Disa sallone bukurie të cilat ishin mbyllur me ardhjen e talibanëve në pushtet, kanë rihapur dyert e tyre, përcjell UBT News.
Një nga ndryshimet më të dukshme që u pa në Kabul pas ardhjes së talibanëve dhe tërheqjes së forcave ushtarake perëndimore pas 20 vjetësh, ishte fakti që punëtorët e salloneve të bukurisë u panë duke hedhur bojë mbi imazhet e grave jashtë salloneve të tyre. Këto fotografi bënë bujë në rrjetet sociale. Në tjera raste, fotografitë u fshinë plotësisht ose u larguan nga muret, pasi gratë kishin frikë për të drejtat dhe jetën e tyre nën udhëheqjen e talibanëve.
Kur doli lajmi se presidenti i Afganistanit ishte arratisur nga Kabuli, një pronare e një salloni të bukurisë e mbylli dyqanin e saj herët. “Më është dashur të liroj 15 nga punonjësit e mi”, tha pronarja për VICE World News përmes WhatsApp. “Ndjeva se jeta ime kishte ndalur plotësisht”.
Një tjetër artiste e grimit, e kishte vandalizuar sallonin e saj të bukurisë menjëherë pas pushtimit të talibanëve, kurse kërcënimet me vdekje e çuan atë të çaktivizonte llogarinë e saj në Instagram, të cilën ajo e përdorte për të promovuar biznesin e saj.
Por jo shumë kohë pas pushtimit nga talibanët, pronarja 23-vjeçare e sallonit të bukurisë mori një vendim dhe rihapi biznesin e saj.
Siç e kishte parashikuar, talibanët i trokitën në derë të nesërmen dhe e urdhëruan të mbyllte dyqanin. Pavarësisht kësaj, të nesërmen ajo hapi sërish sallonin e saj.
“Talibanët më thanë të mbyll sallonin dhe të dërgoj një kujdestar mashkull të familjes sime për të siguruar jetesën”, tha ajo. “Por unë nuk kam askënd përveç babait tim të vjetër dhe të dobët. Kështu e ushqej familjen time; çfarë doni të bëj kur ju merrni burimet tona të vetme të ushqimit?”
Për habi, lutja funksionoi! Talibanët i thanë asaj që të mbulonte me bojë të zezë çdo foto të grave në sallon. Më pas ata u larguan dhe që atëherë nuk kanë shkuar më. VICE World News kupton se disa sallone bukurie kanë mundur të rihapen në këto rrethana, transmeton UBT News.
Nën qeveritë e mbështetura nga perëndimi gjatë dy dekadave të fundit, shumë familje afgane vazhduan të shihnin një grua që punonte si një njollë në prestigjin e familjes.
“Në fillim më duhej të luftoja familjen time për të punuar, tani duhet të përballem me talebanët, herë pas here”, tha 23-vjeçarja.
Pavarësisht pengesave, ajo nuk u dorëzua dhe huazoi para nga miqtë për të filluar biznesin e saj, i cili ishte mjaft i suksesshëm në Kabul, i nxitur nga industria e mediave të reja dhe familjet që shpenzonin shumë para për dasma dhe festa të tjera, si dhe një jetë nate në rritje.
“Klientët e mi të rregullt ishin gra që punonin me qeverinë dhe OJQ-të”, tha 23-vjeçarja.
Ajo arriti të kthente të gjitha paratë që huazoi brenda pak muajsh. Por më pas goditi pandemia, dhe sapo kufizimet filluan të lehtësoheshin, talibanët përparuan drejt Kabulit.
23-vjeçarja thotë se i duhet të punojë për të fituar para për të mbajtur gjallë familjen e saj dhe do të vazhdojë të bëjë grimin e nuseve për sa kohë që njerëzit mund të përballojnë ta paguajnë atë – ose për sa kohë që taliabnët mund ta tolerojnë që ajo të drejtojë vetë biznesin e saj.
“Talibanët po i lejojnë gratë të shesin perime ose të kërkojnë lëmoshë në rrugë, por nuk po i lejojnë të punojnë”, tha ajo, “cila është logjika e kësaj?”/UBTNews/
Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë tyre.
Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:
Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.
Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.