Lajmet

​Zëvendësministrja e arsimit jep dorëheqje

Dorëheqjen ajo ia ka dorëzuar kryeministrit Kurti.

Published

on

Zëvendësministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës, Edona Maloku-Bërdyna ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj për arsye subjektive.

Dorëheqjen ajo ia ka dorëzuar kryeministrit Kurti, duke thënë se e ka të pamundur të vazhdojë më tej angazhimin e saj në këtë detyrë.

“Ju njoftoj se dje, më 31 korrik 2023, kam përmbyllur rrugëtimin tim si Zëvendësministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës. Për shkaqe subjektive, e kam të pamundur të vazhdoj më tej angazhimin tim në këtë detyrë dhe rrjedhimisht, i kam dorëzuar dorëheqjen time Kryeministrit Kurti. Takimin përshëndetës me Kryeministrin e zhvilluam në frymë shumë pozitive siç ka qenë edhe bashkëpunimi me të dhe gjithë kolegët e qeverisë gjatë kësaj detyre. Kryeministrin Kurti e falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë, mbështetjen dhe afërsinë e treguar në këto dy vite shërbim. Në Qeverinë e Kosovës kam punuar me përkushtimin maksimal personal e profesional. Jam krenare sidomos për kontributin e dhënë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, rritjen e përfshirjes së vajzave/grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e matematikës (STEM), avancimin e gjithëpërfshirjes në arsim, zhvillimin e shkencës e inovacionit dhe urëzimin e bashkëpunimeve rajonale e ndërkombëtare. U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset e sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor t’i shërbej vendit tim. Tani po i kthehem punës sime akademike, për të vazhduar aty kontributin tim në arsim e në shkencë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lajmet

​Osmani forcon lidhjet me Jordaninë në kuadër të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Arabinë Saudite.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se takimi ishte shumë i frytshëm dhe u zhvillua në frymën e miqësisë dhe mirëbesimit të ndërsjellë që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.

“Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Gjatë takimit konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”, ka theksuar Osmani.

Takimi me Princin e Kurorës, Hussein bin Abdullah, vjen në një kohë kur Kosova po synon zgjerimin e marrëdhënieve me vendet e Lindjes së Mesme, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe inovacionin teknologjik./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Disa rrugë në Prishtinë mbesin sot pa ujë

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë ka njoftuar se sot për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: “Tirana”, rruga” Vicianum”, rruga” Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes Kalabria./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot parashikohet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara në vend.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen nga 0 deri 2 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 13 deri 16 gradë Celcius.

Era pritet të jetë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1 deri 5m/s./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Stadiumi ikonik botëror del në shitje për shkak të krizës financiare

Published

on

Një nga stadiumet më të famshme në botë, Maracana në Rio de Janeiro, është vënë në shitje nga autoritetet braziliane për shkak të problemeve financiare të shtetit.

Sipas raportimeve nga “Marca”, qeveria e Rio de Janeiros e ka përfshirë stadiumin ndër 62 asetet shtetërore që pritet të shiten, për të mbledhur fonde dhe për të shlyer një borxh prej rreth 1.7 miliardë paund ndaj administratës qendrore të Brazilit.

Maracana, që ka pritur dy finale të Kupës së Botës: një në vitin 1950 dhe në vitin 2014 i kushton shtetit afro 140 mijë paund për ndeshje në mirëmbajtje.

Presidenti i komisionit që mbikëqyr propozimin, Rodrigo Amorim, tha se shitja mund të sjellë mbi 279 milionë paund të ardhura dhe se mirëmbajtja e stadiumit është bërë e papërballueshme për buxhetin publik.

Stadiumi me kapacitet 78,838 vende, që përdoret nga klubet Flamengo dhe Fluminense, është pjesë e identitetit sportiv të Rios dhe ka pritur gjithashtu ceremonitë olimpike dhe koncerte të mëdha.

Megjithatë, vendimi për ta privatizuar ka shkaktuar zemërim të madh publik, pasi shumë e shohin Maracana-n si një simbol kombëtar të futbollit brazilian.

Propozimi për shitjen e tij pritet të votohet nga Asambleja Legjislative e Rios në javët e ardhshme./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara