Kulturë

Shëndeti i gruas: Zbuloni si ndryshon zemra pas të pesëdhjetave

Zemra bëhet më e Ngurtë.

Published

on

Të pesëdhjetat janë një sfidë e madhe për një grua. Në këtë moshë, gruaja kalon në menopauzë, por ky nuk është ndryshimi i vetëm që përjeton ajo në këtë moshë. Sipas ekspertëve, pas kësaj moshe, gruaja është ndjeshëm më e rrezikuar nga problemet me zemrën.

Kardiologët kanë shpjeguar shumë qartë çfarë ndodh me zemrën e një gruaje pas të pesëdhjetave.

Rreziku i Problemeve me Zemrën Rritet
Më shumë se gjysma e grave në botë nuk e kanë të qartë se sëmundjet e zemrës janë rreziku më i madh për shëndetin e tyre. Pjesa më e madhe i druhen kancerit të gjirit por jo zemrës. Në fakt të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i grave shqiptare që vdesin nga sëmundjet e zemrës është më i lartë se ai i burrave siç mund ta shikoni edhe në këtë grafikë. Këto të dhëna tregojnë se qytetet e Tiranës, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit kanë nivelet më të larta të vdekshmërisë së grave nga sëmundjet e zemrës.

Zemra Bëhet Më E Ngurtë
Pas të pesëdhjetave, muskujt e zemrës nisin të bëhen më të ngurtë dhe kësisoj vështirësojnë pompimin e gjakut dhe qarkullimin e tij. Ky problem përkeqësohet më shumë tek gratë për shkak të ndryshimeve hormonale. Nivelet e ulëta të estrogjenit ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e zemrës, sidomos në moshën nga 50 deri në 54 vjeç.

Çrregullimi i Rrahjeve të Zemrës
Pas të pesëdhjetave, rreziku i çrregullimit të rrahjeve të zemrës, ose siç njihet ndryshe aritmia, rritet ndjeshëm. Për pasojë, ekspertët këshillojnë që gratë që kanë probleme të tilla të jenë të vëmendshme e të këshillohen shpesh me mjekun.

Grave u Thyhet Zemra
Në këtë moshë, lajmet e këqija janë më të shpeshta dhe stresi më i lartë. Për pasojë, gratë përballen me atë që njihet ndryshe si ‘zemra e thyer.’ Nuk kemi të bëjmë me një term figurativ. Ajo që ndodh është se hormonet e stresit ndërpresin rrahjet e zemrës në një zonë të veçantë të muskulit të saj. Sindroma e zemrës së thyer përgjithësisht nuk është fatale, megjithatë, shoqërohet me dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma janë të ngjashme me ato të një ataku në zemër. Më shumë se 90% e rasteve të sindromës së zemrës së thyer regjistrohen në grupmoshat nga 58 në 70 vjeç.

Mbipesha Dhe Zemra
Metabolizmi ngadalësohet me kalimin e moshës. Rreziku për mbipeshë është tepër i lartë, duke u kthyer në faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Gratë shëndoshen më lehtë për faj të mungesës së estrogjenit, duke u bërë kështu më të ndjeshme ndaj problemeve të zemrës. Për më tepër, mungesa e estrogjenit, shoqërohet me rritjen e nivelit të kolesterolit të keq. Ky i fundit është një tjetër faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Pas të pesëdhjetave, gratë vuajnë më shumë nga ngurtësimi i enëve të gjakut, tensioni i lartë i gjakut, ngushtimi i enëve të gjakut por edhe diabeti. Pas kësaj moshe, struktura e gjumit ndryshon tek gratë dhe ato flenë më pak. Problemi qëndron se gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe vështirësojnë punën e saj./AgroWeb

Continue Reading

Lajmet

“WALL NOT I”, projekt artistik në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Published

on

Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.

Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.

Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” hapet në Muzeun “Marubi”

Published

on

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Dua” dhe “Shame and Money” në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

Published

on

Dy filma kosovarë, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë e Kosovës.

Ndër vite, disa produksione vendore kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve të kësaj gare, në kategori dhe faza të ndryshme.

Në kategorinë e filmave të gjatë artistikë, “Babai”, me regji të Visar Morinës, dhe “Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, u përzgjodhën në vitin 2015. Në vitin 2021, në këtë rrugëtim u përfshi edhe filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli.

Edhe filmat e shkurtër kosovarë kanë shënuar pjesëmarrje të rëndësishme. “Në mes” dhe “Rrugës”, të Samir Karahodës, u përzgjodhën për garën evropiane përkatësisht në vitet 2020 dhe 2024, ndërsa “I Believe the Portrait Saved Me”, me regji të Alban Mujës, ishte pjesë e përzgjedhjes për vitin 2026.

Një tjetër sukses ishte filmi “Home”, me regji të Daniel Mulloy, i cili në vitin 2016 u përfshi mes 15 filmave të nominuar për çmimin e filmit të shkurtër evropian. Në vitin 2021, “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës, arriti në fazën finale si njëri prej pesë filmave të nominuar.

Ndërkaq, filmi “Kthimi”, me regji të Blerta Zeqirit, u përzgjodh nga Festivali i Sarajevës për garën evropiane të filmit të shkurtër në vitin 2012, por më pas u tërhoq nga gara.

Përzgjedhja e “Dua” dhe “Shame and Money” për edicionin e vitit 2027 i jep kinematografisë kosovare një tjetër mundësi për të prezantuar historitë e saj para publikut evropian dhe për të vazhduar rrugëtimin në skenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara