Kulturë

Me rrëfime në pikturë: Tahir Emra, një jetë për artin

Published

on

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës njoftoi me dhimbje ndarjen nga jeta të piktorit të shquar dhe akademik Tahir Emra, në moshën 86-vjeçare. Një figurë e rëndësishme e artit shqiptar, Emra la një trashëgimi të çmuar në fushën e pikturës dhe edukimit artistik.

Lindur në Gjakovë në vitin 1938, Tahir Emra filloi rrugëtimin e tij artistik që në moshë të re. Ai përfundoi shkollën fillore në vendlindje dhe më pas studioi në Shkollën e Mesme të Artit në Pejë, ku e zhvilloi pasionin e tij për artin vizual. Në periudhën 1959-1961, ai punoi si mësues vizatimi në vendlindje, një përvojë që do ta ndihmonte në formimin e breza të rinjsh artistësh. Emra vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd, ku u diplomua në vitin 1966, duke u kthyer më pas si ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Karriera akademike e Tahir Emrës është një histori suksesi dhe angazhimi të thellë. Ai u bë docent për vizatim dhe pikturë në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe më 1982 arriti titullin profesor ordinar. Si njëri nga themeluesit e Akademisë së Arteve, ai kontribuoi në zhvillimin e arsimit artistik në Kosovë, duke mbajtur mësim në atelienë e shtëpisë së tij gjatë viteve ’90, për të vazhduar më tej mësimdhënien në Akademinë e Arteve të Universitetit të Tetovës.

Tahir Emra ishte gjithashtu anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës, ku kontribuoi me pasion dhe përkushtim. Ai mori pjesë në shumë aktivitete artistike dhe ekspozita, si në vend ashtu edhe jashtë tij, duke lënë gjurmë të thella në peizazhin kulturor të vendit. Vepra e tij është e pranishme në shumë galeri e muze, si dhe në koleksione private, duke dëshmuar për ndikimin e tij të gjerë në artin shqiptar.

Një njohje e veçantë për punën e tij erdhi me botimin e monografisë mbi veprën e tij nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vitin 2013, e cila përfshinte riprodhime të veprave më të njohura dhe studimin e piktorit Kujtim Buza.

Në nder të jetës dhe veprës së akademik Tahir Emrës, homazhe do të mbahen në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ditën e nesërme, duke nderuar kështu një jetë të përkushtuar ndaj artit dhe kulturës. Rruga e tij artistike do të mbetet një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm, duke përçuar mesazhe të fuqishme për të bukurën dhe thelbin e humanizmit nëpërmjet artit./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara