Kulturë

79 vjet letërsi: Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë

Published

on

Në këtë ditë të shënuar, Shqipëria kremton 79-vjetorin e themelimit të Lidhjes së Shkrimtarëve, një institucion që ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare. Krijimi i saj në vitin 1945 shënon një moment të rëndësishëm në historinë e artit dhe kulturës në vend.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave na kujton se vetëm dy vjet më pas, në vitin 1947, Lidhjes së Shkrimtarëve iu bashkëngjit edhe Lidhja e Artistëve, duke formuar kështu një bashkëpunim të frytshëm mes letrarëve dhe artistëve të tjerë të vendit. Kjo bashkëpunim e forcoi identitetin kulturor shqiptar dhe krijoi mundësi të reja për ndarjen dhe shkëmbimin e ideve.

Në fillimet e saj, Lidhja e Shkrimtarëve (LSHA) numëronte 70 anëtarë, të cilët përfshinin jo vetëm shkrimtarë, por edhe gazetarë dhe gjuhëtarë të njohur. Kryetar i parë u zgjodh Sejfulla Malëshova, ndërsa detyra e presidentit iu besua Fan Nolit, një figurë e shquar e letërsisë shqiptare. Statuti i Lidhjes parashikonte se nuk do të pranohej anëtar asnjë shkrimtar, publicist apo gazetar që kishte shërbyer okupatorëve, duke e konsideruar kështu si armiq të popullit.

Me kalimin e viteve, Lidhja ka njohur një rritje të konsiderueshme në numrin e anëtarëve. Disa nga pasuesit e Malëshovës në krye të LSHA-së, si Dhimitër Shuteriqi, Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu dhe Limos Dizdari, kanë lënë gjurmë të thella në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

LSHA ka pasur organet e saj letrare dhe artistike, mes të cilave mund të përmendim revistën “Literatura jonë”, që më vonë u quajt “Letërsia jonë” (1947), revistën mujore “Nëntori” (1954), përjavshmen “Drita” (1961) dhe revistën në frëngjisht “Les lettres Albanaises” (1978). Këto publika kanë kontribuar në promovimin e krijimtarisë letrare dhe artistike, duke u bërë një platformë për shprehjen e ideve dhe emocioneve të brezave të ndryshëm.

79 vjet pas themelimit, Lidhja e Shkrimtarëve vazhdon të jetë një nga pilonët e kulturës shqiptare, duke mbështetur krijimtarinë dhe duke promovuar vlerat artistike që e pasurojnë identitetin kombëtar. Me këtë rast, kremtojmë historinë e saj dhe kontribuimin e çmuar të anëtarëve të saj në pasurimin e letërsisë dhe artit shqiptar./UBTNews/

 

 

 

 

 

 

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara