06:30 deri në 07:30 të enjten dhe pastaj do të vazhdojnë punën në kushte normale. Shkollat fillore dhe të mesme, varësisht a fillojnë në 07:30 apo në 08:00, dihet që ora e parë e mësimit paradite dhe pasdite do të jenë në grevë, kurse në marrëveshje me universitetet tjera të Republikës së Kosovës janë marrë vesh që greva njëorëshe të jetë të enjten nga ora 10:00 deri në 11:00, me arsyetimin se në atë kohë ka lëvizje më të mëdha sepse universitetet po duan të tregojnë, të hetohet që ka grevë”, deklaroi Jasharaj.

Jasharaj u shpreh se orët e humbura nuk do të zëvendësohen ndërsa shtoi se ky duhet të jetë një alarm fillimisht për ministren e Arsimit e pastaj për të gjithë ekzekutivin që të reagojnë dhe të parandalojnë grevat e radhës.

“Orët që humbin në grevë nuk zëvendësohen sepse po të behej kështu Qeveria do të na lente një muaj në grevë duke e ditur se ne pastaj do t’i zëvendësojmë orët dhe forca e grevës si instrument i yni do të zbehej… Ky duhet të jetë edhe një alarm shtesë për ministren Nagavci në radhë të parë si ministre e sektorit të arsimit por edhe për tërë Qeverinë Kurti, ata munden me veprime konkrete të mos na çojnë as në grevën e të enjtes e as 20 majit në protestë”, tha Jasharaj.

Jasharaj thotë se më 20 maj të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të jenë në protestë me qëllim që Qeveria e Kosovës t’i plotësojë kërkesat e tyre e që është 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit të pagave.

“Jam i sigurt se tërë institucionet arsimore që nga çerdhet deri në universitete do të jenë në grevën njëorëshe të enjten dhe ne bashkë me ta jemi duke u përgatitur edhe për një aktivitet edhe më të madh se greva njëorëshe. Me vendimin e këshillit drejtues por edhe të përkrahur nga BSPK-ja me 20 maj të gjithë të punësuarit në sektorin publik, edhe punëtoret e arsimit dhe të tjerët do të jenë në protestë, e cila do të organizohet prapë në angazhim që të realizojmë kërkesat tona që Qeveria Kurti të vazhdojë ta mbështesë sektorin e arsimit dhe sektorët tjerë me 100 euro shtesë në paga, derisa nuk bëhet Ligji i pagave”, tha Jasharaj.

Kryetari i SBAShK-ut u shpreh se nëse Qeveria e Kosovës vazhdon të mos plotësojë kërkesat e tyre edhe pas 20 majit, atëherë do të detyrohen të hyjnë në grevë në deri në realizimin e tyre.

“Po them me keqardhje se nëse Qeveria Kurti as pas protestës së 20 majit nuk merr hapa konkret që të ulet e të bisedojë me sindikatat në përpjekje korrekte për të gjetur zgjidhje për kërkesat tona dhe të kolegeve tonë në sektorët tjerë, atëherë pas 20 majit këshilli drejtues, duke analizuar situatën ndoshta do të jetë i obliguar që të sjellë një vendim edhe më të rendë, pra është fjala për grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit, që nënkupton grevë në kohë të pacaktuar, e ajo grevë pastaj do të zgjaste deri në momentin kur Qeveria Kurti do të plotësonte kërkesat tona që janë publike… Uroj që Qeveria Kurti të mos hesht pas 20 majit sepse pastaj do të jemi të shtrënguar të hyjmë në grevën e përgjithshme”, përfundoi Jasharaj.

Jasharaj ka kërkuar mirëkuptimin nga prindërit, nxënësit dhe studentët për grevën e nesërme. Për prindërit, pati apele që të dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe shkolla me një orë vonesë për hir të sigurisë së nxënësve.

Lajmet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Lajmet

20 drejtorët ekzekutivë më të paguar

Published

on

By

Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.

Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:

  1. Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
  2. Tom Cook – 770 milionë – Apple
  3. Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
  4. Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
  5. Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
  6. Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
  7. Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
  8. Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
  9. Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
  10. Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
  11. Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
  12. Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
  13. Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
  14. Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
  15. Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
  16. Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
  17. Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
  18. Mary Barra – 198 milionë – GM
  19. David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
  20. Larry Culp – 185 milionë – GE

Continue Reading

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Të kërkuara