Lajmet

Hilary Duff rikthehet me “How I Met Your Father”

Pam Fryman do ta drejtojë serinë.

Published

on

“How I Met Your Mother” përfundoi më shumë se shtatë vjet më parë, por fansave që u mungojnë Robin, Barney, Ted, Lily dhe Ted janë me fat!

Hilary Duff do të luajë në “How I Met Your Father”, një serial komedi me 10 episode në Hulu. Kjo është shfaqja e parë që Duff bën pas përfundimit të serialit “Younger”, i cili u shfaq për shtatë sezone.

Episodi i parë do të drejtohet nga regjisorja e serialit origjinal “How I Met Your Mother”, Pam Fryman, e cila drejtoi 196 nga 208 gjithsej.

Ndonëse shumë fansa kishin probleme me finalen e shfaqjes, ata me siguri do të jenë të lumtur të shohin të njëjtën fuqi krijuese në këtë projekt. Krijuesit e serisë origjinale Carter Bays dhe Craig Thomas janë rikthyer gjithashtu.

Ndërsa spekulimet janë të shumta, ja gjithçka që dimë deri më tani për HIMYF.

*Më 17 nëntor, Hulu publikoi një video të kastit duke njoftuar se shfaqja do të jepet premierë në platformën e transmetimit më 18 janar 2022.

*Një trailer zyrtar pasoi më 16 dhjetor, ku Duff do të luajë personazhin Sophie, protagonisten e serialit, duke i treguar djalit të saj historinë se si ajo u takua me babanë e tij. Komploti fillon në vitin 2021 dhe përshkruan Sophie-n me miqtë e saj të ngushtë në New York City.

*Hilary Duff është gjithashtu një producente në serial.

*Në seri është edhe Francia Raisa e cila do të luajë shoqen e dhomës së Sophie-t, Valentina, një mikeshë dhe stiliste e cila është kthyer së fundmi në Nju Jork nga Java e Modës në Londër, e shoqëruar me të dashurin e ri britanik të quajtur Charlie./UBTNews/

Për më shumë, shikoni trailer-in e serisë:

Lajmet

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave të zhdukur nga lufta

Published

on

By

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se javën e kaluar ka pranuar dy raporte të reja të ADN-së, përmes të cilave janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një sqarimi zyrtar, Komisioni bëri të ditur se këto identifikime nuk lidhen me gërmimet apo zhvarrosjet e fundit në lokacionet si Kalludër, Jabukë apo me zhvillimet e fundit në Zubin Potok.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më parë, ndërsa identifikimi erdhi si rezultat i rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve që ndodheshin në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe mbledhjes së mostrave biologjike plotësuese nga familjarët.

Raportet e ADN-së tashmë i janë përcjellë Institutit të Mjekësisë Ligjore për konfirmim zyrtar. Komisioni bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të njoftohen familjet e viktimave për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm proceduralë, duke rikonfirmuar përkushtimin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Shantazhonte viktimën prej me shumë se dy vitesh, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rasti Ibër-Lepenc: Dalin para gjykatës të akuzuarve për sulmin terrorist

Published

on

By

Janë nxjerrë para trupit gjykues të akuzuarit për sulmin mbi infrastrukturën kritike të kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se në bashkëkryerje me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, kanë dëmtuar me qëllim instalimet e ujësjellësit dhe kanë kryer vepër terroriste përmes përdorimit të eksplozivit.

Në këtë proces gjyqësor po gjykohet edhe Igor Dimoviq, i cili ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq, po mbrohet në liri.

Shpërthimi në kanalin e ujit në nëntor të vitit 2024, ku dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë lëndë plasëse eksplozive, është cilësuar nga autoritetet e Kosovës si sulm terrorist, duke e bërë përgjegjëse direkte Serbinë për organizimin e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara