Kulturë

Siguroheni që biznesi do të ecën edhe pa juve

Definoni kompetencat e kërkuara për këto role.

Published

on

Planifikimi i vazhdimësisë mund të jetë i frikshëm, madje edhe dëshpërues për disa. Pas të gjithash, planifikimi që dikush tjetër të marrë përsipër kompaninë para se të largoheni nuk është gjëja më emocionuese.

Por nëse po planifikoni të tërhiqeni në ndonjë pikë, ose nëse po shpresoni të largoheni nga roli aktiv në biznesin ditor të kompanisë tuaj, atëherë nëse keni dikë të gatshëm i cili pret ta marrë përsipër është e rëndësishme për suksesin e vazhdueshëm të kompanisë.

Unë isha 21 vjeçar kur mora vendimin të tërhiqesha herët, ndoshta një ambicie e lartë. Pas të gjithash; në atë kohë, vetëm sa kisha themeluar kompaninë time, Renters Warehouse, dhe kisha më pak se një vit të përvojës në operime pas meje. Por ishte një ëndërr e imja, kështu që vendosa t’a realizoj atë.

Njëra prej gjërave që e kuptova ishte se një kompani nuk duhet të varet nga një person për të mbijetuar. Kështu që fillova të ndërtoj dhe të rris kompaninë time, të gjitha duke u siguruar se nuk po varej nga unë.

Qëllimi im ishte të largohesha kur t’i mbushja 27 vite. Për të bërë këtë, kisha nevojë për një plan, 7 milion dollarë pas taksave dhe një pasardhës të marrë rolin tim në kompani.

Në shumë mënyra, posedimi i një strategjie të largimit në mendje nga fillimi më mbrojti nga shumë sherre. Isha në gjendje të ndërtoja kompaninë time mbi idenë se në fund do të drejtohej nga dikush tjetër. Pasardhësi im ishte në gjendje të përshtatej lehtë pasi kompania asnjëherë nuk u dizajnua të varej nga unë.

Mori punë, por ky ndryshim ishte shumë i vlefshëm. Jam krenar të them se që nga tërheqja ime, Renters Warehouse vazhdon të rritet dhe të lulëzojë.

Planifikimi i vazhdimësisë shpesh merr vite për t’u bërë, kështu që është e rëndësishme të filloni më herët. Këtu janë disa gjëra të cilat më kanë ndihmuar të përgatitem për një largim të suksesshëm.

  • Ndërtoni një themel të ngurtë

Çelësi i një tranzicioni të suksesshëm është të filloni të ndërtoni një themel të ngurtë që nga fillimi. Mos dizajnoni kompaninë tuaj të varur nga ju, merrni këtë qasje, dhe kompania juaj do të përfundojë keq nga momenti që largoheni nga dera. Provoni të punoni drejt zbatimit të sistemeve të qarta të cilat dikush tjetër do të jetë në gjendje që t’i ndjekë lehtë. Në këtë mënyrë, kur largoheni, kompania juaj mund të funksionojë mirë në mungesën tuaj.

  • Vendosni data të synimit

Para se të kërkoni pasardhës potencialë, është e rëndësishme të keni një datë synimi. Pas të gjithash, kjo është e drejtë, është e vështirë të mbani një kandidat potencial pa një kohë të caktuar. Vendosja e qëllimeve të qarta ju jep mundësinë të ndani gjërat në hapa të menaxhuar dhe iu jep mundësinë të keni një plan më efikas.

  • Identifikoni rolet kyçe

Identifikoni rolet kyçe në kompani të cilat duhet të mbushen. Nuk do të jetë vetëm ‘’pozita juaj’’. Varësisht se sa është rritur kompania juaj, ju duhet të mendoni se sa role të ndryshme keni në biznes. Nëse po merrni pasardhësin tuaj nga brenda sikur unë, ju duhet të mbushni edhe pozitën e tyre gjithashtu.

  • Definoni kompetencat e kërkuara për këto role

Vendosni se çfarë aftësi kërkohen për të mbushur rolet të cilat i keni identifikuar. Sapo të vendosni këto, ju mund të filloni të vlerësoni njerëzit bazuar në këto kritere. Unë besoj fuqishëm se talentet më të mira janë brenda, por sigurisht, kjo varet nga vendi prej të cilit duhet t’i merrni.

  • Planifikoni të ardhmen

Kur kërkoni një talent ose një pasardhës, është një ide e mirë të mendoni për të ardhmen. Mos mendoni vetëm ku është kompania juaj për momentin, por pyesni veten si do të jetë më vonë. Cili talent mund t’a dërgojë kompaninë përpara? Pasardhësi juaj ideal mund të jetë dikush me aftësi tërësisht tjera.

  • Përgatisni ekipin tuaj

Unë besoj se është e rëndësishme të keni punonjës dhe menaxhment të cilët investojnë në vizionin tuaj afat-gjatë. Posedimi i një ekipi mbështetës mund t’a bëjë tranzicionin shumë më të lehtë për të gjithë. Që pasardhësi juaj të shkëlqejë, ekipi juaj duhet të në dispozicion dhe ta mbështesë atë plotësisht.

  • Trajnoni dhe fuqizoni pasardhësin tuaj

Përderisa ju mund të ndjeni keqardhje për faktin se nuk keni një kandidat të përshtatshëm për t’a lënë në vendin tuaj, fakti është se nuk ka ndonjë pasardhës ‘’të gatshëm’’. Edhe kandidati më i mirë do të kërkojë trajnim.

Testi më i mirë është t’i jepni pasardhësit potencial disa nga përgjegjësitë tuaja. Unë kërkova të fuqizoj shumë ekzekutivë kyç në kompaninë time. Iu dhashë atyre qasje të plotë ndaj librave dhe i thirra ata në vendime të rëndësishme. Nga fillimi,  ata ishin të përfshirë në gjithçka nga marka në vendimet e punësimit.

  • Zbatoni matjet

Në fund, nëse po planifikoni të mbani disa matje të përfshirjes pasi të largoheni, është e rëndësishme të zbatoni një sistem i cili do të gjurmojë se sa mirë po menaxhon pasardhësi juaj kompaninë. Unë përdor një sistem i cili përdor metrika madhore për të gjurmuar shëndetin e kompanisë. Këto metrika përfshijnë rritjen muaj pas muaji, përqindjen e kënaqësisë së konsumatorëve, njësitë mesatare nën menaxhim për punonjës, llogaritë e reja dhe llogaritë e anuluara.

Këta numra mbajnë njerëzit të përgjegjshëm, matin suksesin dhe ju japin paqe të mendjes kur shikoni numrat në baza javore ose mujore. Si një Kryeshef Ekzekutiv i tërhequr, kjo më jep mundësinë të shoh operimet ditore të kompanisë por edhe më jep mundësinë të ndërhyj nëse shoh një problem.

Mbani në mend se ka të bëjë më pak me planin dhe më shumë me rezultatin. Çdo plan i vazhdimësisë do të jetë ndryshe dhe do të dizajnohet në bazë të nevojave të kompanisë tuaj. Planet më të mira duhet të ndryshojnë në bazë të kërkesave së kompanisë tuaj.

Continue Reading

Kulturë

Filmat me më shumë fitore të Çmimit Oscar

Published

on

By

Filmat në vazhdim mbajnë rekordin për më shumë fitore në Oscar në histori:

Ben-Hur (1959)

Kjo dramë epike historike, e punuar nga William Wyler, fitoi 11 çmime Oscar nga 12 nominime.

Ai dominoi çmimet, duke fituar për Filmin më të mirë, Regjisorin më të mirë, Aktori më i mirë (Charlton Heston), Aktorin më të mirë mbështetës, Kinematografinë etj.

Titanic (1997)

Filmi romantik i James Cameron siguroi gjithashtu 11 fitore, nga një total prej 14 nominimesh.

Çmimet e tij përfshinin Filmin më të mirë, Regjisorin më të mirë, Kinematografinë, Efektet vizuale, Muzikën origjinale dramatike dhe Këngën origjinale.

The Lord of the Rings: The Return of the King (2003)

Filmi i fundit në trilogjinë fantastike të Peter Jackson arriti një fitore të përsosur, duke fituar të 11 kategoritë për të cilat u nominua, duke përfshirë Filmin më të mirë dhe Regjisorin më të mirë.

Ai mban rekordin për fitoren më të madhe (fitore në çdo kategori të nominuar) në historinë e Oscar.

Filma të tjerë fitues të çmimeve Oscar

Disa filma të tjerë i janë afruar këtij rekordi, duke shfaqur përsosmëri kinematografike në zhanre të ndryshme:

West Side Story (1961): Fitoi 10 çmime Oscar, duke përfshirë Filmin më të mirë dhe Regjisorin më të mirë.

Gigi (1958), Perandori i Fundit (1987) dhe Pacienti Anglez (1996): Secili film fitoi 9 çmime Oscar, ku të tre morën edhe çmimin e Filmit më të mirë.

Gone with the Wind (1939), From Here to Eternity (1953), On the Waterfront (1954), My Fair Lady (1964), Cabaret (1972), Gandhi (1982), Amadeus (1984) dhe Slumdog Millionaire (2008): Secili prej këtyre filmave të vlerësuar fitoi 8 çmime Oscar.

Continue Reading

Kulturë

20 popujt më të arsimuar në botë

Published

on

By

Shkollimi është një nga treguesit kryesorë të përarimit të një shoqëria dhe një shteti. Sistemet e mira edukative janë tregues i zhvillimit të një shoqërie dhe një shteti. Dhe, e kundërta, sa më të këqija sistemet e edukimit, aq më e ulët shkalla e zhvillimit dhe e përparimit të një shoqërie.

Por, cilat janë 20 shtetet që kanë përqindjen më të lartë të arsimimit të popullsisë (me diploma universitare):

1. Kanadaja – 64.7 për qind

2. Irlanda – 57.5 për qind

3. Koreja e Jugut – 56.2 për qind

4. Luksemburgu – 54.4 për qind

5. Mbretëria e Bashkuar – 53.8 për qind

6. Australia – 53.1 për qind

7. Suedia – 51.8 për qind

8. SHBA – 50.7 për qind

9. Izraeli – 50.5 për qind

10. Norvegjia – 50.4 për qind

11. Lituania – 47.7 për qind

12. Zvicra – 46.5 për qind

13. Danimarka – 45.1 për qind

14. Holanda – 45.1 për qind

15. Belgjika – 45.0 për qind

16. Islanda – 44.5 për qind

17. Zelanda e re – 44.0 për qind

18. Franca – 43.4 për qind

19. Finlanda – 42.7 për qind

20. Estonia – 42.5 për qind

Continue Reading

Kulturë

Atraksionet turistike më të rrezikshme në botë

Published

on

By

Gjithandej në botë ka vende e objekte që tërheqin vëmendjen e turistëve. Por, shumë prej këtyre vendeve paraqesin edhe rrezik për ata që i vizitojnë.

Kemi sjellë këtu një listë të 20 atraksioneve më të rrezikshme në botë, bazuar në numrin e vdekjeve për 100,000 vizitorë:

1. Mont Blanc (Francë / Itali) – 500 vdekje

2. Matterhorn (Zvicër) – 342.9 vdekje

3. Rruga North Yungas (Bolivi) – 168 vdekje

4. Mali Kilimanjaro (Tanzani) – 20 vdekje

5. Mali Everest (Nepal) – 20 vdekje

6. Salar de Uyuni (Bolivi) – 6.2 vdekje

7. Deti i Vdekur (Izrael) – 5.6 vdekje

8. Ben Nevis (Mbretëria e Bashkuar) – 4.6 vdekje

9. Parku Kombëtar North Cascades (SHBA) – 3.3 vdekje

10. Pylli i Amazonës (Brazil) – 3.1 vdekje

11. Mali Fuji (Japoni) – 2.3 vdekje

12. Parku Kombëtar Komodo (Indonezi) – 1.8 vdekje

13. Picos de Europa (Spanjë) – 1.7 vdekje

14. Kanioni Colca (Peru) – 1.7 vdekje

15. Mali Washington (SHBA) – 1.6 vdekje

16. Blue Hole (Egjipt) – 1.6 vdekje

17. Liqeni Piru (SHBA) – 1.4 vdekje

18. Mali Snowdon (Mbretëria e Bashkuar) – 1.4 vdekje

19. Lumi Colorado (SHBA) – 1.1 vdekje

20. Parku Kombëtar Mount Aspiring (Zelanda e Re) – 1 vdekje

Burimi: Traveller’s Elixir

Continue Reading

Kulturë

12 nga serialet më të mira televizive për t’i parë këtë janar

Published

on

By

Janari nis fuqishëm në botën televizive, duke sjellë rikthime të shumëpritura, histori të reja plot tension dhe emra të mëdhenj të ekranit. Nga rikthimi i dramës mjekësore të vlerësuar me çmime të HBO-së te një paraprirës i ri i Game of Thrones dhe misteri më i fundit i Harlan Coben në Netflix.

The Night Manager

Pas gati një dekade, adaptimi i vlerësuar i John le Carré rikthehet me një sezon të dytë që hap një kapitull të ri për Jonathan Pine. Tom Hiddleston dhe Olivia Colman rikthehen në role kyçe, ndërsa historia zhvendoset nga hijet e Londrës në Kolumbi. Edhe pa autorin origjinal, ADN-ja e le Carré mbetet e fortë – aq sa një sezon i tretë është porositur tashmë.

Premiera e serialit “The Night Manager” do të jetë më 1 janar në BBC One në Mbretërinë e Bashkuar dhe më 11 janar në Prime Video në nivel ndërkombëtar.

Run Away

Netflix vazhdon aleancën e suksesshme me Harlan Coben. Run Away sjell një histori të errët familjare, ku zhdukja e një vajze hap një rrjet gënjeshtrash, droge dhe vrasjesh. James Nesbitt udhëheq kastin në një thriller tipik Coben: i shpejtë, emocional dhe plot kthesa.

“Run Away” do të shfaqet premierë më 1 janar në Netflix ndërkombëtarisht.

The Pitt

Një nga surprizat më të mëdha të vitit të kaluar kthehet më intensive se kurrë. Sezoni i dytë i The Pitt zhvillohet në kohë reale, gjatë një dite të vetme pune, në 4 korrik. Noah Wyle shkëlqen në një rol të rënduar nga trauma, ndërsa seriali vazhdon të trajtojë mjekësinë pa filtra dhe pa romantizëm.

Premiera e “The Pitt” do të shfaqet më 8 janar në HBO Max në SHBA.

His & Hers

Një vrasje në një qytet të vogël, dy bashkëshortë të larguar dhe dyshime që shkojnë përtej profesionit. Tessa Thompson dhe Jon Bernthal përballen në një thriller psikologjik të bazuar në romanin e Alice Feeney, ku e vërteta personale dhe ajo kriminale përplasen vazhdimisht.

“His & Hers” do të shfaqet premierë më 8 janar në Netflix ndërkombëtarisht.

Industry

Sezoni i katërt i Industry rindërton veten pas shpërbërjes së Pierpoint. Me ndikime nga thrillerët erotikë dhe konspirativë, seriali zhytet edhe më thellë në botën toksike të financës globale, ku ambicia nuk njeh kufij.

Hijack

Pas avionit, tani një tren. Sezoni i dytë e vendos Sam Nelson në Berlin, mes një kërcënimi të ri dhe dyshimesh që bien mbi të vetë. Tensioni mbetet arma kryesore e këtij thrilleri që luan me idenë e fajit dhe manipulimit.

Hijack do të shfaqet premierë më 12 janar në Apple TV ndërkombëtarisht.

Agatha Christie’s Seven Dials

Një shtëpi fshati, një vdekje misterioze dhe sekrete që ziejnë pas dyerve të mbyllura. Adaptimi i ri i Agatha Christie sjell Helena Bonham Carter dhe Martin Freeman në një histori që i qëndron besnike frymës së autores: intime, elegante dhe plot dyshime.

“Shtatë Dials” e Agatha Christie-s shfaqet premierë më 15 janar në Netflix ndërkombëtarisht

Ponies

Emilia Clarke largohet nga dragonjtë për Moskën e vitit 1977. Ponies është një thriller spiunazhi me dy protagoniste gra, të nënvlerësuara dhe pikërisht për këtë – të rrezikshme. Një histori hakmarrjeje dhe mbijetese në zemër të BRSS.

Premiera e “Ponies” do të jetë më 15 janar në Peacock në SHBA.

A Knight of the Seven Kingdoms

Ky paraprirës i Game of Thrones është më intim, më tokësor dhe më i përqendruar te personazhet. Dunk dhe Egg sjellin një perspektivë të re të Westeros, larg intrigave të mëdha, por jo pa aksion dhe emra të njohur.

Premiera e “A Knight of the Seven Kingdoms” do të jetë më 18 janar në HBO dhe HBO Max në SHBA dhe më 19 janar në Sky Atlantic në Mbretërinë e Bashkuar.

The Beauty

Një virus që e kthen bukurinë në armë. The Beauty është ekzagjerim, satirë dhe thriller në stilin karakteristik të Ryan Murphy-t. Me Evan Peters, Rebecca Hall dhe Ashton Kutcher, seriali synon të provokojë po aq sa të argëtojë.

Premiera e serialit “The Beauty” do të jetë më 21 janar në Hulu në SHBA dhe më 22 janar në Disney+ në Mbretërinë e Bashkuar.

Shrinking

Komedia e Apple TV+ kthehet më e thellë emocionalisht. Harrison Ford dhe Jason Segel përballen me humbjen, sëmundjen dhe lidhjet njerëzore, në një serial që di të qeshë pa e humbur ndjeshmërinë.

Shrinking do të shfaqet premierë më 28 janar në Apple TV ndërkombëtarisht.

Bridgerton

Sezoni i katërt zhvendos fokusin te Benedict Bridgerton dhe një romancë në stilin e Hirushes. Intriga shoqërore, sekrete dhe romancë mbeten formula fituese e Netflix.

Bridgerton do të shfaqet premierë më 29 janar në Netflix ndërkombëtarisht.

Continue Reading

Të kërkuara