Lajmet

Numri i madh i të infektuarve në shkolla, Maloku-Bërdyna: 90 shkolla po mbajnë mësim online

Kjo bazuar në të dhënat e datës 28 janar që janë dorëzuar nga drejtoritë komunale.

Published

on

Në Kosovë të infektuar me COVID-19 aktualisht janë 1 mijë e 489 mësimdhënës dhe 6 mijë e 687 nxënës, ka bërë të ditur zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna.

Por ajo nuk ka pasur të dhëna sa i përket numrit të nxënësve të cilët tashmë janë vaksinuar kundër virusit.

Maloku-Bërdyna ka treguar rreth infektimit të mësimdhënësve dhe nxënësve bazuar në të dhënat e datës 28 janar që janë dorëzuar nga drejtoritë komunale.

“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës sipas të dhënave që ka dërguar drejtoritë komunale, me COVID-19 janë gjithsej 1489 mësimdhënës. Nga 298 mijë e 29 nxënës, aktiv me Covid-19 janë 6 mijë e 687. Ndërsa sa i përket numrit të shkollave sipas raportimeve që i kemi marrë nga terreni të dhënat janë këto, me skenarin rikthimi pra me prani fizike dhe me orar të plotë janë gjithsej 672 shkolla, që i bie që shumica e shkollave ende vazhdojnë të operojnë me skenarin rikthimi. Me skenarin A në total i kemi shtatë shkolla, në skenarin B që kombinon prezencën fizike dhe atë online i kemi pesë shkolla, ndërsa skenari C ose kalimi në mësimdhënie online është gjithsej 90 shkolla”, ka thënë zëvendësministrja e Arsimit.

E pyetur rreth numrit të nxënësve të vaksinuar, Maloku – Bërdyna tha se nuk i posedojnë ende të dhënat.

“Fatkeqësisht sot nuk i kam këto të dhëna, mirëpo besoj që për një kohë të shkurtë mund t’i marrim. Ju lus të drejtoni pyetje, nëse veç nuk e keni bërë, tek zyra jonë e komunikimit ose këshilltarja për media, që ta kemi në të shkruar që pastaj të dimë se ku t’ua kthejmë informatën prapa, por keni të drejtë do të ishte shumë me rëndësi ta kishim”, ka thënë ajo.

Në konferencën e rregullt për media të Ministrisë së Arsimit, Maloku – Bërdyna ka treguar edhe për programin e bursave të përbashkëta Japoni-Bankë Botërore ku për herë të parë mund të aplikojnë studentët nga Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur se për herë të parë Kosova është në listën e vendeve të pranueshme dhe u ka bërë thirrje studentëve që të informohen në faqen zyrtare të ministrisë për studime në fusha të ndryshme që ofrohen nga ky program i cili ndanë bursa për studime master. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara