Shëndeti

2 llojet e problemeve me tiroiden

Shenjat dalluese dhe gjithçka që duhet të dini.

Published

on

Tiroidja është një gjëndër e vogël në formën e fluturës që ndodhet poshtë laringut. Ajo është e lidhur ngushtë me trurin dhe komunikimi kryhet nëpërmjet hormoneve. Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3 të cilat shkojnë në gjak.

Sipas të dhënave, këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien në peshë, plakjen e të tjera. Tiroidja bashkëpunon ngushtë edhe me mëlçinë. Nëse kjo e fundit nuk e ndihmon tiroiden për konvertimin e hormoneve, njeriu do të ndihet i sëmurë dhe i plogësht. Janë dy lloje problemesh: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi.

Ankthi Dhe Pagjumësia Janë Shenjat E Hipertiroidizmit
Pagjumësia dhe ankthi janë disa prej simptomave të hipertiroidizmit. Hipertiroidizmi ka të bëjë me prodhimin e tepruar të hormoneve nga tiroidja. Simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë plogështia, rënia në peshë, rrahjet e shpeshta të zemrës dhe nervozizmi.

Hipotiroidizmi
Sipas informacioneve në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden. Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

Fakte Që Nuk i Dinit Për Tiroiden
Kjo gjëndër mund të përmbajë një sasi vdekjeprurëse hormonesh, të cilat nëse do të çliroheshin menjëherë në organizëm do të të merrnin jetën. Për fat të mirë, funksionet e tiroides kontrollohen me rreptësi nga sinjale të ndjeshme që lidhin trurin, tiroiden, volumin e gjakut dhe indet e trupit./Agroweb

Continue Reading

Shëndeti

A duhet të pimë pije energjike në verë?

Published

on

Kur temperaturat rriten dhe ndihesh i lodhur apo i etur, tundimi për të kapur një pije energjike të ftohtë është i madh. Por a është kjo zgjidhja e duhur për organizmin tonë?

Pijet energjike, megjithëse na japin një ndjesi të menjëhershme “rifreskimi”, nuk janë ideale për hidratim, veçanërisht në ditët e nxehta.

Ato përmbajnë kafeinë të lartë, sheqerna të përpunuar dhe substanca stimuluese, të cilat mund të rrisin rrahjet e zemrës, të ngrejnë tensionin dhe madje të çojnë në dehidrim nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Çfarë rekomandojnë ekspertët?

Ujë i thjeshtë ose me limon;

Lëngje natyrale pa sheqer të shtuar;

Pije izotonike me elektrolite (nëse ke humbur shumë lëngje nga djersitja).

Në vend që të kërkojmë energji të shpejtë nga një kanaçe, zgjedhje më e mirë është të mbajmë trupin të hidratuar dhe të ushqyer mirë gjatë ditës.

Continue Reading

Shëndeti

A janë drithërat zgjedhja më e mirë për mëngjes?

Published

on

Pse drithërat nuk janë zgjidhja më e mirë për ta nisur ditën? Ekspertët sugjerojnë që para se të hamë të mendojmë se mëngjesi është vakti i parë i ditës, i cili do të vijë në kontakt me sistemin tonë tretës.

“Shumica e drithërave janë të ulëta në proteina dhe fibra dhe kanë tendencë të jenë të larta në sheqer, gjë që na bën të duam gjithnjë e më shumë. Në të njëjtën kohë, shumë drithëra përpunohen, duke i privuar ata nga lëndët ushqyese”, thotë nutricionistja Tracy Lockwood Beckerman.

Sipas ekspertëve, një vakt me sheqer të lartë rrit në mënyrë dramatike nivelet e sheqerit në gjak, të cilat bëjnë të ndiheni më nervoz.

Në të njëjtën kohë ndjenja e urisë kthehet më shpejt dhe është më intensive. Çfarë përfshin një mëngjes i shëndetshëm?

Një mëngjes i shëndetshëm përfshin një përzierje të të bardhës së vezës, arra të shëndetshme, fara dhe fruta hidratuese si luleshtrydhet apo mjedrat.

Nëse keni kohë, ekspertët sugjerojnë që ditën ta filloni me ujë të ngrohtë dhe disa pika limon dhe më vonë të hani avokado ose një vezë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çka të hani që të mos keni fryrje barku?

Published

on

Vera është e mirë për shumë gjëra – pushime, lëkura që merr ngjyrë, foto me lule në kokë, por jo edhe aq për ndjesinë e barkut të fryrë që të bën të mos duash të veshësh asgjë përveç një bluzeje të gjerë. Po pse ndodh kjo?

Përzierjet që bëjmë me ushqime, temperaturat e larta dhe sasia e ujit që pimë ndikojnë direkt në tretje. Për të shmangur këtë fryrje mjafton t’i shtoni këto ushqime të thjeshta në ditën verore:

Shalqi – mbret i stinës dhe mik i mirë i barkut! Ka shumë ujë, ndihmon në pastrimin e organizmit dhe është i shijshëm si dreqi.

Domatet – jo vetëm për sallatë! Domatet janë të pasura me kalium, që ndihmon në reduktimin e mbajtjes së ujit në trup. Pra, më pak fryrje, më shumë rehati.

Jeshillëqe sa të duash – spinaqi, rukola, sallata jeshile, merr çfarë të duash dhe organizmi do të të falënderojë. Të lehta për tretje dhe fibra = bark i qetë.

Kivi – ky frut i vogël është super për tretje dhe s’ka nevojë për shumë reklamë. Një kivi në mëngjes dhe do ndihesh më mirë gjatë ditës.

Kastravecat – shumë ujë, shumë freski.

Frutat e pyllit – boronica, mjedra, manaferrat janë shumë të shijshme, me pak sheqer natyral dhe me fibra që ndihmojnë në tretje. Plus, duken bukur në çdo pjatë. Estetikë + shëndet.

Avokado – e pasur me yndyrna të mira dhe kalium, avokadoja përmirëson tretjen dhe ju mban të ngopur pa ju fryrë barkun.

Bonus: Pini ujë rregullisht (me masë), shmangni pijet me gaz dhe përpiquni të hani më ngadalë. Ndoshta tingëllon si këshillë nga mami, por funksionon!

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Pini kafe pa sheqer dhe yndyrë, jetoni më gjatë

Published

on

Kafja e pastër mund të ulë rrezikun e vdekjes, kurse më pak kur përzihet me sheqer dhe yndyrë (cream).

Një studim nga Universiteti Tufts në Boston, SHBA, tregon se pirja e 1-2 filxhanëve kafe të zezë në ditë lidhet me rrezikun më të ulët të vdekjes, sidomos nga sëmundjet e zemrës, përcjell e përditshmja britanike “The Independent”.

Rezultatet treguan se kafja pa sheqer dhe pa yndyrë të shtuar ul rrezikun me 14–16%, nëse kafeja përzihet me shumë sheqer dhe yndyrë të ngopur, efekti pozitiv zhduket.

Sipas autores së studimit, Fang Fang Zhang, përfitimet vijnë nga përbërësit bioaktivë të kafesë, por shtesat e dëmshme e zvogëlojnë efektin.

Studimi analizoi të dhënat e 46,000 të rriturve nga viti 1999 deri në 2018 dhe u publikua në revistën The Journal of Nutrition.

Autorët theksojnë se kufizimi i sheqerit dhe yndyrës është në përputhje me udhëzimet zyrtare për një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Të kërkuara